Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
TRÁJT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Tërësi e kufijve, e vijave dhe e caqeve të dukshme të një sendi që na japin pamjen; pamje e diçkaje, pavarësisht nga lënda përbërëse; tipare të jashtme të njeriut a të kafshës; formë, figurë. Me trajtë katrore (trekëndëshe, rrumbullake). Trajta e sendit. Trajta e gjethes. Trajta e vetullave. Trajta e kokës. Në trajtë kryqi (zemre, bajameje). Ka një trajtë të caktuar. Qelq në trajtë thjerrëze. Antenë në trajtë T-je. Gjethe (këmbë) në trajtë pëllëmbe.
2. gjuh. Mjet gjuhësor, që shpreh kategoritë gramatikore të një fjale dhe lidhjet midis fjalëve e fjalive; formë në të cilën shprehet kuptimi gramatikor i një fjale; formë. Trajta e shquar (e pashquar) e emrit. Trajtë e rregullt (e parregullt). Trajtë vetore (jovetore) e foljes. Trajtë supletive. Trajtë e plotë. Trajta e shkurtër e përemrit vetor. Trajtat e njëjësit (e shumësit).
✱Sin.: formë, figurë, pamje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë