Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AJATOLLÁH,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Titull i lartë fetar i shiitëve në fenë islame; autoritet i pavarur, lider shpirtëror, që ka një ndikim të madh në çështjet fetare dhe politike në botën shiite.
2. Titull që u jepet udhëheqësve politikë të shtetit ose dijetarëve islamikë me njohuri të thella në teologji, në jurisprudencë islame dhe në shkenca të tjera fetare; dijetar islamik, jurist islamik.
AVOKÁT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. drejt. Jurist që jep ndihmë e këshilla për çështje të drejtësisë ose për procedura të tjera ligjore, që ndjek një çështje gjatë gjykimit si mbrojtës a si përfaqësues i një pale në gjyq. Avokat mbrojtës. Avokat penalist. Avokat administrativ. Avokat tregtar. Avokat privat. Avokat i familjes. Avokat i popullit. Oda e avokatëve. Shoqata e avokatëve. Zyra e avokatëve. Fjala e avokatit. Zuri (mori) avokat. Punon si avokat. Më duhet një avokat.
2. keq. Ai që mbron e përkrah me fjalë dikë tjetër, pavarësisht nëse ky ka ose nuk ka të drejtë. Avokat i të tjerëve. I doli (iu bë) avokat. Nuk kam nevojë për avokat. Iu bë avokat.
♦ Avokat i djallit libr. dikush që mbron dikë a diçka, që edhe vetë nuk e do a nuk e pranon, për të vërtetuar të kundërtën. Bën avokatin e djallit (dikush) libr. mbron anën e kundërt a më të keqe të diçkaje, kur edhe vetë mendon ndryshe; flet sikur nuk pajtohet me diçka që diskutohet; bën rolin e kritikut a të kundërshtarit. I del (i bëhet) avokat (dikujt) keq. e përkrah me fjalë dikë; e mbron për ato që thotë pa të drejtë a për një veprim të keq që ka bërë dikush; mban pajë (dikush); mban anë (dikush); i bëhet mburojë; i del krah (dikujt).
MBARÚAR (i, e) mb. 1. I kryer plotësisht, që është çuar deri në fund, që është përfunduar së ndërtuari, së shkruari etj.; që mund të quhet si e kryer. Ndërtesë e mbaruar. Vepër e mbaruar. Është punë e mbaruar.
2. Që është plotësuar, i përmbushur, i kryer. Porosi e mbaruar.
3. I plotë (për arsimin që ka marrë dikush, për shkollën a kursin që ka ndjekur). Me arsim të lartë të mbaruar. Ishte jurist me akademi të mbaruar në Perëndim.
4. Që është në rënie të plotë e po shkon drejt shkatërrimit përfundimtar, që po mbaron (për dikë a për diçka); që është duke vdekur, që s’ka shpresë shpëtimi; që ka vdekur. Njeri i mbaruar.
5. I përsosur në llojin e vet, i përkryer; i përgatitur mirë në një punë a mjeshtëri, shumë i zoti a i aftë. Kishte dalë një kuzhiniere e mbaruar, salcat i qante. Mjeshtër i mbaruar. Mjek i mbaruar. Gjahtar i mbaruar. Shënjues i mbaruar.
5. Që ka shumë nevojë për diçka, i vdekur a i fikur për diçka, i këputur. Jam e mbaruar për gjumë.
✱Sin.: i kryer, i përfunduar, i vulosur, i përmbushur, i kryer, i përsosur, i vdekur, i fikur, i vajtur, i këputur.
MOSPËRFAQËSÍM,~I m. Mungesë përfaqësimi; të qenët i papërfaqësuar; kund. përfaqësim. Mospërfaqësimi i ndërmarrjes me jurist në gjykimin e çështjes.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë