Fjalori

Rezultate në përkufizime për “jakuce”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

JAKUCE

JAKÚC/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Veshje e sipërme burrasharrin deri në bel, me mëngëshkurtra dhe me jakë me thekë, që punohet me lesh deleje ose me lesh deleje e dhiebashku; thekore. Jakuce e zezë (e bardhë). Jakuce me xhufka. Thekët e jakuces.
Sin.: lurkë, thekore, kajuke, kaçarret, kaporane.

KAJUKE

KAJÚK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET tekst. Veshje e sipërme prej zhguni për burra me mëngëshkurtra dhe me jakëhedhur pas shpine; jakuce. Jakët e kajukes.

KAPUÇ

KAPÚÇ,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Kapë a kësulë pa strehë, zakonisht e thurur me fije leshi, që mbahetdimër për t’u mbrojtur ngaftohtët. Vuri (veshi) kapuçin.
2. Qeleshe. Kapuç i bardhë.
3. Kësulë e qepurjakën e një mushamaje, të një gune etj., që shërben për të mbrojtur kokën nga shiu, nga era etj. Ngriti (vuri) kapuçin, sepse filloi shiu.
4. Mbulesë e diçkajetrajtën e kësulës. Kapuçi i cigares.
5. Pupagjel, pufkë.
Sin.: qeleshe, jakëz, jakuce, pupagjel, pufkë.
I është bërë kapuç me *hi (dikujt).doli kapuçmëngë (diçka) s’më vajti mbarë; më dështoi një punë, se s’qe menduar mirë; më doli tjetër për tjetër; doli ndryshe nga sa e prisja;doli gorricë (diçka). Më ka ikur kapuçi (plisi) *përmbas. E kam *lulekapuç (dikë). I lutem me kapuçdorë (dikujt) i lutem shumë; i bëhem qen e mace; i puth këmbët; i puth bythën përb. vulg. E vuri kapuçin në një *anë (dikush).

KAÇARRET

KAÇARRÉT,~I m. sh. ~A, ~AT Jakuce, thekore. Veshi kaçarretin.

LURKË

LURK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Dele me lesh gjatë e të ashpër, leshgjatë.
2. Jakuce, veshje e sipërme leshi për burra. Lurka e bariut. Me lurkë mbi krahë. Veshi lurkën.
Sin.: dele, jakuce, thekore.

THEKORE

THEKÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Qilim, bërruc a veshje tjetër me thekë. Shtroi thekoren. U mbulua me thekore. Veshi thekoren.
Sin.: jakuce, kaçarret, kajuke, flokje, lurkë.

VARDHAKUR

VARDHAKÚR,~I m. sh. ~E, ~E etnogr. 1. Lloj veshjeje mbi jelek, me mëngërremembërthyera prapa.
2. Jakuce.
Sin.: kaçarret, kajuke, flokje, lurkë, thekore.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.