Fjalori

Rezultate në përkufizime për “jamulli”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BATANIJE

BATANÍJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Mbulesë e hollë prej leshi a prej pambuku, e ngjeshur dhe me push, zakonisht me ngjyra e me zbukurime, që përdoret për t'u mbuluar; kuvertë, jamulli. Batanije leshi (pambuku). Shtroj (hedh) batanijen. Mbulohem (fle) me batanije. Mbështjell me batanije. I hodhi përsipër batanijen.
Sin.: kuvertë, jamulli, plaf, balcë.

BELCË

BÉLC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Qilim i trashë me thekëgjatashtrohet zakonisht pranë vatrës; plaf, çull. Belcë e bardhë. Thekët e belcës. Shtroj belcën. Mbuloj me belcë.
Sin.: plaf, çull, përkavë, kuvertë, jamulli.

JAMBOLLË

JAMBÓLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT krahin. Jamulli.

JAMULLI

JAMULLÍ,~A f. sh. ~, ~TË krahin. Mbulesë e leshtë e punuarvegjë, flokëse; batanije me push e me thekë. Jamulli e butë (e gjerë). Mbulohem me jamulli.
Sin.: jambolle, flokëse, havli me rrupca, pajacë, përkavë, velenxë.

VELENXË
ÇEBE

ÇÉB/E,~JA f. sh. ~E, ~ET krahin. Jamulli, batanije. U mbështolla disi me të dy çebet. Ty s’të takon çebja. Të burgosurve u jepnin nga dy çebevjetra.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.