Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KËMBË- fjalëform. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra me kuptimin «këmbë» (p.sh. këmbëgjatë, këmbëshkurtër, këmbështrembër, këmbëters etj.).
KËMBËDRÁPËR mb., mospërf. Që i ka këmbët të lakuara si drapër; këmbështrembër.
✱Sin.: këmbështrembër, këmbëkizë.
SHALANDRÍK,~E mb. Që i ka këmbët e shtrembra, këmbështrembër, shalandruk, shalështrembër, shalëmeng. E quanin shalandrik. Qe shtatshkurtër e shalandrik.
✱Sin.: këmbështrembër, shalandruk, shalështrembër, shalëmeng, shulaq, këmbëdrapër, këmbëkizë.
SHALANDRÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që i ka këmbët e shtrembra, këmbëdrapër. Një shalandrik mbërriti në derë.
✱Sin.: këmbështrembër, shalandruk, shalështrembër, shalëmeng, shulaq, këmbëdrapër, këmbëkizë.
SHALANDRÍK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që i ka këmbët e shtrembra, këmbëdrapër. Mjaft qëndrove me atë shalandrike!
✱Sin.: këmbështrembër, shalandruke, shalështrembër, shulaqe, këmbëdrapër, këmbëkizë.
SHALANDRÚK (SHALANDRÚQ),~E mb. Që është me këmbë të shtrembra, shalandrik, shalështrembër. E tallën dhe i thanë shalandruk.
✱Sin.: këmbështrembër, shalandrik, shalështrembër, shalëmeng, shulaq, këmbëdrapër, këmbëkizë.
SHALANDRÚK, ~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është shalështrembër. Shalandrukun nuk e pranuan në futboll.
✱Sin.: këmbështrembër, shalandrik, shalështrembër, shalëmeng, shulaq, këmbëdrapër, këmbëkizë.
SHALANDRÚK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Shalandrukja kishte vështirësi kur ecte.
✱Sin.: këmbështrembër, shalandrike, shalështrembër, shalëmenge, shulaqe, këmbëdrapër, këmbëkizë.
SHALËMENG,~E mb. Që i ka këmbët e shtrembra, këmbështrembër, shalandruk, shalështrembër. Burrë shalëmeng. Grua shalëmenge.
✱Sin.: këmbështrembër, shalandruk, shalështrembër, shulaq, këmbëdrapër, këmbëkizë.
SHELEMÉNGO mb. 1. Që i ka këmbët të shtrembra; që ecën sikur t’i kishte këmbët e shtrembra, këmbëdrapër, shalështrembër. Njeri shelemengo. Plaku shelemengo. I thanë fëmijë shelemengo.
2. si em. ~U m. sh. ~Ë, ~ËT Njeri me këmbë të shtrembra. Ecte si një shelemengo. Shelemengoja hyri mes njerëzve. Ende mundohej të vraponte, megjithëse ishte shelemengo.
✱Sin.: këmbështrembër, këmbëdrapër, këmbëkizë, shalështrembër, shulamaq, bajmak.
VEGËSHTRÉMB/ËR,~RI m. sh. ~, ~RIT Ai që i ka këmbët, të shtrembra, që është shalështrembër dhe që ecën shtrembër e me vështirësi, shalavriq. Ai vegështembëri ec duke çaluar.
✱Sin.: shalështrembër, shalavriq, skërfyell, këmbështrembër.
VEGËSHTRÉMB/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT Ajo që i ka këmbët, të shtrembra, që është shalështrembër dhe që ecën shtrembër e me vështirësi, shalavriqe. Ajo vegështrembra shkon (ecën) duke u shalakatur.
✱Sin.: shalështrembër, këmbështrembër, shalavriqe.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë