Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ELEKTROLÍT,~I m. sh. ~E, ~ET kim., fiz. 1. Substancë (acid, bazë, kripë) që zbërthehet në jone kur tretet në ujë ose në tretës të tjerë të përshtatshëm. Matjet e elektrolitit. Kaliumi është një elektrolit që është jetik për metabolizmin e qelizave. Elektrolitet janë minerale që gjenden në indet e trupit. Elektrolitet në gjak. Zgjidhje mbushëse e elektrolitit.
2. Përçues elektrik jometalik ku përcillet rryma elektrike (në një bateri etj.). Sistemi i elektrolitit të ngurtë me bazë sulfite. Roli i elektrolitit është të ndajë fizikisht katodën nga anoda. Bateritë me elektrolitin e ri do të hyjnë në prodhim.
JOMETALÍK,~E mb. 1. Që nuk është metalik; kund. metalik. Element jometalik.
2. kim. Që ka lidhje me një jometal ose që ka vetitë e tij, që i përket një jometali, i jometalit.
SILÍC,~I m., kim., min. Element jometalik që haset gjerësisht në koren e tokës si pluhur në ngjyrë të hirtë ose si kristal dhe përdoret i përzier me lëndë të tjera për prodhimin e qelqit, gjysmëpërçuesve, betonit, tullave, enëve prej balte dhe silikonit (simboli Si). Gur silici i pastër. Mineral me përmbajtje hekuri dhe silici. Është krijuar një shtresë prej dyoksid silici.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë