Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTIIZRAELÍT,~E mb. Që nuk i do a që është kundër izraelitëve dhe kundër Izraelit; që është kundër gjuhës, kundër historisë e kundër kulturës izraelite; kundërizraelit; antiçifut. Veprim antiizraelit. Ideologji antiizraelite. Propagandë antiizraelite. Fryma antiizraelite.
✱Sin.: kundërizraelit, kundërhebraik, antihebraik, kundërçifut, antiçifut.
ANTIIZRAELÍT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që nuk i do a që është kundër izraelitëve dhe kundër Izraelit; ai që është kundër gjuhës, kundër historisë e kundër kulturës izraelite; kundërizraelit; antiçifut, antihebraik. Antiizraelit i përbetuar. Debat me një antiizraelit.
✱Sin.: kundërizraelit, kundërhebraik, antihebraik, kundërçifut, antiçifut.
ANTIIZRAELÍT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që nuk i do a që është kundër izraelitëve dhe kundër Izraelit; ajo që është kundër gjuhës, kundër historisë e kundër kulturës izraelite; kundërizraelite; antiçifute, antihebraike. Diskutoi një antiizraelite. Veprimtaria e një antiizraeliteje.
✱Sin.: kundërizraelite, kundërhebraike, antihebraike, kundërçifute, antiçifute.
IZRAELIÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Izraelite. Projektin e drejton një izraeliane.
IZRAELÍT,~E mb. Që ka të bëjë me Izraelin ose me izraelitët që është karakteristik për Izraelin ose për izraelitët, i Izraelit ose i izraelitëve, që është krijuar nga izraelitët. Popullsia izraelite. Komuniteti izraelit në Amerikë. Qytetet izraelite. Veshje izraelite. Kultura izraelite. Me origjinë izraelite.
✱Sin.: çifut, hebre, izraelian.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë