Fjalori

Rezultate në përkufizime për “këmbyer”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ALTERUAR

ALTERÚAR (i, e) mb., libr. Që ka pësuar ndryshime, i ndryshuar. Tumor i alteruar (mjek.). Akord i alteruar (muz.). Forma të alteruara.
Sin.: i ndryshuar, i shndërruar, i shformuar, i zhbërë, i këmbyer.

DALËMENDSH
KONVERTUAR

KONVERTÚAR (i, e) mb. Popullsi e konvertuar. Laikë të konvertuar. Kalendari julian i konvertuar në kalendarin gregorian. Dollarë të konvertuar në euro. Sheqer i konvertuar në alkool. Energji e konvertuar në forma të tjera të energjisë elektromagnetike.

Sin.: i ndërruar, i ndryshuar, i kthyer, i përshtatur, i këmbyer, i shndërruar, i transformuar.

KROL

KRÓL,~I m., sport. 1. Stil notimibëhet duke zhytur kokën në ujë dhe duke këmbyer radhazi krahët me këmbët. Ka mësuar krolin.
2. si mb. Që ka të bëjë me këtë stil notimi. Not (notim) krol.

KËMBYER

KËMBÝER (i, e) mb. 1. është këmbyer radhazi me një tjetër; i shkëmbyer. Gjethekëmbyera (bot.) gjethe që nuk dalin çift, por dalin tek (në kërcellin e disa bimëve). Rimë e këmbyer (let.).
2. fig. I çmendur.
Sin.: i shkëmbyer, i çmendur.

MALL

MALL,~III m. sh. ~RA, ~RAT 1. ek. Produkt i punësplotëson një nevojënjeriut dheprodhohet për t’u këmbyer ose për t’u shitur; send i prodhuar për t’u shitur. Mall i mirë (i lirë, i shtrenjtë). Mallra ushqimore (industriale). Mall shqiptar (i huaj). Mallrapërdorimitgjerë. Depo mallrash. Tren (vagon) mallrash. Agjencia e mallrave. Shitja (blerja) e mallrave. Prodhimi i mallrave. Sasia (cilësia) e mallrave.
2. bised. Pasuri, kryesisht e patundshme, që mundshitet ose të blihet; pasuri private, shoqërore a shtetërore. Malli i shtëpisë. I zoti i mallit. Mall i trashëguar. Ka mall e gjë. Është malli i shtetit. Kishte shumë mall e para. E hëngri (e shtoi) mallin. Shintemallin e botës (si në mallin e vet, si në mallin e babait). Mall belik (vjet.) pasuri shtetërore.
3. bised. Njeri ose send pa vlerë a pa rëndësi. E njoh mirë se çfarë malli është ai. Këto fjalë s’janëtuat, janë mall i tjetërkujt. Mall bajat.
Ka mall e gjë (gjë e mall) (dikush) është shumë i pasur; ka të gjithamirat, asgjë s’i mungon; thyen kokën (kryet) (me para, me të holla); nuk ia di skajin (diçkaje); peshon me ar. Mall pa zot (belik) shpërf. diçka, për të cilën s’kujdeset askush, diçka me të cilën gjithkush mundbëjë ç’të dojë; diçka e lënëmëshirëfatit.

NDËRKËMBYER
NDËRRUAR

NDËRRÚAR (i, e) mb. 1.është veshur me rrobareja e me ndërresapastra; kund. i pandërruar. I larë e i ndërruar. I veshur e i ndërruar. Si një xhaketë e ndërruar.
2.është ndërruar me dikë a diçka tjetër; kund. i pandërruar. Katër drejtorëndërruar për dy muaj. Rojat ishingjithëndërruar. Jeton me emërndërruargjendjen civile.
3. I artisur. Domatet e ndërruara nuk zunë.
Sin.: i riveshur, i shkëmbyer, i ndryshuar, i këmbyer.

PAKËMBYER

PAKËMBÝER (i, e) mb. Që nuk është këmbyer me dikë a me diçka tjetër; kund. i këmbyer. Para të pakëmbyera. Dashuri e pakëmbyer.

SHKËMBYER

SHKËMBÝER (i, e) mb. 1. Që është i këmbyer me diçka tjetër që ka zakonisht vlerënjëjtë, që është shkëmbyer; i ndërruar. Mall i shkëmbyer. Mesazhe të shkëmbyera. Monedha të shkëmbyera.
2.sjell një gjendje a situatëndryshme. Fjalë të shkëmbyera. Replika të shkëmbyera.
3.vjen a bëhet radhazi pas një tjetri e jo krahas tij; që shkëmbehet radhazi me një tjetër; që përsëritet një herë po e një herë jo. Gjethekëmbyera (bot.) gjethe që në degë ose në kërcell nuk dalin çift njëra kundrejt tjetrës, por tek.
4. fig. është i çmendur; i shkalluar; i dalë mendsh. Djalë i shkëmbyer. Grua e shkëmbyer.
Sin.: i këmbyer, i ndërruar, i shkalluar, i lajthitur, i luajtur.

SHNDËRRUAR

SHNDËRRÚAR (i, e) mb. Që ka ndryshuar rrënjësisht, që ka marrë një pamje a një formë tjetër, që ka fituar një natyrë a një përmbajtje të re, që është kthyer në një gjë tjetër; që ka ndryshuar shumë pamjen. Natyrë e shndërruar. Dukej krejt i shndërruar.
Sin.: i ndryshuar, i transformuar, indërruar, i këmbyer, i shkëmbyer, i kthyer.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.