Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTIKLINÁL,~I m., gjeol. Formë relievore e një shtrese të rrudhosur të kores së tokës, që paraqitet si kurriz i mysët, që pjerrësohet në drejtim të kundërt në të dy anët drejt sipërfaqes së terrenit; formë strukturore gjeologjike e nëntokës ku grumbullohet nafta dhe gazi. Antiklinali i zonës bregdetare. Antiklinali i kodrës pëson zhytje në jugperëndim. Kubeja e antiklinalit.
JUGPERËNDÍM,~I m. Ana e horizontit ose drejtimi midis jugut dhe perëndimit. Nga ana e jugperëndimit. Është në jugperëndim. Vjen nga jugperëndimi. Shkon (drejtohet) në jugperëndim.
JUGPERËNDIMÓR,~E mb. Që gjendet në jugperëndim të diçkaje; që është i vendeve të cilat ndodhen në jugperëndim. Në skajin jugperëndimor. Ana jugperëndimore. Të folmet jugperëndimore.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë