Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KRESHTÁK,~E mb. 1. Që ka kreshta, me kreshtë; i kreshtë. Vend (mal) kreshtak.
2. Që ka një jele a kreshtë mbi qafë ose mbi kurriz; kreshtan. Kafshë kreshtake.
3. edhe fig. Që është shumë i ashpër kur e prek (për leshin a qimet); i kreshtë. Qime kreshtake.
4. Që ka një kaçul në kokë; kreshtan. Shpend (zog, pëllumb) kreshtak.
5. bot. Që i ka rrënjët të grumbulluara në trajtë xhufke (për një bimë). Misër kreshtak.
✱Sin.: kreshtan, i kreshtë.
KRÉSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Tufë qimesh të ashpra që kanë disa kafshë mbi qafë; jele; krifë. Kreshta e kalit (e luanit).
2. Tufë puplash si xhufkë që kanë disa shpendë mbi kokë; kaçul; kaçulitë. Zog me kreshtë.
3. Lafshë e kuqe që kanë disa shpendë. Kreshta e gjelit. Këndes me kreshtë.
4. Kurrizi shkëmbor i një mali ose i një kodre; majë mali me disa thepa të mprehtë; shkëmb me thepa; krep. Kreshtë shkëmbore (e zhveshur). Në kreshtë të malit.
5. edhe fig. Diçka që i ngjet jeles a krifës së kalit ose kaçulit të shpendëve. Kreshta e rrënjëve të qepës (të preshit). Kreshta e hullive. Kreshta e dallgëve. Mbjellja e patateve me kreshta.
✱Sin.: jele, krifë, kaçul, shkrep, krep.
PÉRÇ/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET bised. 1. Balluke. Preu perçen.
2. vjet. Tufë flokësh të gjatë që linin burrat në majë të kokës. Djalë (burrë) me perçe të zezë (me perçe të artë).
3. Flokë tepër të gjatë e të lëshuar mbi supe (për burrat). Krihte perçen. E ka lëshuar perçen.
4. Tufë qimesh të gjata që kanë disa kafshë në qafë; jelja e kalit, krifë. Perçe e zezë (e bardhë, e gjatë). Perçja e kalit (e luanit). Tundi (shkundi) perçen.
5. Xhufka e misrit.
✱Sin.: balluke, kreshtë, cullufe, jele, krifë, xhufkë.
SHÁPK/Ë,~AIII f. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Scolopax rusticola) Shpend i egër, me ngjyrë kafe të verdhë në ndryshk dhe me sqep të gjatë e të drejtë, që është i përhapur në pyje, në shkurre e në vende me lagështirë a moçalishte; shaptore, pulëdushke. Objekt i gjuetisë së paligjshme ishte bërë edhe shapka. Aty kishin bërë çerdhet kaq e kaq shpesë: rosa e pata të egra,shapka etj.
2. zool. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta që tregojnë lloje të ndryshme shapkash. Shapka me jele (lat. Philomachus pagnax) shapkë e njohur për jelen e ngritur me ngjyra të ndryshme të mashkullit, gjatë periudhës së çiftëzimit. Shapka këmbëkuqe (lat. Tringa totanus, T. erythropus) zog me këmbë të gjata, të kuqe; qyrylyku. Shapka e livadheve (lat. Glareola pratincola) shpend me këmbë të shkurtra dhe krahë të gjatë, që u ngjan dallëndysheve; dallëndyshja e detit. Shapka e rërës (lat. Tringa hypoleucos) zog i vogël me ngjyrë kafe në të bardhë, me këmbë dhe sqep të gjatë; qyrylyku i vogël, tringa. Shapka sqepgjatë (lat. Capella gallinago, Gallinago gallinago) shpend me trup mesatar që jeton pranë kënetave; shapka e ujit, shapka ujëse, gjelëza, bekaçina, shepka e ujit. Shapka e stolisur (lat. Rostratula benghalensis) shpend shtatshkurtër dhe me sqep më të shkurtër se shapka e zakonshme. Shapka e stolisur amerikane (lat. Rostratula semicollaris) shpend që gjendet zakonisht në Amerikën e Jugut. Shapka e vogël e ujit zool. (lat. Scolopax minima, Lymnocryptes minimus, Thinocorus rumicivorus) shapkë e vogël me shirita e kurorë të errët, me sqep të vogël, që gjendet në Evropë dhe Azi. Shapka e madhe e ujit (lat. Gallinago media) shepka e madhe e ujit. Shapka ujëse (lat. Arenaria) shpend shtegtar që kërkon ushqim duke përmbysur gurët; gjelëza, gjelja.
✱Sin.: bekacë, pulëdushke, skjepça, sqepça, sqepgjata, sqeptore, shapkore, shaptore, shepka, sheptore.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë