Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
JOANTAGONÍST,~E mb. Që nuk është në kundërshtim të papajtueshëm me dikë a me diçka tjetër, që nuk çon në shpërthim; që nuk ka antagonizëm; kund. antagonist. Forca joantagoniste. Kontradikta joantagoniste.
KONTRADÍKT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Mospajtim a mospërputhje mendimesh, interesash etj.; mosmarrëveshje ndërmjet dy njerëzve a dy palëve; kundërvënie; kundërshti. Kontradikta të thella. Kanë kontradikta ndërmjet tyre.
2. filoz. Kategori e dialektikës që shpreh një formë të caktuar të ekzistencës shoqërore, kryesisht kundërvënien a luftën ndërmjet anëve të kundërta të zhvillimit të dukurive, të sendeve etj. (në natyrë e në shoqëri); kundërti. Kontradikta antagoniste kontradikta të papajtueshme. Kontradikta joantagoniste. Ashpërsohen (zgjidhen) kontradiktat.
✱Sin.: kundërshti, kundërvënie, kundërti, kundërthënie.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë