Fjalori

Rezultate në përkufizime për “jini”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

JUAJ

JÚAJ pron. (gjin. dhan., kallëz. rrjedh. TÚAJ; sh. TÚAJ kur prona shënohet nga një emër i gjinisë mashkullore, gjin., dhan., rrjedh. SÚAJ; kallëz. TÚAJ; sh. TÚAJA kur prona shënohet nga një emër i gjinisë femërore). 1. Që ju përket juve, pronar i të cilit jeni ju, që e keni ju. Libri juaj. Shtëpia juaj. Në dhomën tuaj.
2. Që ka të bëjë me ju, që ka lidhjengushta, lidhje gjaku, lidhje farefisnie a ndonjë lidhje tjetër me ju. Nëna (motra, vëllai, babai) juaj. Shokët tuaj. Shoqet tuaja. Fëmijëve tuaj. Nxënësi juaj. Fqinja juaj.
3.cilit i përkisni edhe ju, pjesëtar a anëtar i të cilit jini dhe ju, në të cilin bëni pjesë edhe ju; që e drejtoni ju, në krye të të cilit jini ju. Atdheu (qyteti, fshati) juaj. Lagjja (rruga, uzina) juaj. Reparti (sektori) juaj. Ndërmarrja (organizata, shoqëria) juaj. Brezi juaj.
4.është përgatitur a është hartuar nga ju, që e kini bërë ose e bëni ju, që del a krijohetpari nga ju; që e ushtroni ju. Tregimi (romani, plani) juaj. Fjala juaj. Puna (mjeshtëria) juaj. Gabimi (kujdesi) juaj. Sipas mendimit tuaj.
5. Që e keni ju, që është te ju; që ju dallon a ju karakterizon ju, që ju përket juve; që lidhet me ju, që është a që bëhet për ju. Krahët tuaj. Zakoni juaj. Sjellja juaj. Vullneti (nderi) juaj. Zotësia (aftësia) juaj. Mosha juaj. Në shërbimin tuaj. Për të mirën tuaj.
6. Që ju pëlqenshumë, që e donishumë se të tjerët. Vendi juaj i përditshëm. Kënga juaj. Pija (ëmbëlsira) juaj.
7. Përdoret kur i drejtohemi dikujt a flasim me dikëduam ta nderojmë. Libri juaj, zoti mësues. Në emrin tuaj.
8. si em. m. JÚAJI, sh. TÚAJT, f. JÚAJA, sh. TÚAJAT Njeri i afërt, me të cilin keni lidhje gjaku, lidhje farefisnie ose lidhjengushta miqësie; mik, shok a shoqe që e doni dhe që i besoni shumë. Disa nga tuajt (nga tuajat). S’është juaji (juaja). Shkoi juaji (juaja). U mundën tuajt (tuajat).
9. si em. Sipas kuptimevepëremrit pronor.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.