Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ABORTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET mjek. 1. Veprimi kur ndodh një abort, dështim.
2. Ndërhyrje mjekësore ose kirurgjike për të përfunduar një shtatzëni për arsye të ndryshme (shëndeti i nënës, anomalitë e fetusit ose vendimet personale). Abortim i dhunshëm. Abortim i palejueshëm. Abortim i rrezikshëm. Abortim joprofesional. Bën abortime. Ka pasur dy abortime.
AMATÓR,~E mb., libr. 1. Që merret me art, me sport a me një punë tjetër pa e pasur profesion; kund. profesional. Aktor amator. Piktor amator. Solist amator i muzikës Teatri amator. Sportist amator.
2. Që ka të bëjë me amatorët, që bëhet prej amatorëve, i amatoreve, joprofesional, joprofesionist. Lëvizja artistike amatore. Grupet amatore. Klub amator i gjuetarëve. Aktivitete amatore.
✱Sin.: fillestar, diletant, joprofesionist.
ANTIPROFESIONÁL,~E mb. Që ka qëndrim ose sjellje joprofesionale, që është në kundërshtim me etikën dhe me sjelljen profesionale në punë ose në një veprimtari të caktuar; që shpreh mungesë përgjegjësie, paaftësi, mosseriozitet ose sjellje të papërshtatshme në vendin e punës; kund. profesional. Sjellje antiprofesionale. Bisedë antiprofesionale. Përgatitje antiprofesionale. Debat antiprofesional.
✱Sin.: kundërprofesional, joprofesional, jokorrekt, joserioz, i papërgjegjshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë