Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ASOCIÁL,~E mb., libr. 1. Që nuk lidhet me shoqërinë ose me njerëzit, që nuk i përket shoqërisë; kund. social. Dukuri asociale. Institucion asocial. Shkencat asociale. Njerëz asocialë.
2. Që nuk ka ndjenja dashamirësie e afrie me njerëzit; joshoqëror, jomiqësor, i ftohtë nga natyra. Sjellje asociale. Qëndrim asocial. Person asocial. Fëmijë asocialë.
✱Sin.: joshoqëror, josocial, kundërsocial.
JOMIQËSÓR,~E mb. Që nuk shpreh miqësi, që nuk është miqësor, jo prej miku. Marrëdhënie jomiqësore. Shprehje (sjellje) jomiqësore. Qëndrim jomiqësor. Ndjenja jomiqësore.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë