Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AVOKÁT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. drejt. Juriste që jep ndihmë e këshilla për çështje të drejtësisë ose për procedura të tjera ligjore, që ndjek një çështje gjatë gjykimit si mbrojtëse a si përfaqësuese e një pale në gjyq. Avokate mbrojtëse. Avokatja fitoi çështjen. Mbrojtja e avokates. Avokate ndërkombëtare.
2. keq. Ajo që mbron ose përkrah dikë tjetër me fjalë ose me veprime, pavarësisht nëse ky ka ose nuk ka të drejtë. Avokate e të tjerëve. I doli (iu bë) avokate. Nuk kam nevojë për avokate. Mos u bëj avokate kot.
JURÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Specialiste me arsim të lartë në fushën e drejtësisë. Juriste e zonja.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë