Fjalori

Rezultate në përkufizime për “japi”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BOJË

BÓJ/Ë,~AII f., bised. 1. Shtat, trup. I shkurtër (i gjatë) nga boja. Mos iu duktë boja! (mallk.). Hedh (lëshon, merr) bojë rritet. Ishtebojën tënde ishte i gjatë sa ti. S’mori shumë bojë misri sivjet nuk u rrit shumë. Ç’merr goja, flet boja. (fj. u.). Ç’të ha goja, ta tregon boja (fj. u.). Mos i merr bojën, po merri sojin. (fj. u.). Të sheh bojën sa ta ka nevojën. (fj. u.).
2. Masë për lartësi a thellësi, e barabartë me gjatësinë e një njeriu mesatar; lartësi sa shtati i njeriut, shtatlartësi. Misri u një bojë njeriu. Tri bojë burri. Dy bojë i thellë.
3. krahin. Kat i një ndërtese. Shtëpi dybojëshe.
Sin.: shtat, kurm, japi.
S’dua t’ia shoh bojën (dikujt) e kam marrë inat dikë ose nuk më pëlqen fare diçka, aq sa nuk dua të më dalë përpara; më ngjall neveri; s’e duroj dot, e përbuz; nuk e shoh dot me sy (dikë); nuk dua t’i shoh sytë; e kam halë në sy (dikë). Nuk i duket (i humbi) boja (diçkaje) nuk shihet ose nuk gjendetasgjëkundi, u zhduk; u zhduk (humbi) pa lënë gjurmë (diçka); s’i duket (s’i gjendet) binaja bised. Hedh (lëshon) bojë (dikush) rritet, zgjatettrup; hedh (lëshon) shtat; hedh hije. S’ia kam parë bojën (dikujt) mospërf. s’e di ku është, s’është dukur më; s’më ka dalë përpara. Mos ia pafsha bojën! mallk. u zhduktë e mos e pafsha më me sy!, mos më daltë përpara!

JAPI

JAPÍ,~A f. sh. ~, ~TË bised. Trupi i njeriut, shtati; tiparet e trupit dhefytyrës ose pamja e jashtme e dikujt. Me japimadhe (të hedhur). Japi burri (gruaje). Vjen i madh (i vogël) nga japia. Si ka shtatin, ka japinë. Ishin të dy me një japi. Mos i shih japinë! Siç ke japinë, ashtu ta dua stolinë.
Sin.: shtat, tipar, hije, pashi, dukje, të dukur.

TIPAR
TRUP

TRUP,~I m. sh. ~A, ~AT 1. fiz. Çdo qenie, send, lëndë a pjesë e saj, me tipare e me vetindryshme dhetrajtandryshme, që zë një vendcaktuarhapësirë; send lëndor. Trup i ngurtë (i lëngët, i gaztë). Trup i huaj (mjek.) diçka që ka hyrëorganizëm nga mjedisi i jashtëm dhe ka zënë vendindet, në organet ose në zgavrat e trupit; (fig.) mish i huaj. Trup i përbërë (kim.) trup i formuar nga disa elemente më të thjeshta. Trup i thjeshtë (kim.) element kimik i thjeshtë. Trup i lehtë (i rëndë). Trupat qiellorë planetët, yjet. Trupat organikë (joorganikë). Trup elastik (plastik). Trup i metaltë. Trup i huaj diçka e jashtme që na hyn në sy, në vesh a në organizëm. Trup i lirë truplëvizhapësirë kur nuk vepron asnjë forcë mbi të. Lëvizja e trupave. Pesha e trupave. Vetitë e trupave.
2. Organizmi i njeriut a i kafshës, i vështruar kryesisht nga përbërja dhe si një e tërë; çdo qenie e gjallë; shtat; pjesa kryesore e këtij organizmi, trung. Me trupgjatë (të shkurtër, të hollë, të trashë). Me trupdobët (të shëndoshë, të lidhur, të bukur, të hedhur, të hajthëm). Me trupnjomë. Me trupprerë me trupbukur. Gjymtyrët (pjesët, organet) e trupit. Pesha e trupit. Temperatura e trupit. Anatomia e trupitnjeriut. Lartësia (gjatësia) e trupit. Deri në mes të trupit. Luftim (përleshje) trup me trup (usht.) I paktë nga trupi. Trupi dhe shpirti i njeriut. Mendja e shëndoshëtrupshëndoshë. (fj. u.) (libr.). Ushtrime me truplirë (sport.). Drejtoj trupin. Fërkonte trupin. Kalit trupin. Laj trupin. Lëshon (merr) trup hedh shtat, rritet. U tret nga trupi. Zgjati trupin. Më rëndon trupi. Shpiu trupin. Më shkojnë mornica nëpër trup kam ftohtë. I dridhet trupi. Ia përshkoi tërë trupin. Më vijnë për trup rrinë pas trupit, më bien mirë (për rrobat), më rrinë hijshëm (mirë). Trupi (shtati) pyll, mendja fyell i madh nga trupi, por pa mendkokë. Trupi shëndoshet me të punuar, mendja ndriçohet me të mësuar. (fj. u.). Trupi i drejtë nuk lëshon hijeshtrembët. (fj. u.).
3. Trung druri ose një pjesë e tij. Trup i prerë. Trupa pishe (lisi, ahu). Trupa sharre. Ngarkon (shkarkon) trupat. Prenë ca trupa.
4. Pjesa kryesore e një sendi; pjesa kryesore e një pajisjeje, në të cilën kapen a mbërthehen pjesëtjera më të vogla; skeleti i diçkaje, ajopërbën bazën e diçkaje. Trupi i vidhës. Trupi i plugut. Trupi i aeroplanit (i anijes). Anije e mbytur me trup e mall. Trupi i motorit (i tornos). Trupi i kitarës. Zanore (bashkëtingëllore) në trupfjalës (gjuh.).
5. gjeom. Pjesë e hapësirëskufizohet ngagjitha anët me faqerrafshëta ose të përkulura. Trup gjeometrik. Trup konik (piramidal). Vëllimi i trupit.
6. përmb. Grup njerëzish, që kanë punënjëjtë a detyrëpërbashkët dhepërbëjnë një kolektiv, një administratë, një institucion etj. Trupi diplomatik (dipl.) përfaqësuesit e shtetevehuajaakredituar në një shtet. Trupi gjykues (drejt.) kryetari i gjyqitbashku me anëtarët. Trupi mësimor (pedagogjik) tërësia e arsimtarëve të një shkolle, të një fakulteti etj. Trupi mjekësor mjekët.
7. Kërcu. U ul në një trup dhe nisiflasë.
8. fig. Fanellë leshi (pambuku) që që vishetmish; gjokshar. Mbante trup leshi edhe në mes të korrikut.
Sin.: qenie, send, lëndë, organizëm, shtat, kurm, trupth, bojë, japi, trupak, trupës, trung, cung, kërcu, skelet, shtatfanellë, gjokshar.
Dola nga *rrobat e trupit. M’u drodh *këmisha (në trup, në shtat). Hahet me *rrobat e trupit (dikush) keq. Më ha trupi (për punë) nuk rri dot ndenjur, duagjej diçka për të punuar, jam mësuar me punë e s’më rrihet në një vend; hanë duart. Janë dy trupa e një shpirt duhen shumë njëri me tjetrin, nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri; janë dy kufoma e një shpirt. Lëshon trup (dikush) rritet, zgjatet mjaft; hedh (lëshon) shtat. S’mban (gjë) në trup (dikush) është i hapur, është i çiltër, nuk mbanfshehta, është i sinqertë. E mban mbi trup (diçka) i bie përsipër një barrë e rëndë, rëndon diçka mbi të; e ka e ngarkesëtepërt, që i sjell vështirësi a pengesa; e mban mbi supe; e ka mbi shpatulla. M’u ngjeth (m’u rrëqeth) trupi (shtati) u shqetësova shumë, u trondita; m’u ngjeth (m’u drodh) mishi. M’u ngjit *këmisha pas trupit (në trup). S’i ngjitej *leckëtrup (dikujt). Trupi *boçkë e mendja lomçkë mospërf. Trup i huaj dikush a diçka që nuk pajtohet me mjedisin ku është dhepengon punën ose zhvillimin e përgjithshëm; mish i huaj. Trupi (shtati) pyll e mendja fyell shumë i zhvilluar nga trupi, por i lehtë nga mendja; i rritur, por i papjekur; ka marrë sokakun (dikush). Me trup e me zemër i tëri, plotësisht; me të gjitha energjitë, pa u kursyer; me gjithë shpirt (zemër).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.