Fjalori

Rezultate në përkufizime për “këmbëshkurtër”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DELE

DÉL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. zool. (lat. Ovis aries) Kafshë shtëpiake përtypëse e imët, me leshbutë, që ushqehet zakonisht me bar dhembahet për qumështin, leshin, mishin e lëkurën; femra e dashit. Dele bejkë. Dele rudë. Dele sorrë (miskë) dele e bardhë me pullazezaturi. Dele galë (korbë, zekë, llajë). Dele e bardhë (e zezë). Dele balë (bardhoke). Dele skuqe (mazhë) dele me ngjyrë kafe në të kuqe. Dele larë (laramane, share, sharkë). Dele sykuqe dele e bardhë me njolla kafe rreth syve. Dele leke dele këmbëshkurtër dhe me nga një njollë kafe në të dy faqet. Dele syskë (kaleshe). Dele thinjë dele e përhime. Dele shytë. Dele brinoke. Dele kërrutë dele me brirëshkurtër e të përdredhur. Dele koçe dele me një bri të thyer. Dele pjellake. Dele shterpë (beronjë). Dele rrunxë. Dele race. Dele vendi. Mish (qumësht, lesh) deleje. Gjalpë (kos) deleje. Lëkurë deleje. Lule deleje (bot.). Postiqe deleje. Dele pa kërrabë delekullot ku të mundë (edhe fig. njerirronvete dhe nuk është nën kujdesin e askujt). Kullot (mjel, përvjel, qeth) delet. Ka dhjetë krerë (kokë) dele. Këputet (ndahet) delja nga kopeja. Mori dash delja u ndërzye, u mbars. Delja ku kullot, atjeleshin. (fj. u.). Delja e zezë e zezë do të ngordhë. (fj. u.). Delja e zezë s'bëhet kurrë e bardhë. (fj. u.). Dhiamalësi, deljavërri. (fj. u.). Nuk fle (nuk kullot) delja me ujkun bashkë. (fj. u.). S’dalin dy lëkurë nga një dele (nga një berr). (fj. u.). Me një dele, me një dhi, s’bëhet stan për në vërri. Shokë, do qaj djalërinë, / Si bilbiliqan prillë, / Si deljaqan vërrinë. (folk.).
2. fig., bised. Njeri tepër i urtë dhe i padjallëzuar; grua a vajzë kokulur dhe e bindur; kund. ujk. Është dele. Ai që bëhet i urtë si dele e hanë ujqit. (fj. u.). Më e urtë se delja nuk ka, po edhe asaj i ngjiten ferrat pas. (fj. u.).
3. bised. Bashkë leshi. Një dele lesh.
Ia beson delen *ujkut (dikush) iron. U dele (dikush). 1. Iu zbardhën fare flokët, u thinj krejt. 2. U shtrua, u zbut; u nënshtrua fare. E bën delen e bardhë *të zezë (dikush). I bën delja *binjakë (dikujt). Delehell dikush në një gjendje shumëvështirë, pa asnjë shpresë shpëtimi. Dele (shtjerrë) e Perëndisë njeri i urtë, që s’turbullon ujë, njeri i drejtë. Dele qorre pas këmborëve dikush shkon andej nga t’i thonë, që vepron verbërisht ose pa menduar. Dele pa qumësht (pa bulmet) 1. mospërf. Dikush që nuk të mbaron punë, nga i cili nuk ke dobi; njeripunon, por nuk ka përfundimemirapunë; diçka që nuk të jep gjë, nga e cila nuk përfiton; pus pa ujë; arrë pa bukë; sapun pa shkumë; lëmë pa drithë (pa bereqet); kund. çelës kopil iron. 2. Njeri shumë i varfër, pa shtëpi e katandi; s’ka gjë prej gjëje; mishmashë; pykëdiell; lugë e larë2. Dele (*dhi) në mes të ujqve. Dele e zezë keq. njeri i keq a që ka bërë një turpmadh e njihet si i tillë ngagjithë; njeri në një rreth shoqëror, që e veçojnë ngatjerët si të keq e që duhet dënuar a duhet përbuzur. Fle *ujku me delen. Kërkon dy *lëkurë nga një dele (dikush) keq. Kërkon *qumësht nga delja shterpë (dikush). Mjel një dele e një gjysmë dhi (dikush) është shumë i varfër; është fare i këputur, nuk ka gjë prej gjëje; (është) kripëdiell; është (ka mbetur) trokë; kund. i bën dushku arra. Ndaj delet (*dhentë) nga dhitë. Nxjerr dy *lëkurë nga një dele (nga një berr) (dikush). Vë *ujkunruajë delet (dikush).

DËRDUME

DËRDÚM/E,~JA f., sh. ~E, ~ET bised. 1. Dele këmbëshkurtër. Kishte edhe dërdumetufë.
2. përk. Vajzë topolake, që e ka fytyrënmbushur e të plotë.

KËMBËGJATË

KËMBËGJÁTË mb. 1. Që i ka këmbëtgjata; kund. këmbëshkurtër.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit.

PEKINEZ

PEKINÉZ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Banor vendës i Pekinit ose ai që e ka prejardhjen nga Pekini. Shoqërohet me pekinezë.
2. Qen i vogël, këmbëshkurtër e qimegjatë që u soll në Europë nga Pekini. Kam një pekinez 2-vjeçar.

PETOSH

PETÓSH,~E mb. 1. Memec, belbëran, i belbër.
2. Që i ka këmbët e shkurtra, këmbëshkurtër. Gjel petosh. Pulë petosh.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit.
Sin.: memec, belbëran, i belbër, këmbëshkurtër.

QYRYLYK

QYRYLÝK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT zool. 1. Lloj zogu, shpendi. Qyrylyk i madh. Pendët e qyrylykut.
2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje zogjsh. Qyrylyk i madh këmbëverdhë. Qyrylyk i murrmë. Qyrylyk i vogël shapka e rërës. Qyrylyk i zallit. Qyrylyk këmbëpërhimë. Qyrylyk këmbëqirizë. Qyrylyk këmbëshkurtër. Qyrylyk këmbëverdhë. Qyrylyk pikalosh. Qyrylyk sqephollë. Qyrylyk sqepkuq.

SHALËSHKURTËR

SHALËSHKÚRT/ËR,~RI m. sh. ~, ~RIT Ai që i ka shalëtshkurtra. Dalloi nga larg shalëshkurtrin.
Sin.: këmbëshkurtër, këmbëpatë, shkurtak, shkurtalak, shkurtan, shkurtabiq, cicërmicër.

SHALËSHKURTËR

SHALËSHKÚRT/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT Ajo që i ka shalëtshkurtra. Shalëshkurtra vishej me shije.
Sin.: këmbëshkurtër, këmbëpatë, shkurtake, shkurtalake, shkurtane, shkurtabiqe, cicërmicër.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.