Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GJOL,~I m. sh. ~E, ~ET bised. 1. Liqen; kënetë. Gjol i madh. Gjoli i vogël.
2. Baltë e madhe, llucë e hollë. Mbeti në gjol. U bë vendi gjol.
✱Sin.: gjolishtë, gjolare, moçal, kënetishtë, ligatinë, vurg, llurbë, llapërçinë, llokajë, balturinë.
♦ *Iu bë gjol e përrua i dolën përpara gjithfarë pengesash, nuk i shkuan mirë punët, nuk i shkoi mbarë.
KËNETÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vend moçalor; moçalishtë; kënetë. Në kënetishtë rriten vetëm (më shumë) kallama.
2. fig. Gjendje amullie.
✱Sin.: kënetë, moçal, moçalishtë, ligatinë, vurg, laç.
KËNETIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Shndërrimi në kënetë a në moçal i një toke, i një vendi etj. Procesi i kënetizimit të tokës (i vendit).
2. Vend moçalor; kënetishtë.
✱Sin.: kënetishtë, moçalishtë.
KËNÉT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vend i mbuluar plotësisht a pjesërisht me ujë gjatë gjithë vitit; pellg me ujë të ndenjur, me llucë e me baltë; moçal. Këneta e Tërbufit. U bë (është) një kënetë e re.
2. fig., bised., shpërf. Gjendje amullie; turbullirë; rrëmuje; paqartësi. Çfarë s’gjen në atë lloj kënete?!
3. si mb., edhe fig. Që është moçal a amulli; moçalor; problem i paqartë. Tokë (arë) kënetë tokë me baltë dhe me ujë të ndenjur, që nuk mund as të mbillet dhe as të prodhojë.
✱Sin.: moçal, kënetishtë, ligatinë, vurg, laç.
♦ E bëri *bar kënete (dikë). *Buf kënete shar. Ka ngecur në kënetë (dikush) iron. është në një gjendje të keqe, nga e cila nuk del dot, nuk përparon a nuk përmirësohet dot.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë