Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BORËTÍM,~I m. Rënie e borës; reshje bore. Po vështronte atë borëtim jetëshkurtër.
DITËSHKÚRTËR mb. 1. Që ka vdekur i ri, jetëshkurtër; mallk. që iu shkurtofshin ditët, që vdektë shpejt; kund. ditëgjatë. Se jam plakë ditëshkurtër/Dua zemrës t'ia nxjerr mallin. (folk.).
2. Që zgjat për një kohë të shkurtër, që nuk zgjat shumë; që vepron për pak kohë, që e ka jetën të shkurtër. Qeveri ditëshkurtër.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit 1 të mbiemrit. Erdhi ky ditëshkurtri!
✱Sin.: jetëshkurtër, jetëkëputur, ditëshuar, ditëprerë, ditësosur, ditëprerë, ditëkëputur, ditëshkurtuar, ymërshkurtër.
JÉTË- fjalëform. Pjesa e parë e fjalëve të përbëra, që u përgjigjet kuptimeve të fjalës jetë (p.sh. jetëbardhë, jetëdhënës, jetëgjatë, jetëshkurtër etj.).
JETËGJÁTË mb. 1. Që e ka jetën të gjatë, që jeton shumë; si ur. që e pastë jetën të gjatë; kund. jetëshkurtër. Njeri (burrë, grua) jetëgjatë. Drurë jetëgjatë. Bimë jetëgjata. Qofsh jetëgjatë! (ur.).
2. Që ruhet për një kohë të gjatë, që rron shumë; që nuk prishet shpejt, që s’del shpejt jashtë përdorimit (për sendet); kund. jetëshkurtër.
3. si em. m. e f. Njeri që e ka jetën e gjatë. Biri im, o jetëgjatë! Shqipëri, moj jetëgjatë. Jetëgjati jetëshkurtër s’bëhet. (fj. u.).
JETËPÁKTË mb. Që ka rrojtur pak, që ka qenë jetëshkurtër.
JETËSHKÚRTËR mb. 1. Që nuk e ka jetën të gjatë, që jeton pak, që ka vdekur i ri; si mallk. që e pastë jetën të shkurtër!; kund. jetëgjatë.
2. Që nuk ruhet për një kohë të gjatë, që rron pak; që nuk vepron për një kohë të gjatë ose që nuk zgjat shumë; që prishet shpejt ose që del shpejt jashtë përdorimit (për sendet); kund. jetëgjatë. Shtet jetëshkurtër. Lëvizje jetëshkurtër.
3. si em. Njeri që e ka jetën e shkurtër. Ç’pati, jetëshkurtëri! Na pikëlloi jetëshkurtëri.
YMËRSHKÚRTËR mb., bised. 1. Jetëshkurtër; kund. ymërgjatë. Qe ymërshkurtër, por la pas vepra të mëdha.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë