Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
EMETÚES,~E mb. 1. Që përhap, që hedh në qarkullim (monedhën, rreze, valë etj.); që emeton. Autoriteti emetues i monedhës kombëtare. Izotope emetuese gama. Koha si diskurs emetues në roman.
2. si em. Ai që hedh në qarkullim (rreze, valë etj.). Televizioni është një emetues i tipit informativ të përgjithshëm. Emetuesit me infra të kuqe. Djegie nga emetuesit.
✱Sin.: lëshues, çlirues, prodhues.
GJURMÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që gjurmon dikë a diçka; ai që shkon pas gjurmëve të dikujt a të diçkaje, për ta zënë ose për ta asgjësuar; usht. ushtar zbulues i përgatitur, që i njeh mirë gjurmët dhe ndjek pas tyre armiqtë. Gjurmuesit e kufirit. Togë gjurmuesish.
2. Ai që bën kërkime për diçka në një fushë të dijes, kërkues; ai që përpiqet të zbulojë diçka sipas disa shenjave. Gjurmues i fjalës së rrallë. Gjurmues i mineraleve të dobishme.
3. fiz. Atom gjurmues. Gjurmuesi Izotopi C-14 studion proceset biologjike dhe datimin e materialeve organike.
HIDROGJÉN,~I m., kim. 1. Element i lehtë kimik, zakonisht në trajtën e një gazi, pa ngjyrë, pa erë e pa shije, i cili, kur bashkohet me oksigjenin, formon ujin. (shkurt. H. Atomi i hidrogjenit. Djegia e hidrogjenit. Vetitë fizike dhe kimike të hidrogjenit.
2. Pjesë e emërtimeve të pathjeshta që lidhen me hidrogjenin dhe funksionet e këtij elementi kimik. Bombë me hidrogjen bombë me fuqi shkatërruese të jashtëzakonshme si pasojë e çlirimit të energjisë atomike. Hidrogjen i lëngët hidrogjen i kthyer në lëng nëpërmjet procesit të ftohjes. Hidrogjen i rëndë një nga dy izotopet e qëndrueshme të hidrogjenit; deuter.
IZOTÓP,~I m. sh. ~E, ~ET spec. Lloj atomi i një elementi kimik, me bërthamë të njëllojtë me atomet e tjera të këtij elementi, por që dallohet prej tyre nga masa atomike; trup i thjeshtë i të njëjtit rend me një trup tjetër në tabelën e elementeve kimike, po që dallohet prej tij nga masa e ndryshme atomike. Izotope të ndryshme (radioaktive). Izotopet e uranit (e oksigjenit, e hidrogjenit). Vetitë e izotopeve. Përdorimi i izotopeve. Godas (tumorin) me izotope.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë