Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KONVERTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që mund të kthehet a të përshtatet në diçka tjetër, që mund të konvertohet (për ambientet, për mobiliet, për makinat etj.); kund. i pakonvertueshëm. Divan i konvertueshëm në krevat. Garazh i konvertueshëm në mjedis banimi. Modernizoj linjën e makinave drejt makinave të konvertueshme.
2. Që mund të ndryshojë bindjet e veta dhe pranon të identifikohet me një grup tjetër fetar, politik etj.; kund. i pakonvertueshëm. Një grup politik shumë shpejt i konvertueshëm.
3. ek. Që mund të këmbehet me diçka me të njëjtën vlerë; kund. i pakonvertueshëm. Leku është i konvertueshëm në një numër monedhash të huaja.
4. kim., biol., fiz. Që mund të shndërrohet në një përbërës tjetër kimik a në një formë fizike tjetër; kund. i pakonvertueshëm. Vitamina sintetike të konvertueshme nga trupi në atë që i nevojitet.
✱ Sin.: i ndërrueshëm, i kthyeshëm, i ndryshueshëm, i përshtatshëm, i këmbyeshëm, i transformueshëm.
KËMBYESHMËRÍ,~A f. Të qenët i këmbyeshëm; ndërrueshmëri.
NDËRRÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që mund të ndërrohet, që mund të zëvendësohet me diçka tjetër; i këmbyeshëm. Pjesë të ndërrueshme. Xhama të ndërrueshëm. Drejtori të ndërrueshme.
2. gjuh. I ndryshueshëm.
✱Sin.: i zëvendësueshëm, i këmbyeshëm, i shkëmbyeshëm, i ndryshueshëm, i tjetërsueshëm.
NDËRRÚESHËM ndajf. Këmbyeshëm. Vjeshta po kalon ndërrueshëm me vapë e furtunë.
NDËRSHKËMBÝESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të shkëmbehet me një tjetër; i shkëmbyeshëm, i këmbyeshëm. Artikuj të ndërshkëmbyeshëm. Role të ndërshkëmbyeshme.
✱Sin.: i shkëmbyeshëm, i këmbyeshëm.
PAKËMBÝESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk mund të këmbehet me diçka tjetër, i pandërrueshëm; kund. i këmbyeshëm. Valutë e pakëmbyeshme. Monedhë e pakëmbyeshme. Pjesë e pakëmbyeshme.
✱Sin.: i pashkëmbyeshëm, i pandërrueshëm.
SHKËMBÝESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që mund të ndërrohet me dikë a diçka tjetër. Produkt i shkëmbyeshëm. Filtra të shkëmbyeshëm. Rob të shkëmbyeshëm.
2. fin. Që mund të shkëmbehet me para ose me një monedhë tjetër me të njëjtën vlerë; i këmbyeshëm. Monedha të shkëmbyeshme. Valutë e shkëmbyeshme. Letra me vlerë të shkëmbyeshme.
✱Sin.: i këmbyeshëm, i ndërrueshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë