Fjalori

Rezultate në përkufizime për “judaik”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

RRETHPRERJE

RRETHPRÉRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. fet. Prerja e lafshës së organit gjenital mashkullor, zakonisht në moshë të vogël, për arsye fetare në besimin judaik dhe në besimin islam, synetllëk. Praktika e rrethprerjes është e lashtë.

2. Prerje e lafshës së organit gjenital të mashkullit për arsye mjekësore, synetllëk. Rriten kërkesat në spital për rrethprerje.

3. Heqje e pjesshme ose e plotë e pjesës së jashtme të organit gjenital femëror në moshë të re për arsye jomjekësore, rrethprerje femërore (traditë e praktikuar në disa kultura).

Sin.:  synetllëk, syneti.

SYNETLLËK

SYNETLLË/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET 1. fet. Rit fetar i bërjes synet në besimin judaik dhe në besimin islam, rrethprerje. Tradita e synetllëkut.

2. fet. Ceremonia dhe festa që zhvillohet me këtë rast. Daja shkoi për synetllëk te nipi.

3. Të bërit synet të një mashkulli për arsye mjekësore. Në spital atë ditë u bënë disa synetllëqe.

Sin.: rrethprerje, syneti.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.