Fjalori

Rezultate në përkufizime për “jarani”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ASHIKËRI

ASHIKËRÍ,~A f., vjet. qenët ashik, ashiki, dashuri; dashuri ashikësh, sa për të kaluar kohën. Këngë ashikërie. Moshë ashikërie. Ashikëri e plakut.
Sin.: dashuri, ashiki, ashikërimë, jarani.

JARAN

JARÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT vjet. 1. Miku i zemrës ose i dashuri i një vajze a i një gruaje; dashnor. Kishte një jaran. I vinte jarani. E gjetën me një jaran. E prisnin jaranët. - A ma ke jaranin të keq, apo je vajzë e pa jaran?
2. Shok i afërt, dashamir. Jarani i shtëpisë. Vinin e shihnin miq e jaranë. Ftoj miq e jaranëdasmë. Jo, more jaran, kaq lirë nuk ta shes.
Sin.: dashnor, i dashur, mik, dashamir.

SHAKA

SHAKÁ,~JA f. sh. ~, ~TË dhe ~RA, ~RAT 1. Fjalëthuhen mes shokësh a miqsh për t’u argëtuar, pa iu dhënë fjalëve peshënkanë zakonisht; shprehje a fraza që i drejtohen dikujt për ta ngacmuar pa të keq; lojë e vogël, çapkënllëk a rreng, që i bëjmë dikujt për të qeshur me të, pa dashur ta fyejmë e pa ndonjë qëllimkeq. U munduabënte shakahollë (të zgjuar). Dëgjoi një shakarëndë (të trashë, të keqe). Bëri shaka pa kripë (pa vend). Ia ktheu me shaka. Qeshën me shakatë e tij. Fliste me shaka. Thoshte shpesh shaka. Ia tha për shaka.
2. Lojë, diçkabëhet a thuhet për shaka, me sens humori; kuptim i gjëravemënyrë sipërfaqësore, pa u thelluardomethënien e plotëtyre, qëndrim jo aq i matur e i përmbajtur. E merrte për shaka. Shaka s’i thonë! Në fillim e mori si shaka. Po të ngjan si shaka?!
Sin.: hokë, mahi, ojnë, hajgar, qesëndi, rrekë, shpoti, tallje, gazele, rrurëz, rrekë, rrome, të qeshur, qeshje, e qeshur, lojë, humor, gaz, qatër, qyfyr, gallatë, romuz, gaxhi, adër, jarani.

SHAKATIM
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.