Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►PËRHÚMB/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Largohem shumë nga dikush sa mezi dukem a nuk dukem fare.
2. sh. Përndahemi andej-këtej larg njëri-tjetrit sa nuk e shohim njëri-tjetrin e nuk dimë se ç’bëhet. U përhumbën pëllumbat në qiell. U përhumbën nëpër botë fëmijët tanë.
3. fig. Tërhiqem e jepem aq shumë pas dikujt a pas diçkaje, saqë e humbas mendjen e nuk vë re se ç’bëhet rreth e rrotull; zhytem thellë në diçka dhe harroj ç’bëhet përreth; harrohem pas diçkaje. Ish përhumbur pas leximit (pas muzikës). U përhumbën pas gjahut. Ishte përhumbur në mendime.
4. fig. Humbas vetëdijen, nuk ndiej e nuk kuptoj ç’bëhet për rreth. U përhumb në kllapi (në gjumë).
✱Sin.: hutohem, jermoj, kllapurit, largohem, shpërndahem, tërhiqem, jepem, harrohem, zhytem, shastisem, përçartem, kotohem, shapakotem, trullosem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë