Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KËMBÝERAS ndajf. Një herë njëri e një herë tjetri; duke u këmbyer radhazi; shkëmbyerazi.
✱Sin.: këmbyerazi, shkëmbyerazi.
SHKËMBÝERAZI ndajf. 1. Duke bërë diçka me radhë; duke vepruar një herë njëri, një herë tjetri, duke u shkëmbyer me njëri-tjetrin; me radhë, këmbyerazi. Kalonin shkëmbyerazi, herë njëri e herë tjetri. Simpatizoheshin shkëmbyerazi. Ndihmojnë njëri-tjetrin shkëmbyerazi. Dëgjoheshin shkëmbyerazi ca të bërtitura. I ndërronin librat shkëmbyerazi.
2. Kokë për kokë (zakonisht kur shkëmbehen kafshë a bagëti). I dha (i mori) shkëmbyerazi.
TËRNÚERAZI ndajf. Me radhë, këmbyerazi, radhazi. Bëjnë rojë tërnuerazi. Vinin tërnuerazi. E ruanin tërnuerazi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë