Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ALTERNÚES,~E mb. Që alternon, që këmben diçka me diçka tjetër; që shndërron, që ndryshon diçka në diçka tjetër. Detyrim alternues (drejt.). Kulturë alternuese (libr.). Energji alternuese (fiz.). Frymëmarrje alternuese (mjek.). Ethe alternuese (mjek.) ethe që përsëriten.
✱Sin.: këmbyes, shkëmbyes, zëvendësues, ndryshues, shndërrues, alternativ.
NDËRRÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që zëvendëson një gjë me një tjetër. Zanati i ndërruesit të çative. Një ndërrues i rrymës elektrike.
2. hek. Punëtor që ndërron drejtimin e hyrjes së trenave në linjë. Ndërruesi i binarëve (i linjave).
3. hek. Pajisje që shërben për ndërrimin e binarëve (e linjave). Lëvizte herë pas here ndërruesin e stacioneve.
✱Sin.: këmbyes, ndryshues, shinandërrues, zëvendësues.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë