Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KËLLÍR/Ë,~A f. 1. Ushqim a lëng shumë i kripur; këlli. Është këllirë, prandaj nuk hahet dot.
2. bised. Papastërtia a pisllëku që zë një veshje, jaka e këmishës etj., zakonisht për shkak të djersës. Jakë (këmishë) me këllirë.
3. bised. Rrobë, veshje a diçka tjetër shumë e pistë. Po laj këllirat në legen.
4. si mb. Shumë i papastër; shumë i pistë. Këmishë këllirë.
5. Llumi i një lëngu që bie në fund të një shisheje a ene; llum.
6. fig. Diçka pa vlerë, mbeturinë; fundërrinë; llum. Kanë mbetur vetëm këllirat e shoqërisë.
✱Sin.: këlli, llum, zhul, fundërrinë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë