Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BAHÚM,~E mb., përçm. 1. I ngathët, i ngadaltë; kund. i shkathët. Gjataman bahum. Ai mori një nuse bahume.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
✱Sin.: ngelaq, ngalaq, ngalakaq, i ngalët, ngatharak, dorëngathët, i plogët, i mpitë, i vdjerrë, i mefshtë, i ngathët, mëngjarash, i vakët, shalavriq, shkallaban, i pazoti, i squllët, i qullët, qullavec, qullash, qullac, qullaman, avdall, i brumtë, batall, këmbëshakull, këmbëtharë, këmbëzënë.
DALLASHÁN,~E mb., bised. 1. I ngathët. Është një burrë dallashan, i çuditshëm në qëndrime e zakone.
2. Që nuk i zë dora asgjë, që s’i vjen ndoresh për punë, i pazoti.
3. Ngatërrestar, i mbrapshtë. Grua dallashane që nuk la njeri pa ngatërruar..
4. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit. Dukej dallashan, s’e kapte dot ritmin e shokëve.
✱Sin.: i ngathët, i mpirë, ngalaq, i plogët, i mefshtë, i vakët, qullash, i pazoti, i paaftë, i humbur, dorëngathët, këmbëtharë, punëkeq, punëmbrapshtë, ngatërrestar, i mbrapshtë, dackanar.
KËMBËTHÁTË mb., edhe si em., dësh. Këmbëtharë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë