Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
INTRIGÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur intrigoj ose kur intrigohem.
2. Rrjedhimi kur intrigoj ose kur intrigohem. Intrigrim tërheqës.
✱Sin.: joshje, tërheqje.
JÓSH/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT Dhelkë, fjalë e bukur, fjalë tërheqëse; joshje, tërheqje naze, bukuri etj., që të tërheq a që të bën për vete; diçka tërheqëse; fuqi që të josh. Joshë e fortë (e madhe). Josha e rinisë. Ka shumë joshë. Përdor si joshë (në gjah) përdor një ushqim, një kafshë etj. për të tërhequr në pritë kafshët që gjuaj.
LAJKATÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur lajkatoj; përkëdhelje, ledhatim.
2. Lajkë. I bëri shumë lajkatime. E mori me lajkatime.
✱Sin.: ngashënjim, joshje, kallajisje.
MAGJÉPSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Të qenët nën fuqitë magjike të dikujt; kund. çmagjepsje. Tani ishte shkëputur nga magjepsja.
2. Tërheqje shumë e madhe, joshje, mahnitje, magnetizim, hipnotizim; efekt joshës. Bukuria zgjon magjepsjen te njerëzit. Zhytuni në magjepsjet e plazhit.
✱Sin.: tërheqje, joshje, mahnitje, magnetizim, hipnotizim.
MAGJÍ,~A f. sh. ~, ~TË dhe ~RA, ~RAT 1. Aftësia ose praktika e përdorimit të gjesteve, veprimeve, fjalëve, formulave e ritualeve për të prodhuar efekte të mbinatyrshme me synimin për të kontrolluar njerëzit, ngjarjet e jetës ose dukuritë e natyrës (sipas disa besimeve); magjepsje. As lulja nuk u përtëri, as magjia zuri. Bënte magji. I kishte lidhur magji dikujt. E yshti me magji. Kush i bënte magjitë? Merret me magjira.
2. Gjestet, veprimet, fjalët, formulat dhe ritualet që përdoren me synimin për të arritur diçka të mbinatyrshme.
3. Aftësi e jashtëzakonshme dhe misterioze që ka dikush për ta tërhequr e për ta bërë për vete dikë ose për të ndikuar mbi të si me magji; tërheqje, joshje, magjepsje. Magjia e gruas është se ajo të bën ta duash.
4. Cilësi misterioze që të sjell kënaqësi të madhe, diçka e pashpjegueshme që të kënaq e të mrekullon. Magjia e melodisë. Magjia e përrallës së patreguar. Magjia e fjalës. Magjia e traditës popullore. Magjia e dhuratave është gjithmonë me ne. Përjetoj magjinë e festave të fundvitit.
✱Sin.: magjepsje, tërheqje, joshje.
♦ I ka bërë magji (dikujt) e ka bërë për vete; e ka trullosur; ia ka marrë mendtë.
MAGNETÍZ/ËM,~MI m. 1. Vetia që kanë disa substanca për të tërhequr dhe shtyrë metale të caktuara, vetia e magnetit. Trupat që kanë vetinë e magnetizmit quhen magnete.
2. Tërësia e dukurive që shfaq fusha magnetike. Magnetizëm pozitiv (negativ). Magnetizëm i përhershëm. Magnetizmi i Tokës fusha magnetike e Tokës.
3. Forca që ushtron fusha magnetike. Humbja e magnetizmit.
4. Degë e fizikës që studion vetitë e trupave magnetikë. Zhvillimi i magnetizmit.
5. Vetia që ka një person, një vend, një objekt ose një situatë për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve; joshje e fuqishme.
NGASHËNJÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur ngashënjej dikë ose kur ngashënjehem.
2. Veti a cilësi tërheqëse, që të rrëmben. Ngashënjim joshës. Plot hir e ngashënjim.
3. Asimilim. Me shumë sakrifica i shpëtuan ngashënjimit.
✱Sin.: joshje, magjepsje, tundim, lajkatim, asimilim.
NGÁSJ/E,~AI f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur ngas a kur ngitem. E qortuan për ngasjen e shokut me laps.
2. Shtyrje a nxitje për të bërë diçka, ngacmim, cytje; tundim, joshje. Paraja të fut në ngasje të fortë. E futi (e vuri, e shtiu) në ngasje. Iu shmang (i shpëtoi) ngasjes. S’mund t’i rezistojë ngasjes.
3. fet. Shtytje për të rënë në mëkat, tundim për të bërë diçka në kundërshtim me moralin fetar; joshje. Gjëra që shtyjnë në ngasje të përshpirtshmit. Thellë shpirtit të përndezur kishte pikasur ngasjen.
4. Nisje dhe drejtim i një mjeti a i një kafshe; vozitje, ngarje. Këshilla për një ngasje të sigurt. Ngasja e veturës (e kamionit). Shoferi i gatshëm për ngasje. Vetura me ngasje nga prapa doli nga garazhi. Kishte fituar në ngasje me ski. U zhvillua një larmi e teknikave të kalërimit dhe ngasjes.
✱Sin.: shtysë, ngacmim, gërgitje, prekje, cytje, nxitje, shpim, shqetësim, tundim, joshje, vozitje, ngarje, gërgamë.
NXÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur nxit ose kur nxitem. Nxitja e së resë (e përparimtares). Nxitja e debatit (e kritikës). Nxitja e pakënaqësive (e konflikteve). Programet e nxitjes së punësimit.
2. Diçka që i rrit vrullin e fuqinë një veprimtarie a një dukurie; nxitës. Nxitje e fuqishme. Nxitje morale (materiale). Nxitje për ndërgjegjësim. Shërben si nxitje.
3. fiziol. Proces që lind në sistemin nervor ose në organizmin e njeriut nga veprimi i një ngacmuesi, kund. frenim. Nxitje nervore. Nxitje e qarkullimit të gjakut.
✱Sin.: shtytje, ngasje, ngarje, ngacmim, shtyrje, shkak, shkas, cytje, shpejtësi, ngucje, trimërim, ndërsim, ngallmim, ngallje, ngridhje, gërgitje, gërzhitje, frymëzim, e shtyrë, stimul, shpim, nxitim, joshje, tundim, zë, shtysë, gjallërim, stimulim, inkurajim, provokim, yshtje, ndezje, nxitës.
TUNDÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur e nxit a e shtyj dikë të bëjë diçka të keqe, duke ia paraqitur si të mirë; e josh dhe e mashtroj; e shtie në ngasje; nxitja për të bërë diçka që është e dëshirueshme, por shpesh e gabuar ose e ndaluar. Provoj (largoj, shmang) tundimin.
2. Diçka që provokon dëshirë, kërshëri, ose nevojë për diçka; forca që të tërheq ose të nxit për diçka; ngasje. Tundimi për udhëtime. Tundim nga ëmbëlsirat.
3. Tërheqje seksuale ose dëshirë për dikë; joshje. Tundim djallëzor. Tundim nga djalli (nga shejtani, nga qoftëlargu). Tundim i rrezikshëm (i madh). Shtyn në tundim. Iu dorëzua tundimit. E largoi tundimin. I qëndroi tundimit. I bëri ballë tundimit.
✱Sin.: joshje, ngasje, nxitje, ngashënjim.
TËRHÉQJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprim (punë) që kryen një kafshë pune (ka, buall, kalë etj.), një mekanizëm a një mjet duke zhvendosur një objekt. Tërheqja e parmendës nga qetë. Tërheqja e karrocës (e qerres) nga qetë. Tërheqja e vagonëve nga lokomotiva.
2. Zhvendosje e diçkaje forcërisht drejt ose pas vetes. Tërheqja e raftit. Tërheqja e çantës së bagazhit.
3. Marrje parash të depozituara në bankë; marrje e diçkaje që të takon. Tërheqja e të hollave. Tërheqje e pagës. Tërheqja e diplomës. Tërheqja e një formulari.
4. Kthim në rrugën e mëparshme; prapakthim, pendim. Tërheqja e padisë.
5. usht. Zhvendosje e trupave në mënyrë të organizuar nga një vijë më e përparuar në një vijë tjetër më prapa për t’i ruajtur nga kundërshtari ose për qëllime të tjera taktike; zmbrapsje. Tërheqje e trupave. Tërheqja dhe sulmi.
6. fiz. Rëndesë; forca tërheqëse e një trupi a e një grimce. Tërheqja molekulare. Ligji i tërheqjes. Forca tërheqjeje. Fusha e tërheqjes. Qendra e tërheqjes.
7. fig. Joshje, pëlqim, simpati. Tërheqje e ndërsjellë mes tyre.
8. mjek. Tendosje, zgjatje tej mase e muskulit. Tërheqje muskulore, tërheqje damari.
9. sport. Garë midis dy sportistëve a dy skuadrave se cila tërheq më shumë litarin. Tërheqje litari.
10. Marrje në konsideratë, dëgjim. Tërheqja e mendimit të shumicës.
11. Lënie në mes e një veprimi të ndërmarrë; mosvazhdim; ndërprerje, mënjanim. Tërheqje nga gara.
12. Bërje e një vije a e një shenje; heqje. Tërheqja e një drejtëze (e një vije).
13. Marrje a nxjerrje e dikujt nga vendi ku është. Tërheqja e kufomës. Tërheqja e të plagosurve (e viktimave) u bë gjatë armëpushimit.
14. Shkrepje e një arme zjarri. Tërheqja e këmbëzës së automatikut.
15. Zgjim interesi, ngjallje kërshërie. Tërheqja e vëmendjes së publikut.
16. Marrje mbrapsht e diçkaje. Tërheqja e mallrave të skaduara nga kompania furnizuese.
✱Sin.: zmbrapsje, stepje, heqje, ndukje, tendosje, thithje, atraksion, joshje, miklim, ngashënjim, tundim, dashuri, prapësim, mbrapshtim, prapakthim, kapitullim, marrje, rëndesë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë