Fjalori

Rezultate në përkufizime për “jofrutor”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DRU

DRU,~RI m. sh. ~RË, ~RËT 1. Bimë shumëvjeçare me trungtrashë, të fortë e me degëshumtadalin në një farë lartësie nga toka; pemë. Dru i lartë. Dru frutor (jofrutor). Dru i butë (i egër). Dru halor (gjethor). Dru zbukurues. Drurët e pyllit. Lesh druri (ndërt.). Trungu i drurit. Rrënjët (degët, gjethet, lëvorja, lëkura) e drurit. Mbjellja (rritja) e drurëve. Hipi në një dru. Druri gjenealogjik figurë që ka pamjen e një druri, trungu dhe degët e të cilit tregojnë lidhjet e birërisë së një familjeje ose lidhjet e pjesëvediçkaje me burimin e tyre gjatë zhvillimit. Druri ndreqet sa është i njomë. (fj. u.). S’pritet druri (lisi) me një sëpatë (me një të rënësëpatës). (fj. u.). Nuk ka pyll pa dru të shtrembër. (fj. u.). Dru pa rrënjë nuk gjen. (fj. u.).
2. Lënda e fortë nën lëvoren, që përbën pjesën kryesoretrungut e të degëvetrashakëtyre bimëve; trungu dhe degët e tyre, që përdoren si lëndë ndërtimi ose për të bërë orendi, sendendryshme etj. Dru i fortë (i butë). Dru i bardhë (i kuqërremtë). Dru i kalbur. Dru i gdhendur. Dru pishe (arre, bushi). Lëndë druri. Tallash druri. Krevat (dollap) druri. Ndërtesë druri. Çekiç (varre) druri. Qymyr druri. Industria e drurit. Punimi i drurit. Prodhime druri. Gdhend në dru. Druri i thatë nuk drejtohet. (fj. u.). Në kudhrën e nxehtë rrihet me çekan druri. (fj. u.). Mashë prej druri nuk bëhet. (fj. u.). Druri i gardhit kalbet, fjala e keqe nuk harrohet. (fj. u.).
3. bised. Send a pjesë sendiështë bërë nga lënda e këtyre bimëve; copë nga trungu a nga degët e tyre. Druri i qerres. Druri i krevatit. Druri i dritares (i derës...). I vë drurin portës. Nguli dy drurë. Njeriu i pamësuar – si druri i papunuar. (fj. u.).
4. fig. Njeri i trashë nga mendja; njeri i pagdhendur; gdhe; bagëti e trashë. Është dru. S’kupton (s'merr vesh) druri. Hyri si hu, doli si dru. (fj. u.).
5. Druja; hu, dajak. Dru i thatë. Luajti (valoi) druri u rrahën keq.
U dru. 1. (diçka). U tha a u forcua shumë; u kockë. 2. (dikush). Ngriu ngaftohtët; u mpi fare, nuk ndienasgjë; u dërrasë; u trung; u gur. 3. shih u tapë (dikush). 4. (dikush). U lig e u dobësuatepërmi, u tha. I ra *gurit e drurit (dikush). I rëntë *gurit e drurit! mallk. Çau *gur e dru (dikush). Digj dru e hiq hi! iron. e shkon kohën kot, nuk bën gjë prej gjëje, është dembel; hajde bukë të të ha, hajde ujë të të pi tall.; numëron qimet e postiqes (dikush); ngul hunj e shkul hunj (dikush). Dru arre njeri i fortë fizikisht; njeri i paepur, që ka qëndresë; njeri i regjur; racë e fortë; kockë e fortë. Dru shelgu mospërf. njerirri pa folur si i ngrirë; Dru i kalbur. 1. Njeri i sëmurë prej kohësh a që sëmuret shpesh; njeri që nuk ka shëndetmirë, njeri i dobët; mollë e kalbur. 2. Plak i rënë. Dru i shtrembër njeri i edukuar keq, me vese, që prish edhetjerët. Do dru (dikush) e ka hak ta rrahësh a ta qortosh rëndë që të mbledhë veten, të sillet mirë, të kënaqet me ato që ka etj. I dhimbset *gurit e drurit (dikush). U gëzuan *gurët e drurët (për dikë a për diçka). Ha *gur e dru (dikush). hëngri si *krimbi drurin (dikush). Nuk sheh *pyllin prapa drurëve (dikush).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.