Fjalori

Rezultate në përkufizime për “jeh”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

JEH

JEH,~U m. sh. ~E, ~ET Jehonë. Jeh kumbues (i fortë). Jeheëmbla. Jehu i krismave (i këngës, i lahutës). Jehu i maleve (i luginave). Jehu i ngjarjeve. Gjen jeh. I bën jeh.
Sin.: ushtimë, jehonë.

JEHON

JEH/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal., vet. v. III 1. Lëshon jehonë zëri, kur përplaset diku (në mur, në faqe mali etj.) dhe kthehet prapa, rikthehet e dëgjohet zëri përsëri. Jehon zëri. Jehojnë krismat.
2. Përhapet me forcë, kumbon (për zërin, zhurmat etj.); buçet, ushton (edhe fig.). Jehojnë pyjet. Jehon kënga. Jehojnë sirenat (motorët). Jehojnë malet (luginat). Më jehonveshë.
Sin.: ushton, oshëtin, shungullon.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.