Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AKRONÍK,~E mb., libr. Që i takon pakohësisë a gjithëkohësisë; jashtëkohor. Aksiomë akronike. Proces akronik.
✱Sin.: jashtëkohor, gjithëkohor, pakohor, jashtëkohësor, pankohor.
ANAKRONÍK,~E mb., libr. 1. Që i vendos ngjarjet e dukuritë e një kohe në një kohë tjetër, që i ngatërron periudhat historike të kohës, që është jashtë kohës. Trajtim (pasqyrim) anakronik.
2. Që nuk u përshtatet kërkesave e kushteve të kohës së sotme, që nuk është aktual, që i ka kaluar koha, i vjetruar; mospërputhje kohore ose kulturore; i dalë mode. Mendime anakronike. Vepër anakronike. Njeri anakronik.
✱Sin.: jashtëkohor, i vjetruar, i tejkaluar, i tejshkuar, i prapambetur, i moçmuar, arkaik.
ANAKRONÍST,~E mb., libr. Që nuk u përshtatet kushteve dhe kërkesave të kohës së sotme, jo bashkëkohor, i vjetruar; që është jashtë kohës së vet në mendime ose në veprime, anakronik. Qëndrim anakronist. Botëkuptim anakronist. Njeri anakronist.
✱Sin.: jashtëkohor, jokohor, i vjetruar, i tejkaluar, i tejshkuar, i prapambetur, i moçmuar, arkaik.
JÁSHTË- fjalëform. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra që shënojnë vendin ose mjedisin jashtë kufijve të diçkaje, rrethanat a sferën jashtë diçkaje, mungesën e lidhjeve me diçka etj. (p.sh. jashtëfisnor, jashtëkohor, i jashtëligjshëm, jashtëshkollor, i jashtëshkruar, i jashtëzakonshëm etj.).
JASHTËKOHËSÓR,~E mb. Jashtëkohor.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë