Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AFETARÍ,~A f. Të qenët jofetar, mosnjohja e mospranimi i asnjë feje.
✱Sin.: jofetari, afetarizëm, ateizëm.
AGNOSTÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT filoz. Agnosticist. Agnostik fetar (jofetar).
ATEÍST,~E mb., libr. Që mohon qenien e çfarëdo perëndie, që është kundër çdo besimi fetar; që ka të bëjë me ateizmin, që mbështetet tek ateizmi; që i shërben luftës kundër fesë. Botëkuptim ateist. Bindje ateiste. Literaturë (propagandë) ateiste. Shkollë ateiste. Edukimi ateist.
✱Sin.: jofetar, afetar, i pafe, jobesimtar.
SHEKULLÁR,~E mb., libr. 1. Që i përket jetës laike, i botës jofetare; kund. kishtar. Pushtet shekullar. Autoritet shekullar. Botime shekullare.
2. si mb. Që i përket klerit, por nuk bën pjesë në ndonjë urdhër fetar. Meshtar shekullar. Kishte prirje shekullare. Parapëlqeu shërbimin meshtar dhe jo atë shekullar. Dijetar shekullar.
✱Sin.: laik, jofetar, profan.
SHEKULLARIZÚAR (i, e) mb. 1. Që është liruar nga zotimet fetare duke u bërë laik, që nuk është nën ndikimin kishtar; kund. kishtar. Prift i shekullarizuar. Popull i shekullarizuar. Vlera të shekullarizuara.
2. Që ka kaluar nga pronë kishtare (zakonisht për institucione) në laike; i shtetëzuar. Institucion i shekullarizuar. Shkollë e shekullarizuar.
✱Sin.: laik, jofetar, profan, i shtetëzuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë