Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MÍK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo me të cilën kemi miqësi; ajo që na do të mirën, na ndihmon me gjithë zemër e na gjendet në çdo nevojë; një e njohur me të cilën kemi lidhje të ngushta, e afërmja ime; kund. armike. Zura një mike e re. Kam një mike të huaj. Jemi mike me njëra-tjetrën. Takova një mike të vjetër.
2. Ajo që përkrah, ndihmon ose mbron dikë, dashamire; popull, vend, shtet etj., me të cilin kemi marrëdhënie të mira miqësore. Mike e Shqipërisë. Mike e madhe e lirisë së popujve.
3. Mysafire që vjen për të bujtur në shtëpi; ajo që ftohet për të marrë pjesë në një festë etj. Më erdhën disa mike për drekë.
4. Përkrahëse e mbrojtëse e diçkaje, dashamire; ai që është shumë i dhënë pas diçkaje. Mike e kafshëve. Mike të librit.
5. bised. Vajzë a grua të cilës nuk ia dimë emrin ose nuk duam t’ia përmendim. E takove atë miken? Çfarë thoshte ajo mikja?
6. bised. Dashnore, e dashur. Kam një mike, një lanetë, në kurbet s’më le të vete. Zura një mike suljote, naze-naze puna jote.
✱Sin.: mikeshë, shoqe, mbrojtëse, përkrahëse, dashnore, e dashur, jarane.
SHÓQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Vajzë a grua me të cilën kemi marrëdhënie të afërta. Shoqe e mirë (besnike). Shoqe të vjetra (të ngushta). Shoqe pune (shkolle). Shoqja e bankës (e klasës, e dhomës). Shoqe me përgjegjësi. Shoqja drejtoreshë (mësuese, mjeke)! Puna vetëmohuese e shoqeve tona. Në byro u zgjodhën tri shoqe. S’i gjendet shoqja. S'ka shoqe në botë.
2. Bashkëshorte. Ku punon jot shoqe? I ka bërë ime shoqe. Mori letër nga e shoqja. Ia tregoi së shoqes.
3. Grua a vajzë femër. Ngritja e shoqeve në përgjegjësi. U zgjodhën më shumë shoqe në organet drejtuese.
✱Sin.: bashkëshorte, grua, nuse, femër; bashkëluftëtare, bashkënxënëse, bashkëstudente, bashkëpunëtore, bashkudhëtare; mike, jarane, gruaja.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë