Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
EKZAMINÚES,~E mb. Që lidhet me ekzaminimin, që ekzaminon. Kontroll ekzaminues i sëmundjes. Raporti ekzaminues i ekspertëve. Bordi ekzaminues. Procedura ekzaminuese.
✱Sin.: vëzhgues, kontrollues, shqyrtues, këqyrës.
VËZHGÚES,~E mb. 1. Që ka aftësinë për të vëzhguar e për të vënë re hollësi të vogla të ngjarjeve, të dukurive etj.; që depërton në gjërat, depërtues, i mprehtë. Njeri vëzhgues. Shikim (vështrim) vëzhgues. Me sy vëzhgues.
2. usht. Që është i caktuar për të vëzhguar dikë a diçka, i ngarkuar të vëzhgojë. Pikë (kullë) vëzhguese. Aeroplan vëzhgues. Anije vëzhguese.
✱Sin.: vrojtues, mbikëqyrës. këqyrës, përgjues, depërtues.
VËZHGÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që vëzhgon dikë a diçka. Vëzhgues i vëmendshëm.
2. Ai që është ngarkuar me një detyrë të veçantë për të vëzhguar diçka, ai që bën vëzhgime në një fushë të caktuar të veprimtarisë a që ndjek çështje të caktuara. Vëzhgues politik (ekonomik, diplomatik, ushtarak, shkencor). Marr pjesë si vëzhgues. Vëzhguesit ndërkombëtarë. Vëzhguesit i zgjedhjeve.
3. Ai që është ngarkuar të bëjë komentet në media, në një gazetë a revistë për çështje të caktuara. Komenti i vëzhguesit. Siç vënë në dukje vëzhguesit e gazetave...
✱Sin.: vrojtues, mbikëqyrës. këqyrës, përgjues, depërtues.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë