Fjalori

Rezultate në përkufizime për “iso”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AVAZ

AVÁZ,~I m. sh. ~E, ~ET bised. 1. Melodi, këngë; motiv i një kënge ose i një pjese muzikore. Avaz i bukur. Avaz fyelli. Ia marr (ia them, i bie) një avazi.
2. fig. Diçkapërsëritetmënyrënjëjtë, diçkaështë bërë zakon; diçka e mërzitshme dhe e padëshirueshme, ngaqë përsëritet gjithnjë. Avazi i vjetër (i moçëm, i mëparshëm, i parë). Avazi i përditshëm. Të njëjtin avaz. Po ky (ai) avaz. Filloi avazin. S’di tjetër avaz. Lëri avazet.
3. fig. Diçka e padëshirueshmedel në një punë a në një çështje, diçka e mërzitshme, që të shqetëson a të bezdis. Ka avaze ajo punë. Hap avaze. Dalin avaze. Fillojnë avazet. I nxjerr avaze dikujt.
4. keq. Ves i keq e i dëmshëm, zakon i keq i dikujt; tipar i keqkarakterin e një njeriu që e shfaq shpesh. Njeri me avaze. S’i ka lënë (s’i harron) avazet e vjetra. Hoqi dorë (filloi përsëri) nga avazet e vjetra.
Sin.: ves, huq, zakon, e metë, dobësi, kokëçarje, shqetësim, mërzi, merak, bezdi, telash, ngatërresë.
Avazi i Mukës diçka e vjetërështë thënë e stërthënë, diçkacilës i ka kaluar koha; diçka e njohur, që është përsëritur vazhdimisht sa është bërë e mërzitshme; avaz i vjetër; kënga e Mukës. Avazi i parë kërkesë, pretendim a bisedëështë bërë një herë e tani përsëritet; diçkaështë thënëparë; i njëjti avaz. Avaz i vjetër kërkesë, pretendim a bisedëështë bërë edhe shumë kohëparë; diçkaështë bërë zakon, që është përsëritur shpesh e që njihet mirë; avazi i Mukës; këngë e vjetër; kënga e Mukës. I bie një (po atij) avazi (dikush) keq. përsëritnjëjtën gjë, thotë po ato fjalë; vepron në të njëjtën mënyrë; mban një avaz; i bie fyellit në një vrimë; i bie po atij teli; bathë, bathë po një kokërr (një koqe) iron. Dolën avaze u krijuan vështirësi e ngatërresareja a shqetësimepaparashikuara. S’di tjetër avaz (dikush) të njëjtën kërkesë, pretendim a bisedë përsërit vazhdimisht; i bie një (po atij) avazi; një avaz di; s’di këngë tjetër. Filloi avazin (dikush) nisipërsëritënjëjtën kërkesë, pretendim a bisedë, që e ka bërë edheparë. Filloi avazet (dikush) nisibëjë naze a të kërkojënjëjtat gjëra zakonishtpaarsyeshme. Hap (nxjerr) avaze (dikush a diçka) krijon probleme e shqetësime; të futngatërresa e vështirësireja; nxjerr kokëçarje; hap punë. Kërcen (i hedh këmbët) sipas avazit (të dikujt) keq. shih i shkon (i vete) pas avazit (dikujt). Një avaz di (dikush) shih s’di tjetër avaz (dikush). I mban avazin (dikujt) i shkon pas qejfit, vepron sipas dëshirave e porosivedikujt, i plotëson çdo kërkesë e dëshirë; ia duron huqet; i shkon (i vete) pas avazit; kërcen (hedh këmbët) siç bie daullja (sipas daulles); i mban ison (i bën iso); i shkon pas bishtit; i kreh bishtin; shkon pas qerres (së dikujt). E mban avaz (diçka) e përmend vazhdimisht, e përsërit shumë herë diçka. Mban një avaz (dikush) keq. shih i bie një (po atij) avazi (dikush) keq. I njëjti avaz kërkesë, pretendim a bisedë e përsëritur vazhdimisht nga dikush; avazi i parë. I shkon (i vete) pas avazit (dikujt) bën siç do ai, i plotëson çdo dëshirë dhe ia duron huqet; i mban avazin; njëri ia thotë e tjetri ia pret; i bie daulles2 (së dikujt) keq.; i mban ison (i bën iso); i këndon aleluja keq.; i mban bishtin (i shkon pas bishtit); shkon pas qerres (së dikujt). Tjetër avaz (ky)! krejt ndryshe ky; ç’them unë e ç’thotë ky!

BËJ

/J vep., ~RA, ~RË 1. kal. Përgatit, prodhoj diçka, duke përpunuar një lëndë; ngre a ndërtoj diçka, duke përdorur sendetjera, pjesëndryshme etj.; gatit diçka me punë, me duart e mia ose duke përdorur një vegël, një makinë a një mjet tjetër; kund. zhbëj. Bëj bukë (gjellë, një ëmbëlsirë). Bëj drekën (darkën). Bëj tjegulla (tulla). Bëj gëlqere (qymyr). Bëri raki (verë, birrë). Bën çimento (letër, sheqer). Bën pëlhurë (qilima). Bën këpucë. Bëj çorape. Bën folenë (zogu). Bëj mur. Bëri një qerre (një tryezë). Bëj një fyell. Bënë shtëpi. Bëj një zjarr. Qyshfillim duhet t'i bënim disa gjëra dhe të zhbënim disatjera. Bëj atë që duhet, mos vështro se ç’thuhet. (fj. u.).
2. kal. Krijoj një vepër arti, një vepër shkencore etj.; hartoj, shkruaj, përpiloj. Bëj një vjershë (një këngë). Bëj një roman (një tregim, një dramë, një hartim, një letër, një raport). Bëj një fjalor (një studim). Bëj një vizatim (një pikturë, një karikaturë, një portret). Bëj një monument (një statujë). Bëj një film. Bëj programin. Bëj një plan.
3. kal. Merrem me diçka, kryej një punë a një veprim, veproj; zhvilloj një veprimtaricaktuar politike, ekonomike, kulturore, sportive etj.; zgjidh një çështje, plotësoj një detyrë; kryej; punoj, realizoj. Bëj punë. Bëj detyrën. Bëj rojë. Bëj mësim. Bëj gjimnastikë (stërvitje, ndeshje). Bëj operacion. Bëj kërkime (studime, eksperimente). Bënte tregti. Bënte kontrabandë. Bëri pazarin. Bëj një problem (një ushtrim). Bën xhiro (fin.) shet mallin a qarkullon paratë. Mirë e bëre. - Ç'po bën? S'bën asgjë. Bëj shumë për dikë. Bëjpamundurën. Bëj çmos. Ka (mbetet) shumë për të bërë. - Ç'bën këtu? - S'ke ç'bën! - Ç'do të bësh nesër? Duhet bërë diçka. S'bën gjë pa pyetur. S'bën gjë tjetër veç... Ç'thotë, bën. - Mendohu mirë, pa bëje. Bën zakonin. Me të parë e me të bërë si të vijë puna, si të shohim kur t'i vijë koha, shohim njëherë e pastaj veprojmë. Me të thënë e me të bërë veproj menjëherë, pa u vonuar. Bëj atë që duhet, mos vështro se ç'thuhet (fj.u.).
4. kal. Hap një vrimë, një gropë etj., çel (duke gërmuar a duke mihur dheun etj.); çaj. Bëj një hendek (një kanal, një llogore, një transhe). Bënë themelet. Bëj gropa. Bënë një vrimë (një pus, një tunel). Bëj qilizmë. Bëj një vijë uji. Bëjnë rrugë. E bëjngushtë (të thellë).
5. kal. Organizoj e zhvilloj diçka; marr pjesë në një ngjarje, në një veprimtari a në një punë. Bëj dasmë (festë). Bënë mbledhje. Bëjnë gara. Bënë një kongres (një konferencë). Bënë grevë (demonstratë). Bëjnë komplote (intriga). Bën manovra. Bëri gjyq. Bëri luftë.
6. fig., kal. Ngre, kurdis, vë; i punoj diçka. I bëri pritë (pusi, një grackë). I bëri një lojë (një marifet, një rreng). I bëri hile. Ia bëri me të pabesë. Ia bëri me qëllim (enkas, kastile, për inat). - Mirë ia bëre! - Ta bën prapa krahëve.
7. kal. Lyej diçka me një lëndë; zë diçka me një lëndë; fëlliq, përlyej me diçka, ndot, ndyj. Bëj murin me gëlqere. Bëj këpucët me bojë. Bëj plasat me allçi (me baltë). Bëj bukën me gjalpë. Bëj plagën me jod. Bëj me ilaç. Bëri buzët me të kuq. Bëj me pudër. E bëri me njolla (me pluhur). Bëj mjekrën me shkumë sapuni. I bëri duart me blozë. Bëri flokët me këna. I bëri duart me gjak.
8. kal. Veproj mbi një njeri, mbi një kafshë a mbi një send, duke i lënë një shenjë, një gjurmë, një mbresë etj. I bëri një plagë (një xhungë). I bëj një shenjëkrah (në kurriz). I bëj një të çarë. Bën vijë. Bëj një vijë me laps. I bëj një kllapë drurit. Më bën përshtypje.
9. kal. Kryej një lëvizje; lëviz, zhvendosem në një drejtim, eci drejt një pike, ia mbaj nga... Bëj një lëvizje. Bëj prapa (përpara, djathtas, majtas, anash). Bëj mënjanë (më tutje). Bëj dy hapa. Bëj një rrotullim (një kërcim, një fluturim). Bëj tatëpjetë (nga dera, drejt shtëpisë). Treni bëri përpara. - Nga bëri? Bëj shenjë me dorë. Ia bëj me gisht (me kokë).
10. kal. I nënshtrohem një veprimi; kryej diçkalidhet me mua, duke iu nënshtruar një veprimi a një procesi; veproj mbi dikë për diçka, ia nënshtroj dikë një veprimi; përpiqemndikoj mbi dikë. Bëj banjë (dush). Bëj gargarë. Bëj një fotografi. I bëj një fotografi. Bëj radioskopi. Bëj banja dielli. Bëj rreze (mjek.). I bëj masazh. I bënë tortura e torturuan. I bën lajka. I bëri kërcënime e kërcënoi. I bëj agjitacion. Bëj punë bindëse me njerëzit.
11. kal. I sjell dikujt një pasojë, i shkaktoj diçka; jam shkaktar për diçka, jam shkaku a burimi i një pasoje. I bëri një të mirë (një të keqe). I bërizezën. I bëri një padrejtësi. I bën dëm e dëmton. I bën dobi. Të bën kaps. Më bën mirë (keq). Bënë masakra (kërdinë). Bënë zhurmë (shamatë, rrëmujë). E bërilumtur. E bëri me inat (më qejf). E bëri me nerva e nevrikosi. E bëri me turp. - Ai ma bëri këtë! - Çfarë i bënë? - Ç'të bën kjo? S'të bën asgjë. - Çfarë po të bëj? -bëni ç'të doni! Bën masë (kontakt) (elektr.).
12. kal. E detyroj ose e nxit dikëkryejë një punë a një veprim; jam shkaku që... (me një foljemënyrën lidhore). E bëriflasë (të thotë, të bërtasë, të heshtë, të qajë, të qeshë, të inatoset, të mërzitet). E bëjmendohet (të besojë). E bëjlexojë (të mësojë, të punojë, të vijë). E bënrritet (të zhvillohet). E bëjpërparojë (të ecë, të ngrihet). E bëjfluturojë. E bëndërsijë.
13. bised., kal. Pajis me diçka, i jap a i sjell diçka, i siguroj që të ketë diçka, i gjej, i rregulloj. E bënë me shtëpi. E bëri me shkollë (me zanat). E bëri me orë (me biçikletë). I bëri një nuse.
14. kal. I jap dikujt një detyrë, një gradë a një titull, e emëroj, e caktoj në një punë; e quaj, e trajtoj, e paraqit ose e vlerësoj; e marr për... E bëj minator djalin. E bënë kryetar (drejtor, përgjegjës, brigadier). E bëj mik (shok). E bëj timin. E bëj si të shtëpisë. E bëri dhëndër (bir në shpirt). E bëri nënë. E bën vetenzgjuar. Të bën për budalla. E bëjnëmarrë. E bëri (për) qorr. E bënë për të vdekur e quajtën, e kujtuan për të vdekur.
15. kal. E kthej në një gjendje tjetër, e shndërroj; jap një cilësi, një veti a një pamjecaktuar, i jap cilësitë a tiparet e dikujt a të diçkaje tjetër; e paraqit diçka si dua unë a si mendoj unë, duke e ndryshuar. E bëjbutë (të fortë). E bëjlehtë e lehtësoj. E bëjbardhë (të zi, të verdhë). E bëjgjatë e zgjat. E bëjgjerë e zgjeroj. E bëjshkurtër e shkurtoj. E bëjmadh e zmadhoj. E bëjvogël e zvogëloj. E bëjlëmuar (të rrumbullakët). E bëj pjellor. E bëjshkathët. E bën qesharak. E bëj qumështin kos (djathë). E bën ujin akull. E bëj mishin qofte. I bëri paratë mall. I bëj qepët varg. I bëj flokët gërsheta. Ia bëri kokën tullë (rrikë) e qethi shumë shkurt. E bëj fillin lëmsh. E bëj zyrë. E bëj shtëpi banimi. E bëri koloni. E bënë rob. Ky kostumbën të ri. E bëri zakon (ves). E bëri çështje (problem). E bëri mishmash. E bëri monopol e monopolizoi. E bëj flamur e kthej në një simbol. E bëri histori (legjendë) e mori nëpër gojë. E bëri rrëmujë (han, pazar). E bëri lesh e li e pështjelloi, e ngatërroi. E bëri shesh. E bëri gardh e ktheu në një pengesë. E bëri rrafsh (lëmë, lëndinë, bar) e shkatërroi krejt. E bëri thërrime (pluhur, përshesh). E bëri pulë (qengj) e zbuti, e urtësoi, e shtroi, e nënshtroi. Ia bëjlehtë ia lehtësoj; ia paraqitlehtë. Ia bërimbaruar ia paraqit si të mbaruar një punë. E bën buall diçka e fryn tepër. Ia bëri jetën pus (skëterrë, varr) ia bëri jetën shumërëndë, ia nxiu jetën. E bëri ditë e ndriçoi shumë. E bëri natë e errësoi shumë. Bëje ç'të duash!
16. jokal. Pjell, lind; vet. v. III jep prodhim, prodhon, lëshon, nxjerr. Ka bërë dy fëmijë. Bëri vajzë (djalë). Bëri binjakë. Djali ynë sorkadh shullëri, / Lum nëneja që e bëri! (folk.). Bëri viç (lopa). Bëri dy qengja (delja). Bën vezë (pula). Bën qumësht. Bën mjaltë. Bën grurë (ara). Bën farë (kokrra, gjethe, lule, rrënjë). Bën shumë (pak). Sivjet bënë mollët (ullinjtë, qershitë...) prodhuan shumë. S'bëjnë dardhatshënëndre. (fj. u.).
17. kal., vet. v. III Nxjerr nga vetja, lëshon, jep; jashtëqit. Ullinjtë bëjnë vaj. Bën djersë (lëkura). Bën qelb (plaga). Më bëjnë lot sytë. Bën tym. Bën erë. Bën dritë (xixa, hije). Bën bajga. Bën ujët (nevojën).
18. edhe jokal., kryes. v. III Nxjerr një zë a një tingull, bën një zhurmëcaktuar. Bën mu (lopa). Bën ciu (zogu). Bën be (delja). Bën mjau (macja). Bën guga gugat. Bën çak (bam, plluq). Bëri hi-hi-hi. Bëri oh! Më bën veshi piu. Bën si gjel (si mace, si qen). Bëri çak pushka nuk shkrepi.
19. kal. Nxjerr me punë a me një mënyrë tjetër, siguroj; fitoj. Bëri para (pasuri). E bëjmë bukën vetë. E bëri misrin për gjithë vitin. I bënë drutë për dimër.
20. bised., kal. Shpreh me fjalë, them; përgjigjem. Bën amin (përçm.) pranon pa kundërshtuar, pajtohet me dikë e i shkon pas avazit.
21. bised., kal. I paraqit a i parashtroj dikujt një kërkesë, një lutje etj.; i dërgoj, i jap, i drejtoj. I bëj lutje (kërkesë). I bëj një ftesë. I bëj një urim. I bëj një pyetje. I bëj një letër (një telegram). I bëj një raport. I bëjfala. Bëj thirrje. Bën urdhër i jep urdhër dikujt.
22. bised., kal. Përgatit duke peshuar a duke i ndarë dhe ia jap dikujt; ndaj. I bëj dy kile mollë (patate, djathë). I bëj dy metra basmë (stof). I bëj pjesë dikujt i ndajvete e i jap pjesën që i takon. I bëj një akullore (një konjak, një ëmbëlsirë). E bëridysh (më katërsh, në pesë copa).
23. edhe jokal. Jam i zoti ose i aftëkryej një punë, kam mundësikryej një detyrë a të zhvilloj një veprimtari; ia dal mbanë, ia arrij, jamgjendjepërballoj diçka. E bëj këtë punë. Bën çdo gjë. Nuk e bëri dot. E bëj vetë (me forcat e mia). E bëri mirë e shpejt. Bëj edhe pa të. Bëj edhe pa ngrënë. S'bën njëri pa tjetrin. S'bën dot pa syze. - Ti qofsh si bën!
24. zakon. me moh., jokal. Ështëgjendjepunojë, të veprojë a të lëvizë, punon (për organetrupitnjeriut); kam fuqi, vullnet a dëshirëkryej një veprim (edhe fig.). S'më bëjnë sytë. S'i bën koka.
25. kal. Përshkoj një rrugë a një vend, kaloj një hapësirë; udhëtoj me një mjet; kryej një punë a një lëvizje (në një masë ose në një numërcaktuar). Bëj një rrugë. Bëj gjysmën e rrugës. E bëjkëmbë (me tren, me biçikletë). Bën pesëdhjetë kilometra në orë. Bën dyqind rrotullimeminutë. Bën katër rrugëditë. Bëjnë udhë lopët, shkon edhe ai. (fj. u.).
26. kal. Kaloj një kohë (disa ditë, disa muaj etj.); mbush a plotësoj një kohë; kaloj. Bëj pushimetplazh. Bëj lejen. Bëri dyzet vjet. Po bën motin. Bëra dy orë që kam ardhur. Bëri ca kohë. Bëri dy muajfshat. Bëj dy orë mësim. Bëj një jetërregullt. S'e ka bërë muajin. - Bëfshi natën e mirë! (ur.).
27. bised., kal. Kryej një detyrë a një punë në një kohëcaktuar; e përfundoj një punë; ndjek, vijoj; mësoj. Ka bërë shkollë. Studimet i ka bërëUniversitetin e Tiranës. Bëj klasën e parë (vitin e fundit). Bëra një kurs kualifikimi. Bëj praktikën (stazhin). Bëj ushtrinë. Bëri kurbetin. Bëj gjuhë (gjeografi, letërsi...).
28. kal. Formoj diçka me një tjetër a me të tjerë, krijoj një të tërë; vet. v. III përbën a jep një të tërë; del si përfundim, është baras. Bën një të tërë. Bënë një shoqëri. Bëjnë shumicën. Bën rrokje. Njëqind centimetra bëjnë një metër. Njëqind kilogramë bëjnë një kuintal. Shtatë ngjyrat kryesore bëjnë ylberin. Dy dhe dy bëjnë katër.
29. kal., vet. v. III Merr një trajtë tjetër, formon duke u ndryshuar. Bën kthesë (rruga). Bën bërryl (lumi). Bën hark (muri). Bën lak. Bën dredha. Bën rrudha (pala). Bën xhep. E bën numrin shumës (gjininë femërore...). (gjuh.).
30. kal. Merrem vesh a lidhem me dikë për të kryer një punë, lidh; vendosbashku me dikë për të bërë diçka, vendos. Bënë marrëveshje. Bëri kontratë. Bëri paqe. Bëj miqësi (krushqi). S'bëj pazarllëk. E kemi bërë të nisemi nesër. E bënë me besa-besë lidhën besë. Bëri benë.
31. edhe jokal. Sillem a veproj në një mënyrëcaktuar. Bëj si më thotë zemra. Bëj si më urdhërojnë. Bëj si të duash. Bën me kokën e tij (sipas kokës). E bëri me (pa) dashje. - Si t'ia bëjmë? Bën si në shtëpinë e vet. Bën si fëmijë (si i marrë). Bëj si mik. - Mirë e bëre! Bën mirëvish. S'bëri keqerdhi. - Ç'të bësh! S'ke bërë mirë. - Bëj si të bësh! S'di ç'bën. Nuk bën ashtu! nuk është mirësillesh ashtu! Bën sikur...shtiret, vepron sikur... - Ç'do të bësh me djalin? - Ç'do t'i bësh djalit? si do të veprosh me djalin? - Ç'do të bësh me syzet? - Ç'do t'i bësh syzet? si do të veprosh me syzet? - Si t'ia bëj hallit?
32. fig., kal. Kryej një veprimzakonisht lidhet me karakterin, me sjelljen, me qëndrimin e me botëkuptimin e njeriut etj. Bëri trimëri (heroizëm). Bëj sakrifica. Bën mrekulli. Bëri marrëzi. Bëri faj (krim). Bënte turpe. Bëri një budallallëk (një proçkë). Bëri një dredhi. Bënte palaçollëqe. Bëj shaka. Bënte aventura. S'bën lëshime (hatëre, dallavere, hile). Bënënëntëdhjetenëntat bënëgjithakëqijat. Bën numra (bised.).
33. kal. përgatit diçka dikush e ma jep; porosit dikush diçka për mua; kryen një punë për mua, më mbaron një punë. Bëj një palë rroba (një kostum, një pallto) te rrobaqepësi. Bëj një palë këpucë (te këpucari). Bëri flokët u dha formë flokëve te floktari (për gratë).
34. bised., jokal., vet. v. III Kushton, vlen; hynpunë për diçka, përdoret për diçka; është i përshtatshëm a i vlefshëm. - Sa bën? - Sa para bën? Bënte shtrenjtë (lirë). Bën njëqind lekë. S'bën asgjë. Nuk bën për zyrë. S'bën për të fjetur. Nuk bën për pantallona ky stof. Ky miell bën për petë. S'bënte ai për atë vajzë.
35. jokal., vet. v. III Është mirë, është e lejueshme, lejohet. - A bënhyj? - A bën ta di? - S'bën kështu! Bën, s'bën... - S'bën ta thuash! - Pse s'bën?
36. jokal., vet. v. III nxë, më vjen sipas masës (për rrobat, këpucët etj.). bëjnë këpucët (rrobat). S'më bën kapela. S'më bën unaza. S'i bën çelësi kësaj brave. S'i bën kapaku. S'i bën tapa. Ky xham s'i bën.
37. vet.v. III Ka, është (për kohën, për kushtet atmosferike ose të mjedisit); mban një mot i caktuar. Bën ftohtë (nxehtë, vapë). Bën ngricë (acar, ciknë). Bënftohtë i madh. Bën butë. Bën thatësirë (lagështi, mjegull, ufëm). Bën erë (furtunë). Bën kohë e mirë (e keqe). Bën diell. Ka bërë dimër. Bën det ka shumë dallgë, ka shtrëngatë në det.
38. kal. Përdoretbashku me emra (kryesisht prejfoljorë) ose me fjalëtjera dhe formon togjeqëndrueshmekanëpërgjithësi kuptimin e foljeve me të cilat lidhen pjesët e dytakëtyre togjeve. Bëj barazim barazoj. Bënë bastisje bastisën. Bëj be betohem. Bëj çudi çuditem. Bën dashuri dashuron; dashurohet. Bëri deklaratë deklaroi. Bën dritë ndriçon. Bëj durim duroj. Bëj klasifikimin klasifikoj. Bëj krahasimin krahasoj. Bëj krasitje krasit. Bëj kursim kursej. Bëj lajmërimin lajmëroj. Bëj lidhje lidh. Bëj llogari llogarit. Bëj marshim marshoj. Bëj matje mat. Bëj ndreqje ndreq. Bëj ndryshime ndryshoj. Bëj not notoj. Bëj paralajmërim paralajmëroj. Bëj përpjekje përpiqem. Bëj plaçkë plaçkit. Bëj plehërimin plehëroj. Bëj një premtim premtoj. Bëj pritje pres. Bëj qitje qit. Bëj shëtitje shëtit. Bëj shitje shes. Bëj shkelje shkel. Bëj ujitjen ujit. Bëj vëzhgime vëzhgoj. Bëj vrojtim vrojtoj. I bën dredha i dredhon. I bënë gjyqin e gjykuan. I bëj nder e nderoj. Ia bëj ngarkim ia ngarkoj. I bëj qëndresë i qëndroj. I bëj stivë i stivoj. I bëj shërbim i shërbej. Bëj përpara përparoj. Bëj pastrimin pastroj. Bëj bashkë (tok) bashkoj. Bëj gati gatit. Bëj palë palos. Bëj rrafsh rrafshoj. Bëj shesh sheshoj. E bëjnjohur (të ditur) njoftoj.
39. Përdoret si folje gjysmëndihmësebashku me një folje tjetër, me kuptimetnis, zë, filloj, marr të...; përpiqem, matem”. Bëjngrihem. Bëjdal. Bëjflas. Bëjmarr. Bëj ta kap (ta zë).
Sin.: arrij, caktoj, çaj, çel, dal, detyroj, dërgoj, drejtoj, emëroj, fëlliq, filloj, fitoj, formon, gatit, gjej, hartoj, heq, jep, jashtëqit, ka, kaloj, krijoj, kryej, kthej, kurdis, kushton, lejohet, lëshon, lëviz, lidh, lind, lyej, marr, matem, mban, mbaroj, mbush, merrem, mësoj, ndaj, ndërtoj, ndjek, ndot, ndyj, ngre, nis, nxë, nxit, nxjerr, organizoj, pajis, paraqit, parashtroj, përdoret, përfundoj, përgatit, përgjigjem, përlyej, përpiloj, përpiqem, përshkoj, pjell, plotësoj, pranohet, prodhon, punoj, qep, qit, quaj, realizoj, rregulloj, siguroj, sillem, sjell, shitet, shkakton, shkon, shkruaj, shndërroj, shpik, trajtoj, them, udhëtoj, vendos, veproj, vete, vë, vij, vijoj, vlen, vlerësoj, zë, zgjidh, ziej, zhvendosem, zhvilloj.
*Aq më bën! E bëri *akull (dikush). E bëj *alarm (diçka) libr. I bëj *autopsinë (dikujt a diçkaje) libr. Bën *baltë (dikush) tall. S’të bën *baltë (diçka). I bëj *ballë (dikujt a diçkaje). Bëri (dha) *ballë (dikush). Ia bëri *bam (dikush). Nuk ia bën *të bardhë (dikujt). Bën *bark. E bëri *barut (diçka). E bëri (e nxori) *batall (dikë). E bëri (e vuri) *batbat (dikë). Bëj *be. Ia kam bërë *benë (dikujt). Bën *beh (dikush a diçka). E bëj *beh (për diçka). Ia bëj *behun (diçkaje). S’ia bëj *beh (dikujt). Ia bëri *bela (dikujt). Bëj si bëj ia dal mbanë në një farë mënyre, përpiqem dhe arrij diçka me ato mjete a mundësikam, ia dal disi; vij rrotull. Bën ç’bën (dhe...) (dikush). 1. Përpiqet sa përpiqet dhe...; merret me diçka sa merret dhe...; vendos më në fund, vepron. 2. Përsërit një veprim herë pas here, një më dy dhe...; sillet nga sillet. Bëj si të bësh rregullohu vetë a bëj sipas kushteve e mundësiveke, përpiqu t’ia dalëshkrye a ta përballosh diçka si të mundesh. Bërë e pa bërë si të jenë, ashtu siç janë, edhe nëse nuk janë bërë. E bëri *bërllok (dikë a diçka). E bëj *bërnut (diçka). E bëri *bërsi (dikë a diçka). I bën *biografinë (dikujt) keq. Bën *bisht (dikush). I bën *bisht (dikujt a diçkaje). Ia bëri *bletë (dikujt). Ia bëri *bof (dikush). Ta bën *borxh (dikush). E bëj *borzilok krahin. E bëri *brashnjë (dikë) krahin. E bëri (i shpëtoi) në *brekë (dikush) përb. vulg. Bëri *bujë (diçka). E bëri *bujë (diçka). Bëj *bukën. I bëj *buzë (diçkaje). E bëri *byk (diçka a dikë). I bën *cepa (dikujt). E bëri *copë (dikë a diçka). Nuk e ka bërë *çak (dikush). S’bëj *çap (për diçka). Bëj *çare vjet. E bëri *çeçe (dikë a diçka). E bëri *çeço (dikë). E bëri *çerekë (dikë a diçka). Ka shkuar për të bërë *çerepë (dikush) mospër. E bëri (e qiti) *çirak (dikë) vjet. Bëj *çmos. E bëri *çorap (diku a diçka). E bëri çorbë (diçka). Bëj *çudi. E bëj *dalje (diçka) shaka. Bëj *dasmë. E bëri *daulle (dikë) përçm. E bëj *def (dikë). I bëj *derman (dikujt a diçkaje). Bëri *detin (për dikë). E bën (e çon, e hedh) *dëm (diçka a dikë). E bëri ditë (diku). S’i ka bërë *ditët (dikush), edhe mospërf. I bën *djepin (dikujt). S’më bën *dora. S’më bëjnë *duart (për diçka). Ia bëj me *dorë (dikujt a diçkaje) iron. Bën *dredha (dikush). I bën *dredha (dikujt a diçkaje). Bën *dritë (dikush). E bëj *dritë (diçka). Bëj *durim. E bëri për *dyshek (dikë). E bëri *dhallë (diçka). Bëri *emër (dikush). Bëri *epokë (dikush a diçka) libr. Bën *ferk (dikush). E bëri *feta (dikë a diçka). E bëri *fërtele (dikë a diçka). Bën *figurë (dikush) libr. Na bëri *finjë (dikush) keq. Bëj *fjalë (për dikë a për diçka). I bëj (i çoj) *fjalë (dikujt). E bëri me *fjalë (dikë). E bëj me *fjalë (me dikë). S’bën *fjalë (dikush). S’e bëj për *fjalë (diçka). E bëj *fli (dikë a diçka). Bën (ngre, gjen, zë) *fole (diçka). Ia bëri *fora (dikush). E ka bërë *fshesë (dikë) mospërf. E bëri *fugë (diçka). Bëri *furtunë (dikush). E bëri *fushë (dikë). E bëri *fyt (diçka). E bëri *gajde (dikë). Bëj *gallatë (me dikë). S’bën *gëk (as gëk, as mëk) (dikush). E bëri *gërshet (diçka). I bëri *glasën (diçkaje). Ia bëri *gogël (dikujt). Ma bëri *gogol (dikë a diçka). S’më bën (s’më vete) *goja. Të bëfsha (të hapsha) *gropën! mallk. Ia bëri (i hapi) *gropën (dikujt). Bëri *gurgulenë (dikush) bised. Bëri *gjak (dikush). E bëri *gjak (diçka). S’e bëri *të gjatë (dikush). S’ia bëri *të gjatë (dikujt). S’e bëri *gjatë (dikush). Si bëri e gjeti (dikush) e pësoi, vetë e kish fajin. *Gjen pa bën (dikush) keq. Bëri *gjëmën (dikush). bëfsha *gjëmën! mallk. bën *gjëmën (dikush). Nuk më bëjnë (nuk më punojnë) *gjunjët. Bën *gjumë (dikush). Bëj *gjyq (me dikë). S’bën *hair (dikush). E bëri *hak (dikush). Bëj *hall. Ia bëri *hallall (dikujt) bised. bëfsha (të ndafsha, të ngrënça) *hallvën! Ia bëri *haram (dikujt) vjet. Bëri *hatanë (dikush). I bëj *hatrin (dikujt). E bëri *hi (e pluhur) (diçka). I bëj *hije (dikujt). Nuk i bën *hije (askujt). Mos na bëj *hije! shak. Ia bëri me *hile (dikujt). E bëri *hirrë (diçka). Ia bëri *hyrje (dikujt) shaka. bised. Ia bëj *hyzmetin (diçkaje). E bëri për *ibret (dikë). I bën *iso (i mban ison) (dikujt) keq. I bëj *jehonë (diçkaje). Bëj *jetë. E bëri *kacek (dikë). E bëri *kalldrëm (diku) përçm. Ia bëri *kalldrëm (dikujt) thjesht. *Kambëj (me dikë). S’më bëjnë *këllqet. Bën *këmbë (dikush). Ka bërë *këmbë (diçka) iron. Nuk më bëjnë *këmbët. Bëri *kiametin (dikush). Ia bëri *koka (dikujt). I ka bërë *kokën (kryet) (dikujt). Bëj *konak (te dikush a diku) vjet. E bëri (e la) *kopan (dikë) bised. Bëri *krah (diçka) iron. E bëj me *krahë (dikë). S’kam bërë *krushqi (me dikë). I ka bërë kryet (*kokën) (dikujt). Bëri *kthesë (dikush) libr. E bëj *kurban (dikë a diçka). I bën (i jep) *lak (dikujt a diçkaje). E bëri *lakër (diçka a dikë). E bëri *lakror (dikë a diçka). Bën *laradashë (dikush). Bën (shkon) *lart (dikush a diçka). E bëri *leckë (rreckë) (dikë). E bëri *legen (dikë). E bëri *legjendë (diçka) libr. E bëri për *lemzë (dikë). E bëri *lepur (dikë). E bëri *lerë (dikë a diçka). E bëri për *lesë (dikë). E bëri *lesh (diku a diçka). E bëri *lëkurë (për në lëkurë) (dikë) bised. E bën *lëmë (dikush). E bëri *lëmë (diçka a diku). Ia bën *lëmë (dikujt). E bëri *lëmsh (diçka). E bëri *lëndinë (diçka). E bëri *lëvere (dikë). E bëri *lëvozhgë (dikë). Bën *ligjin (dikush) keq. E bëri litar (*tërkuzë) (diçka). E bën *livadh (diçka). Bën *lodra (dikush). Bën *lojë (me dikë). Bën (luan) *lojën (e dikujt). E bëri *lolo (dikë). E bëri *lule (dikë). Bëri *llafe (me dikë). E bënë me *llaf. E bëri *lloç (diçka a dikë). E bëri *llum (diçka a dikë). E bëri *të madhe (bërimadhen) (dikush). I ka bërë *magji (dikujt). Bën *majë (diçka). Ia bëj me *majë (dikujt). E bëri (e zuri) *mat (dikë) libr. Bëj *mend. E bëj me *mend (për diçka). U bëfsh një *mëhallë! ur. Bën *mu (diçka). I bëj *naftën (diçkaje) vulg. Bën *namin (dikush). Bën *naze (dikush). I bën *naze (diçkaje). I bëj *nder (dikujt). S’e bën (më) *nëna (dikë). Si e ka bërë (e ka lindur) *nëna. E bëri *nuse (dikë). Bën *njërën (dikush). S’e bëj për *osh (dikë). E bëri *paçavure (dikë a diçka). Ma bëri *pajë (dikë a diçka). E bëri *palaço (dikë). E bëri *palë (dikë a diçka). Bëj *pallë. E bëri *pambuk (dikë). Ia bëri *paq (dikujt). Sa *para bën! E bëj *pasqyrë (diçka). E bëj *pastërma (diçka) tall. E bëri *patështinë krahin. (dikë a diçka). Bëj *pazar (me dikë). Ia bëri *pe (dikujt). E bëri *pelte. bëri *pellg (dikush a diçka). S’të bën për *pesë (dikush). E bëri *pestil (dikë). E bëri *peshk (dikë) bised. Ma bëri (ma la) *peshqesh (dikë a diçka). E bëri *petë (dikë a diçka). Ka bërë (ka çarë) *përpara (dikush). Bën (shkon) *përpjetë (dikush). S’të bën *përse (dikush). S’ia bën dot *përsipër (diçka). E bëri *përshesh (diçka). E bën *përrallë (diçka). Bëj *pjesë. E bëri *pleh (dikë). Shkoi për të bërë *ponica (dikush) iron. Bën (shkon) *poshtë (dikush a diçka). Ka bërë *prapa (dikush). E bëj *problem (diçka) libr. S’bën *prokopi (dikush). Ia bëri *puc (dikujt) krahin. Bëj *qejf. I bën *qejfin (dikujt). E bën *qorr (dikë) keq. bëri *qull (dikush a diçka). I bëj *radhë (dikujt). Sa për të bërë *radhën. E bëri *retra (diçka a dikë). E bëri *rezil (dikë) bised. I ka bërë *rradaken (dikujt). bised. E bëri rreckë (*leckë) (dikë). Ia bëj *rrethin (dikujt a diçkaje). E bëj *rreze (diçka). Bën *rrugë (udhë) (diçka). Ia bëri pa *rrugë (dikujt). Bën (mban) *sehir (dikush) keq. Ia bëri *skëterrë (jetën) (dikujt). bëjnë *sytë. Ma bën me *sy. E bëj me *shëndet (diçka). E bëri *shi (diçka). I bëj *shurrën (diçkaje) përçm. vulg. Bëj *timen (diçka). Bën udhë (*rrugë) (diçka). E bëri *rrugë (udhë) (dikush). E bëri *sallatë (diçka a dikë). I bëj (i jap) *strehë (dikujt). E bëri *sukull (dikë) krahin. Bëri *shamatë (për diçka) vjet. E bëri për *shkalc (dikë). *Shohim e bëjmë. E bëri *shoshë (diçka). E bëri *shportë (diçka). I bën *shteg (dikujt a diçkaje). Ia bëri *shtëllungë (dikujt). Ia bëri *tetën (dikujt) keq. vulg. E bëri *tërkuzë (litar) (diçka). Bëj *toka (me dikë). Bëri *tufan (dikush). E bëri *tul (dikë) tall. Nuk bën *tutje (dikush). E bëri *tym (diçka). Bëj *theror (dikë a diçka). E bëri *thëngjill (diçka). Bën udhë (*rrugë) (diçka). I bëj (i lëshoj, i hap) *udhë (rrugë) (dikujt). E bëri udhë (*rrugë) (dikush). Bëj *udhë. Më bëri *ujë (dikush a diçka). E bëj *ujë (diçka). E bëri *usta (dikë). Bëj *vaj (për dikë a për diçka). Bën *vaki vjet. bën *vapë (dikush) shpërf. Ia bëri *vapën (dikujt). Ia bëri (i hapi) *varrin (dikujt). bëfsha *varrin! mallk. E ka bërë *vazhdë (diçka). E bëri për *vdekje (dikë). E bëri (e la) *të vdekur (dikë). Bëri *vend (diçka). Ia bëj *verë (diçka). bëjnë (më gënjejnë) *veshët. S’e bëj *veten. Më bëri për *vete (dikush). Sikur e ka bërë *vetë (një fëmijë). Ia bëri *vëng (dikujt). E bëri për *vig (dikë). E ka bërë *vijë (diçka). bëri *vrer (dikush a diçka). Bën *xixë (dikush). E bëj *xixë (diçka). bëri *xurxull (dikush a diçka). E bëj *xham (diçka). E bëri *zap (dikë a diçka). Bëj *zemër. S’më bën *zemra (për diçka). I bëj *zë (dikujt). S’bën *zë (dikush). S’e bëj për *zë (diçka). E bëri *zhele (diçka a dikë). Bën *zhibla (dikush). E bëri *zhubël (dikë). Bëri *zhurmë (dikush a diçka).

DAULLE

DAÚLL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Vegël muzikoretrajtën e një cilindrizbrazët, që i ka të dyja anëtmbuluara me lëkurënderë dhe që i bien me shkop, me thupër a me duar; zëri i veçantëdel kur i bien kësaj vegle; lodër. Daullet e kushtrimit. Bie (dëgjohet, ushton) daullja. I bie daulles. E çau fare daullen i bie daulles me forcëmadhe e pa pushim. Daullja bie për ata që kanë veshë. (fj. u.). Po dëgjove daullen, dasmën e ke prapa (te dera). (fj. u.). Daullja bam, e ai në këmbë (fj. u.). Ku bien daullet, të shpien këmbët vetë; për atje ku qajnë, duhen shtatë a tetë. (fj. u.). Kur fukarai bën dasmë, i shpohet daullja.( fj. u).
2. tek. Pjesë e një makine, e disa armëvezjarrit a e një mekanizmi tjetër, e cila ka trajtën e një cilindri e zakonisht është e zbrazët përbrenda; kuti e gjerëtrajtën e një cilindrishtypur, ku futet zembereku i sahatit. Daullet konike. Daullja e sahatit. Rrotullohet daullja.
3. anat. Daullja e veshit: cipë e hollë, që ndan kanalin e jashtëmveshit nga veshi i mesëm.
4. bised. Buhar, pjesë e oxhakut e dalë përpara përmbi vatër. Daullja e oxhakut (e vatrës).
Sin.: lodër, tambur, tamtam, tupan, dangall, timpan, oxhak.
M’u barku daulle m’u fry barku shumë; hëngra tej mase; u bëra daulle1,2; u bëra kacek; m’u barku kacek; m’u barku lodër; m’u barku kaçup; m’u barku hambar; m’u barku katua; m’u barku bic; u bëra bic; u bëra balonë tall.; u bëra dangall; u bëra lundër. E bëri barkun daulle (dikush) e fryu barkun shumë duke ngrënë e duke pirë; e bëri barkun kacek; e bëri barkun hambar. U bëra daulle bised. 1. U ënjta, u fryva (nga një sëmundje, ngaqarët etj.); u bëra kacek; u bëra shakull; u bëra calik; u bëra kaçup; u bëra bunacë. 2. shih m’u barku daulle. 3. U mërzita shumë, u fryva nga mërzia, nga inati etj. 4. v. III mospërf. Ra i vdekur përdhe, vdiqvend. E bëri daulle (dikë) përçm. e la të vdekurvend. M’u koka daulle. 1. U trullosa nga zhurmat, nga telashet a nga fjalët e shumta, u mërzita shumë; m’u mendja (koka) dhallë. 2. S’më mbankoka; nuk duroj dot më fjalë, ankesa etj. Ma bëri kokën daulle (dikush) më trullosi me fjalë; më mërziti shumë me fjalë, m’u fry koka nga llafet e tij; ma bëri mendjen (kokën) dhallë; më mori mendtë. U *rrip daulleje (dikush). E bëri (e la) *rrip daulleje. I bie daulles. 1. (dikush). Lajmëron me bujëtjerët për diçkangutshme a të papritur; bën zhurmë për diçka; jep kushtrimin. 2. (së dikujt) keq. Bëhet tellall i dikujt, flet ashtu siç do e siç e udhëzon ai; i shkon (i vete) pas avazit (dikujt). Bjeri daulles! mospërf. llomotit sa të duash, nuk të dëgjon njeri; gri lakra!; gri sallatë! I bie daulles në një vend (dikush) e përsëritnjëjtën gjë disa herë; i bie fyellit në një vrimë. Bie daulljaveshshurdhit është e kotë t’i flasësh një njeriu që nuk do ose nuk ështëgjendjekuptojë atë që i thonë, venë dëm fjalët për një njeri që nuk do të dëgjojë; bieveshshurdhër (diçka). Ku i bie daulles unë e ku e hedh vallen ti! çfarë them unë e çfarë bën ti, tjetër gjë të them unë e tjetër gjë bën ti; njëri (i bie) gozhdës e tjetri potkoit. Daulle për derë diçkamundndodhë në çdo shtëpi, fatkeqësi, gëzim a ngjarjemund t’i ndodhë kujtdo. Mbi daullet një karadyzen shih në mes të daulles një zurna. Daulle e shpuar (e çarë). 1. Njeri llafazan e i padurueshëm, që flet shumë e s’bën asgjë. 2. përb. Njeri që nuk di të mbajë asnjëfshehtë; teneqe e shpuar; thes i shpuar (i grisur). Gjetkë daullet e gjetkë dasma nuk veprohet ashtu siç thuhet, fjala nuk përputhet me veprën. (Është) *kripë e daulle (dikush). E kam kokën daulle jam i trullosur, e kam kokënrëndë nga zhurmat, nga telashet a nga fjalët e shumta. Kërcen (hedh këmbët, i shpie këmbët) siç bie daullja (sipas daulles) (dikush) përb. bën ashtu siç i thonëtjerët, s’ka mendim a qëndrimvetin; kërcen (hedh këmbët) sipas lodrës; i mban avazin (dikujt); shkon pas valles (së dikujt); i mban ison (i bën iso) (dikujt); i mban bishtin (i shkon pas bishtit) (dikujt); i kreh bishtin (dikujt); shkon pas qerres (së dikujt). Ku leh *qen e ku del tym (dhe ku bën daullja bym) iron. Mbeta *rrip daulleje. Në mes të daulles një zurna tall. diçka e shtuar pa nevojë a e papërshtatshme; kërkesë e papërligjur ose jo në kohën e vet. Nis *vallen kur pushon daullja (dikush) iron. *Rrip daulleje (dyfeku) përb. *Tym daulleje. I vunë daullen (dikujt) e tallën paragjithëve; e vunëlojë me zhurmë e me potere, me të shara e me të tallura që ta merrnin veshgjithë; e vunëlojë (dikë); e zunë me daulle (dikë). E zunë me daulle (dikë) e vunëlojë me zhurmë e me potere, me të shara e me të tallura që ta merrnin veshgjithë; e përqeshën paragjithëve; i vunë daullen (dikujt); i varën (i vunë) teneqenë (dikujt).

ISO

ÍSO,~JA f. 1. Zë i njëtrajtshëm, që zgjatet pa u ndryshuar dheshoqëron e mbështet zërat kryesorë në një këngë me shumë zëra a një melodi. Iso e fortë (e gjatë, e ngadalshme). Isoja labe (myzeqare). Isoja e burrave (e grave, e të rinjve). Këngë me iso. Iso, more djema, iso! Këndojmë (ia marrim) me iso. Mbaj (bëj) iso me zë (me fyell).
2. Tingëllimë e njëjtë dhe e zgjaturlëshon diçka. Isoja e zileve (e këmborëve).
Sin.: kaba, tingëllimë.
I mban ison (i bën iso) (dikujt) keq. e mbështet dhe e përkrah dikë për çdo gjë, ia pranon a ia miraton mendimet, fjalët etj. për t’i bërë qejfin, i shkon pas qejfit. i mban avazin. i shkon (i vete) pas avazit. njëri ia thotë e tjetri ia pret. i këndon aleluja.

KABA

KABÁ,~JA f. sh. ~, ~TË 1. muz. Pjesë a melodi popullore e shtruarluhet me gërnetë a me violinë. Kaba përmetare. Kaba me klarinetë (violinë). Ia mori kabasë. Gërnetxhi që e luan kabanë.

2. muz., bised. Iso me zë të trashë; avaz. Kaba e fortë. Ia marr kabasë.

3. bised. Diçka me vëllim të madh, por pa shumë peshë. Në shpinë i tundej një ngarkesë e madhe, kaba.

Sin.: avaz, iso.

MBAJ

MBAJ vep., ~TA, ~TUR kal. 1. E shtrëngoj diçka a dikë me dorë ose me anën e një sendi dhe nuk e lë të bjerë, të shkasë, të lëvizë, të ikë etj. Mbaj gotëndorë. E mbajti lapsin me dhëmbë. Mbaj karrigenkrahë. E mban drejt timonin. Mbaj fëmijën për dore (për krahu). E mbante fort e nuk e lëshonte. I mbaj pallton (çadrën) dikujt.

2. Qëndroj duke pasur mbi vete diçka a dikë ose e çoj këtë vetë a me një mjet nga një vend në një tjetër; mbart. E mbajti fëmijën (thesin) në kurriz (në qafë, në krahë). Mbanin ujë me bucela. E mbajti me karrocë (me kamion). Nuk e mban dot vetëm.

3. E kam ose e marr diçka a dikë me vete, s’e ndaj nga vetja për një kohëgjatë; kam; vesh a mbath, përdor si pjesë të veshmbathjes sime, ngjesh pas trupit. Mbante shkop (bastun). Mbaj kartën e identitetit me vete. S’mban gjë nëpër xhepa. Mbante armë. Mban syze. S’mban unaza. Mbanin xhoke me kinda. Mban këpucë me qafa. Mban çorape leshi. Nuk mban kapelë. Mban brez. Mbante rroba pune. Mban mustaqe. E mbaj për (si) kujtim. E mbante djalin gjithnjë pas. I mbajtshshëndet! (ur.)

4. fig. Kam një emër a mbiemër, një titull, një dekoratë etj. Mban mbiemrin e mëparshëm (e burrit). Brigada mban emrin e heroit. Mban disa urdhra e medalje (dekorata). E mbajtshi me nder! (ur.)

5. Ndalvend dikë a diçka, nuk e lë të lëvizë, të ecë a të veprojë më tej, e pengojrrjedhë etj.; ndal, ndaloj; pengoj, vonoj. Shoferi e mbajti makinën te sheshi. Mbaje kalin (qenin)! Më mbajti pakrrugë. E mbajti me fjalë. E mbajtikëmbë. E mbajtën me zor. E mbajtën për darkë. S’e mbajti njeri, vetë qëndroi. Nuk po ju mbajgjatë. E mbajti vrapinoborr. Mbaj këmbët (hapin) ndalem. Mbaj frymën ndal frymëmarrjen. Mbaje dorën! mos qëllo!

6. E përmbaj diçka e nuk e lë të shfaqet a të shpërthejë; ndrydhveten time (një ndjenjë etj.); e fsheh diçka, nuk e tregoj, nuk e shfaq. Mbaj teshtimën. Mezi i mbajti lotët. E mbajti të qeshurën (gazin). E mbajti zemërimin. Mbaj gjakftohtësinë. E mbaj zemër (në shpirt). E mban përbrenda. E mbajfshehtë. S’mban gjë ai.

7. vet. v. III I lidh e i rrit kokrrat derisa piqen, nuk i bien kokrrat (për një pemë). Kjo mollë nuk i mban kokrrat.

8. E rritvoglin a pjellënbark deri sa lind, nuk e dështon (për njerëzit dhe për kafshët). Nuk e mbajti fëmijën, bëri abort spontan. Nuk e mbajti lopa viçin, e dështoi.

9. jokal., vet. v. III Mbarset, ndërzehet (për kafshët). Nuk mbajti lopa.

10. Marr, pranoj diçka nga dikush. Nuk ia mbajti dhuratat (peshqeshin). Mbajti për vete vetëm gjysmat, të tjerat ua dha shokëve.

11. E ndal dikë, nuk e lë të kthehetvendin a në familjen e vet, nuk e lë të ikë; e detyroj dikëqëndrojë në një vend a në një gjendjecaktuar; e ndal diçka, nuk e jap, nuk ia kthej diçkazotit. I mbajtën peng dy fëmijë. E mbajtën tre muajspital. E mbajtën pesë vjetburg. I mbajti dyqind lekëshumë. S’më mbajti asgjë. S’të mban gjë çfarë ka e jep. Nuk mban gjë (dikush) flet për çdo gjë që di ose që ndien.

12. E bëjqëndrojë diçka në një gjendje a në një drejtim që i kam dhënë. E mban trupin (shtatin) drejt. E mbante kokën përpjetë. I mbajnë krahët hapur (shtrirë, varur). I mban sytë poshtë (ulur). E mbante gojën mbyllur (kyçur). I mban dritaret hapur.

13. zakon. v. III Është mbështetje për diçka, shërbendiçkaqëndrojë në një gjendjecaktuar, të mos rrëzohet, të mos çahet etj.; i qëndron një force, një peshe, një goditjeje etj., e përballon; nuk thyhet a nuk këputet; është i fortë a i qëndrueshëm, ështëgjendjemirë (edhe fig.). Çatinë e mbajnë trarët. Urën e mbajnë këmbëzat (qemerët). Peshën kryesorendërtesës e mbajnë shtyllat. Frontin e mbajtën pesë divizione. Nuk e mbanin këmbët (gjunjët). Si e mban gjithë atë peshë! Ky litar (pe, tel, tra) nuk mban. Kjo fuçi nuk mban ujë (nuk e mban ujin).

14. fig. I siguroj jetesën dikujt, e ushqej dhe e rrit me të ardhurat e mia, kujdesem për dikë; ushqej. Mban pleqtë (fëmijët, shtëpinë). I mbante me bukë. E mbajti gjallë. E mbanpëllëmbëdorës (me të gjithamirat). E mban babai. I mban i biri (e bija). Na mban puna (toka). E mban shteti me ndihma. E mbajnë me bursë.

15. E ruaj ose e lë diçka për një farë kohe në një gjendjecaktuar; e trajtoj dikë në një mënyrëcaktuar ose e lë në një gjendjecaktuar. E mbanngrohtë gjellën. Kjo sobë e mban nxehtësinë. Kjo tokë nuk e mban ujin (lagështirën). I mban mirë rrobat. E mban pastër shtëpinë. I mban keq fletoret. I mbante mirë (keq) fëmijët. E mbante me hatër.

16. E fut diçka në një vend a në një lëndëcaktuar dhe e lë atje për disa kohë, e vë diku përkohësisht. E mbajnë mishinfrigorifer. E mbaj birrën në akull. E mbajmë djathinshëllirë. E mbante koburenxhep (nën jastëk). E mbandollap (në shishe). I mban paratëarkën e kursimit. Mbaj mënjanë. E mbante fshehur (në shtëpi).

17. Rrit kafshë a shpendë; kam mbjellë pemë, bimë etj. e kujdesem për to. Mban pula (rosa, derra, lepuj). Mban bletë. Mban mollë (rrush, fiq, kumbulla). E mban për damaz.

18. bised. Zotëroj diçka që e përdor për tregti ose për një veprimtari tjetër; vë në shitje a në qarkullim, shes. Mbante një hotel (një han, një pijetore). Mbante një dyqan. Mbante një gazetë. Mban verëmirë. Nuk mbajnë pije alkoolike. Kjo librari mban edhe sende shkollore.

19. E ngarkoj dikëkryejë një punë a detyrëcaktuar në një ndërmarrje a institucion. E mbajtënkompani si ekonomist.

20. E marr ose e pranoj dikështëpi a në punë për një shërbim a qëllimcaktuar, kam. Mbante qiraxhinjshtëpi. Mbanin shërbëtorë (hyzmeqarë).

21. Bëj gati diçka për një punë, e shtrij, e hap etj. Mbaje thesin, të të hedh miellin! Mbaje shishen, të të hedh verën! Mbanin çarçafin për të shkundur manat.

22. E lë dikëvijojë punën ose të kryejë një detyrëcaktuar, nuk e largoj, nuk e heq. Disa vetë i mbajtënlaboratorin qendror. Pjesën më të madhepunëtorëve e mbajtënperimore, të tjerët i dërguanpemishte.

23. fig. E quaj, e vlerësoj, e çmoj dikë a diçka për një tipar a cilësicaktuar; e kujtoj për të tillë, e pandeh. E mbante për të mençur (për budalla). E mbanin për trim (për frikacak). E mbanin për nxënësin më të zgjuar. E mbajnë për mjekun më të aftë. E mban veten (si) të ditur. E mbajnë veten farefis (të afërt) me të. E mbajnë si romanin më të mirëkohës sonë. Për kë më mban ti mua? E mbanim për të mirë, po doli i keq.

24. Zbatoj disa rregullacaktuaramënyrën e jetesës, në punë etj., bëj siç kërkohet; i vë vetes kufi në të ngrënë e në të pirë sipas disa kërkesave e porosive. I mbangjitha rregullat. Mbaj porositë (këshillat) e dikujt. Mban pehriz (dietë). S’mbantekremte. Mbajnë kreshmë. Mbajnë Ramazan.

25. fig. I qëndroj besnik fjalëskam dhënë ose zotimit që kam marrë. E mbaj fjalën (zotimin). E mbajti besën si burrat.

26. edhe jokal. Eci ose shkoj në një drejtimcaktuar, i bie; nisem. Mbaj krahun (nga e djathta). Mbaj drejtimin. Ia mbajtën drejt (djathtas, majtas, nga lindja, nga jugu). Mbaja bregut e bregut! Ia mbajti për në Durrës. Ia mbajti me të katra. Nga po ia mban? Nuk dinë nga t’ia mbajnë.

27. Përqendroj sytë, mendjen etj. në një drejtim ose në një vend. Vështrimin e mbante nga rruga (nga dera). Aty e mbante mendjen.

28. Lexoj një leksion, një raport etj.; flas për diçka. Mbajti një ligjëratë (një fjalim, një kumtesë, një bisedë). Mbajti raportin. Mban leksionefakultet.

29. Bëj, organizoj një mbledhje etj.; zhvilloj. Mbajtën një mbledhje (një konferencë, një kongres).

30. Shkruaj diçka; kam e përdor diçka për një punë. Mbaj shënime. Mbaj ditar. Mbajnë dosjeveçanta për çdo çështje. Mbaj protokollin

31. Zë (radhën), rri (në radhë); edhe fig. zë një vendcaktuar (në një radhë, në një renditje a në një shkallëzim). Mbaj radhën. Mban vendin e parë. Mban rolin kryesor.

32. edhe fig. Kam; ruaj. Secili mban vendin e tij. Mbajnë marrëdhëniemira. Mbaj lidhjerregullta me dikë. E mbajnë miqësinë. Mbaj qetësi. Mbaj rregullin. Mbaj një minutë heshtje (zi). Mban qëndrimmirë. Mban përgjegjësi. I mbajmë shpresat lart.

33. bised. Qëlloj dikë a diçka me armë ose me një send tjetër; shënoj me armë përpara se të qëlloj, marr nishan. Ia mbajti me pushkë (me dyfek). Ia mbajti me pëllëmbë. Ia mbajtikokë (në luleballit). Mbaja pakposhtë (më lart)!

34. Duroj. Nuk e mban rakinë. Nuk mban shaka. Si e mban atë turp? Mban shumë ai.

35. edhe fig. Kam një erë të caktuar, më vjen era; bie erë, kundërmon. Mban erë parfum. Shtëpia mban erë peshk. Dhoma mban erë myk. Mban erë të mirë (të keqe). I mban erë goja. Mban erë formalizëm (burokratizëm) ka formalizëm (burokratizëm).

36. bised. Kërkoj një shumëcaktuar parash për diçkadua ta shes. Sa e mbante? E mbante lirë (shtrenjtë).

37. vet. v. III bënjesh i ngopur e me energji për një kohëgjatë. Mishimban. Kosi (gjiza) nuk të mban shumë.

38. jokal., vet. v. III Zgjatkohë, vazhdon (një punë, një udhëtim, një dukuri etj.); rron, qëndron (për veshmbathjet, orenditë etj.). Sa mbajti mbledhja? Shfaqja nuk mbajti shumë. Mbajti deri vonë. Rruga mbajti dy orë. Shiu mbajti gjithë ditën. Dasma mbante një javë. Mbajnë shumë këto këpucë. Mbajnë edhe ca kohë.

39. bised., vet. v. III Nxë, merr. Shishja mban një litër. Ena s’mbante shumë gjellë.

40. muz. Shoqëroj me zë të dytë ose me iso, ia kthej; shoqëroj dikëhedh valle. Njëri ia merr e tjetri ia mban. Ia mbante vallen. Mbajmë avaz mbajmë iso. Mbajmë kaba mbajmë iso. Mbajmë zënë mbajmë ison.

41. E bëj dikëpresë a të durojë (me premtime, me shpresa etj.) sa për të fituar kohë; vet. v. III ka ende, nuk e ka lënë (shpresa etj.). E mbajti me shpresa (me fjalë, me gënjeshtra). E mbajti me kurajë. E mban shpresa ka ende shpresë, shpreson.

42. bised., vet. v. III Bën (për kohën, zakonisht kur bën kohë e mirë a e përshtatshme për punët bujqësore). Mbajti mirë (butë) koha. Nuk ka mbajtur këtë javë (këtë vit). Ka mbajtur dimër (behar) sivjet.

Sin.: mbart, kam, ruaj, përdor, zotëroj, përmbaj, duroj, pranoj, vë, ngre, qëndroj, marr, vesh, ndaloj, ushqej, rrit, quaj, vlerësoj, kujtoj, pandeh, përmbahem, zbatoj, rri, shkoj, përqendroj, zhvilloj, trajtoj, zë, kundërmon, shes, zgjat, rron, shkon, vazhdon, vijon, nxë, bën, lë qëlloj, kam, ruaj.

Nuk ia mban bised. nuk ka guxim për të bërë diçka a për t’i dalë zot një pune; ka frikë. S’kam nga t’ia mbaj s’di si t’ia bëj që të shpëtoj nga një hall i madh, nga një vështirësi etj.; s’di a s’kam ç’të bëj; jam në një gjendjerëndë e nuk dal dot prej saj; s’i gjej majë vetes. E mbaj *afër (dikë). Mban *anë (dikush). I mbaj *anën (dikujt). I mban *avazin (dikujt). Nuk mban *baltëvesh (dikush). Nuk i mban *barku (dikujt). Nuk mban gjë në *bark (dikush). I mban *bishtin (i shkon pas bishtit) (dikujt) mospërf. S’mban s’ha (s’ha) *bodec (dikush). Aq sa mban *bryma. S’ia mban *bytha (dikujt) tall. vulg. E mban pas *bythe (dikë) përb. vulg. Mban *dizgjinët (dikush). Mbaj *dorën. Ia mbaj *dorën (dikujt). Mbaj në *dorë (diçka). E mbaj nëpër duar (diçka). S’e mban *dheu (toka) (diçka). Ma mbajtën *dhëmbët (diçka). Mban (bie, vjen) *erë (diçka). I mbaj (i marr) *erë (diçkaje). E mbajti në *errësirë (dikë a diçka). E mban *fjalën (dikush). Mban *flamurin (dikush). Mban *frerët (dikush). E mbaj në *fre (dikë). Mbaj *frymën. E mbajti *frymën (diku). Sa për të mbajtur *frymën. Mbaj *gojën! E mban në *gojë (dikë a diçka). E mban (e merr) nëpër *gojë (dikë a diçka). E mban (e ka) në *grusht (dikë). mban *të gjallë (dikush a diçka). E mbaj *të gjallë (dikë a diçka). S’mban *gjë (dikush). Nuk më mbajnë *gjunjët. Mban *hatër (dikush). E mbaj me *hatër (dikë). I mbaj *inat (mëri) (dikujt). I mban *ison (i bën iso) (dikujt). E mbaj nën *jastëk (diçka). S’e mban (s’e ngre) *kandari (diçka). S’i kam mbajtur *kandilin (dikujt). S’mban *kapistër (dikush). Mbaj *këmbët. Nuk më mbajnë *këmbët. E mbaj më *këmbë (dikë a diçka). E mbaj te *këndi (dikë). Ma mban (ma ka) *këngë (dikush). E mbaj (e ruaj) me *kimet (dikë). Mbaj (marr) *krahun (e dikujt). Mbaj *kreshmë shak. I mban *kuleta (dikujt). E mban mbi *kurriz (në shpinë) (dikë). mban *kurrizi (shpina) (dikujt). E mbaj *larg (dikë). E mban *lart (dikush). E mban nën *lëkurë (diçka). Nuk ma mban *lëkura (diçka). I mban *lëkura (dikujt). E mban me *limon (dikë). E mbaj si e mbaj (dikë) e çmoj shumë, e nderoj aq shumë sa mbi të s’vë njeri tjetër; e kam (e mbaj) mbi krye (mbi kokë) e lart (e sipër) (dikë); kokën (kryet) (për dikë). Mbaj *mend. E mbaj në *mend (diçka). Mbaj *mendjen! E mban *mendjen (te dikush a te diçka). mban *mendja (për diçka a te dikush). E mbaj *të ndezur (ndezur) (diçka). S’më mban *ngrohtë (dikush). Mban *pajë (dikush). I mbaj *pajë (dikujt). E mbaj (e kam) *parasysh (diçka). Mbaj *pehriz. E mbaj me *petulla (dikë). E mbaj *përbrenda (diçka). S’i kam mbajtur *pishën (dikujt). E mbaj *pranë (dikë). S’e mban *qielli (diçka). Mbaj *Ramazan shak. S’mban *rend (dikush). I mban *samari (dikujt) tall. Mban (bën) *sehir (dikush) keq. E mban (e ka marrë) nën *sqetull (dikë a diçka). E mban mbi *supe (diçka). I mbaj *sytë (nga dikush a nga diçka). E mban *syrin (një sy) (në diçka). E mban në *shenjë (dikë a diçka). E mbajtsh me *shëndet! iron. Mbaj (marr) *shënim (për diçka) libr. E mban mbi *shpatulla (diçka). S’ma mbajnë *shpatullat (diçka). mban shpina (*kurrizi) (diçka). Sa për të mbajtur *shpirtin. Nuk ia mbaj dot *shpirtin (dikujt). S’më mban *toka (dheu). E mban mbi *trup (diçka). Mbaj *udhën! Mbaj *vendin! keq. E mbaj (e mbërthej, e gozhdoj) në *vend (dikë). S’më mban *vendi. Mbaj *vesh. I mbaj *vesh (dikujt a diçkaje). E mbaj *veten. Mban (ka) *vlagë (dikush). E mbajti (e ndali, e la) *vrapin (diku). Ia mbaj (ia ruaj) në *xhep (dikujt). Nuk ma mban *xhepi. E mbaj në *zemër (dikë a diçka). I mban *zërin (dikujt).

MBUSHËS

MBÚSHËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. elektr. Pajisjepërdoret për të karikuar baterinë, karikues. Mbushës i telefonit.
2. spec. Lëndë mbushëse. Përdoret si mbushës.
3. Pajisje a makinëshërben për të mbushur diçka, mbushëse.
4. Punëtormerret me mbushjen e diçkaje. Mbushës shishesh. Mbushës kutish. Mbushës minash.
5. usht. Ushtar që ka për detyrëmbushë armën me predha. Veprimet e mbushësit. Numërori, shënjuesi dhe mbushësi i topit.
6. muz. Zëri i tretëkëngët popullore me shumë zëra; ai ose ata që ia mbushin këngës; ai ose ata që mbajnë iso.

SKRAPARAS

SKRAPÁRAS,~I m. sh. ~, ~IT Banor vendas i Skraparit ose ai që e ka prejardhjen nga Skrapari. Skraparasit këndojnë këngë me iso.

SKRAPARLI

SKRAPARLÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË bised. Skraparas. Skraparlinjtë janënjohur për mikpritjen e tyrengrohtë dhe për dollinë. Skraparlinjtë i shoqërojnë këngët dhe vallet me iso.

THEM

THEM vep. THÁSHË, THËNË kal. dhe jokal. 1. Shpreh diçka me fjalë ose me shkrim, flas, shprehem, njoftoj diçka; i jap, i çoj fjalë dikujt, lajmëroj; i jap a i njoftoj dikujt një udhëzim, një urdhër, një porosi etj., porosit; urdhëroj, njoftoj një vendim. Themvërtetën. Them mendimin tim. Thotë gënjeshtra. Ia thanë emërimin. Ua tha vendimin. Populli thotë se... I vjetri ka thënë se... Tha shumë gjëra. S'tha asgjë. S'tha asnjë gjysmë fjale nuk foli fare. Drejt e the. Ia tha copë. Ç'thua kështu? Si the? Pse e the? Tha fjalë me vend. S'la gjë pa thënë. Ashtu i thanë. S'di ç'të them. Pusho (rri), të them! I thuajvijë! Më thoni, ju lutem! Po them disa fjalë për këtë çështje. A i tha a s'i tha dy fjalë foli shumë pak. I thanërrinte gati (të priste, të nisej). Është e kotë t'i thuash atij. Thuaj, e di apo jo? Thuaj, do të vish me ne apo jo? Thuaji sa të duash, atij aq i bën. E kush thotë pa! paska gojë e flet edhe dikushvetë vepron a ka vepruar ndryshe. themidrejtën (të vërtetën)... fj. ndërm. Bluaje, pa thuaje! fj.u.
2. bised. Tregoj diçka me fjalë, rrëfej; recitoj, shqiptoj. Na tha një përrallë (një histori, një vjershë). Them mësimin (rregullën). Ia ka thënë gjyshi (nëna, vëllai). Kush ia tha? Si ia tha? Pse ia the? I thagjitha. Nuk t'i ka thënë? Më thuaj ç'u atje. E tha pa asnjë gabim.
3. bised. Shfaq një mendim; mendoj; kujtoj. Ç'thua ti? Thashë njëherëshkoja (t'i tregoja). Thashë se vdiqa (se plasa, se u mbyta). Atë thuaj, s'më pëlqen.
4. kryes. veta III Flet, përhap fjalë, përhap lajmin; përflet, merr nëpër gojë. Bota thotë se... Njerëzit thonë se... Thonë se... Lethonë ç'të duan, ai vështron punën.
5. bised. E quaj; e thërres me emër (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore). Si i thonë kësaj gruaje (këtij djali)? Qysh i thonë këtij vendi (këtij fshati)? Ç'ta thonë emrin? Mos më thënçin burrë, po... Si të thuash si ta quash në një farë mënyre, si ta quash diçka. Kësaj i them punë! Kësaj i them dasmë unë! Kësaj i them gjellë! I them qenit qen!
6. vetv., bised. Ia marr një kënge, një pjese muzikore a një melodie; këndoj (me trajtën e shkrirë ia përemrave vetorë). Ia them këngës. Ia thoshte bilbili. Ia thotë me fyell. Ia thotë e ia pret bukur. Ia thotë a s'ia thotë këndon (i bie një vegle muzikore) shumë bukur.
7. vetv., vet. v. III Pasqyron, shpreh a shfaq diçka, jepkuptosh. Fytyra e saj thoshte shumë. Shikimi (vështrimi) i tij thotë gjithçka. E thonë sytë se ç'ka në zemër. Kjo s'do të thotë gjë.
8. bised. E bëj shumë mirë, e kryej si duhet diçka; jam i zoti për një punë, zotëroj mirë një mjeshtëri (me trajtën e shkrirë ia përemrave vetorë). Ia thotë lapsit (kalemit). Ia thotë ai për punë. S'ia thoshte për të kënduar. S'ia thoshtellogari. S'ia thoshte nga zanati. Ia thotë mirë. S'ia thoshte fare.
9. vetv., vet. v. III (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor të v. III nj. në r. dhanore). Është. I thonë dimër (verë). I thonë fshat (qytet, fushë, mal) këtu. I thonë luftë. I thonë punë, s'i thonë shaka. Jetë i thënçin! iron. s'është jetë për të qenë kjo, është jetë e keqe. Burrë (grua) i thënçin! iron.
10.sh. si fj. ndërm. Ta zëmë, për shembull. Ishin, të themi, nja dyqind vetë. Vinin, të themi, përditë. Më mirë, të themi, e gjetëm vetë. Si të themi... si për shembull.
11. si pj., vet. v. III Vallë (përdoret kur pyesim me dyshim për diçka, kur shprehim habi, kur nuk kemi siguri për diçka etj.). I dimëgjitha. A thua?! A thua ta gjejmështëpi? A thua e ngremë dot? Thuajetë e vërtetë?
Sin.: flas, fjalos, përflas, llafos, shfaq, shpreh, pohoj, njoftoj, lajmëroj, porosit, urdhëroj, tregoj, recitoj, shqiptoj, këndoj.
U tha, u (diçka) shih me të thënë e me të bërë (një të thënë e një të bërë). Them e çthem e kthej fjalën, e mohoj atë që thashë. S’ke ç’i thua është shumë i mirë (dikush a diçka), është i përsosur; s’ka të sharë; (është) punë e madhe. Me *nder me thënë. Njëri ia thotë e tjetri ia pret shih i mbajnë ison (i bëjnë iso). Me të thënë e me të bërë (një të thënë e një të bërë) pa u vonuar, përnjëherë, në çast. I thotë *diellit ja dil a ja të dal (dikush). S’ma thotë *goja (diçka). Ia thotë kalemit (*lapsit) (dikush). Them me *mend. Ma thotë *mendja se... Më thotë një *mendje (një mendjethotë). Ç’të thotë *mendja. I them *“ndal(diçkaje) libr. Sa të thuash *një. Sa të thuash *pesë. S’tha dot as “*qepë (dikush). thethashë e ca të tjera; thashetheme. Ta thëntë prifti (hoxha) në *vesh! mallk. Ma thotë (ma ndien, ma ndjell) *zemra (diçka).

TREZËRËSH
VALLE

VÁLL/E,~JAII f. sh. ~E, ~ET 1. Kërcim me lëvizje ritmike me muzikë nga dy a më shumë veta, të zënë zakonisht dorë për dorë duke kërcyer rreth e përqark sipas ritmitmuzikës shoqëruese; lloj kërcimi, gjatëcilit bëhen lëvizjerregulltatrupit e të gjymtyrëve dhe krijohen figurandryshme; muzika a këngashoqëron këto lëvizje; vargu i valltarëve. Valle klasike. Valle popullore (shqiptare). Valle simfonike. Heqësi i valles. Dredh vallen e heq bukur një valle. Valle dyshe. Valle shqiptare (arbëreshe). Valle e përpunuar. Valle burrash (grash). Vallja e brezave. Suitë vallesh. Ritmi i valles. Grupi i valleve. Ansambli i këngëve dhe i valleve. Kërcej (luaj, hedh, heq) një valle. Ia merr valles. Nisi një valle. E dredh vallen. U këput vallja. Hyjvalle.
2. Pjesë a vepër muzikore me ritëm, me masë e me kohë për të tilla lëvizje e për këtë lloj kërcimi. Valle simfonike.
3. fig. Punë a sipërmarrjekërkon mundim për t'u kryer; punë e vështirë; kokëçarje. Hyri (u fut) në valle. Ia hyri valles. Hodhi (hoqi) një valle i hyri një pune me telashe. Hyrivalle e s’del dot. Po hyre në valle, duhet të kërcesh. (fj. u.). Nuk ia hyj asaj valleje. E kanë lënë jashtë valles nuk e kanë ftuar diku; nuk i kanë dhënë ndonjë punë.
Sin.: kërcim, ballo, vallez.
Ku i bie *daulles unë e ku e hedh vallen ti! Di *këngë jashtë valles (dikush) iron. Doli nga vallja (dikush) u largua nga një punë ose nga një vështirësi e rrezikshme a e ndërlikuar, u mënjanua, u shmang, u tërhoq; doli nga loja; kund. hyn (futet) në valle. E futivalle (dikë) e bërihyjë në një punëvështirë a me telashe, e përfshiu në një punë me të tjerët; e bërimarrë pjesë në një punë. E hap vallen shumë (dikush) e kalon masën e shpenzimeve, e tepron, harxhonshumë se mundësitë që ka; tregohetshumë nga ç’duhet i dhënë, i hapur a dorëlëshuar; zgjerohetshumë se sa pritet. I hedh këmbët sipas valles (dikush) vepron sipas kushteve dhe mjedisit ku është, bën sipas rrethanave a si e do puna; u përshtatet dëshirave të të tjerëve; kërcen (i hedh këmbët) sipas avazit. Hedh valle në *tepsi (dikush) tall. Hedh vallen e vdekjes (dikush). 1. iron. Ështëçastet e funditjetës, po vdes. 2. (dikush a diçka). Është duke u shkatërruar; po i vjen fundi, po mbaron; ra kambana e vdekjes (për dikë); ështështratin e vdekjes. Hyn (futet) në valle (dikush) përzihet në një punë a në bisedë me të tjerët, hyn në një punëvështirë a që ka kokëçarje; hyn(futet) në lojë; kund. doli nga vallja. Është (rri) jashtë valles (dikush) nuk merr pjesë në një punë a në një bisedë me të tjerë; nuk përzihet me të tjerë në një punë jo të pastër e nuk mban përgjigjësi; rri mënjanë. E kërcen vallen derifund (dikush) e çon derifund diçka që ka nisur, edhe kur nuk i pëlqen, e përfundon diçka që ka filluar. E kanë lënë jashtë valles (dikë) nuk e kanë ftuarmarrë pjesë në një punë, në një festë, në një trashëgimi etj., e kanë përjashtuar nga rrethi; e kanë mënjanuar. Lodra bie për tjetër valle. 1. Është fjala për diçka tjetër, gjetkë rreh muhabeti; rreh (nget) larg (dikush); godet (qëllon) larg (dikush); vret larg (dikush). 2. Kanë ndryshuar punët dhe koha nuk punon më për ty. Luan vallen në *tepsi (dikush). Nis vallen kur pushon daullja (dikush) iron. kujtohet shumë vonë, do që të bëjë diçka kur i ka kaluar koha; kërcen pas dasme. Shkon pas valles (së dikujt) keq. bën siç thotë dikush tjetër; i plotëson dëshirat e kërkesat, e ndjek e bën si ai; i shkon (i vete) sipas avazit (dikujt); i mban avazin (zërin) (dikujt); i mban ison (i bën iso); shkon pas qerres (së dikujt).

ZË,~RI m. sh. ~RA, ~RAT 1. Tingull a tërësi tingujsh, që përftohengrykën e njeriut nga dridhja e disa tejzave gjatë kalimitrrymësajrit nëpër to; të folurit me anëkëtyre tingujvenyjëtuar. Zë i lartë (i ulët, i dobët, i qartë). Zë i hollë (i trashë). Zë burrëror (fëminor). Zë i ngjirur (i çjerrë). Zë i ëmbël (i dashur, përkëdhelës, lutës). Zëragëzueshëm. Zë i ashpër (urdhërues, autoritar, i zemëruar). Zërarinjsh (fëmijësh). Zë gruaje (burri). Me një fije zëri. Toni i zërit. Fliste me zë të shuar (të mbytur, të dredhur, të shtruar, të butë, të ftohtë, të ngrohtë, të këputur, të mekur). Flet me zë të prerë. Çjerr zërin bërtet sa i ikën zëri. Ngre (ul) zërin. Qëroj (pastroj) zërin. Iu muar (iu këput, iu mek) zëri. Iu shqye (iu var) zëri u ngjir. Iu trash zëri. Lexon (mëson) me (pa) zë. Përgjigjet me zë e jep përgjigjen me gojë, jo me shkrim. Qante me (pa) zë. E njoh nga zëri (e njoh në zë). Nuk i dëgjohet fare zëri. Nuk ia dëgjoizërin. E mbytën zërin e tij. E thirri me zë. Thërriste me sa zë që kishte. I mbeti zërigrykë. Zëri përhapet me anën e ajrit. Bërtitën me një zë bërtitënbashku, njëkohësisht. I vjen zëri me vonesë (dikujt) bën qëllimisht sikur nuk ka dëgjuar diçka që i kërkohet. Zërin ta dëgjofsha, me sy mos të pafsha. (fj. u.). Shumë zë, po pak gjë. (fj. u.). Nga çdo kokë del një zë. (fj. u.). Kush ka gjënë, ka dhe zënë. (fj. u.).
2. Tingujveçantë, me ngritje e uljendryshme, që nxjerr njeriu kur këndon, tingujtdëgjojmë kur këndon një njeri. Zë i bardhë (muz.) zëri i fëmijëve ose i grave, të cilit i mungojnë ngjyrat e timbrit. Zë i mirë (i pjekur). Zë kumbues. Zëri i parë (i dytë). Zërarinj. Zë tenori (baritoni, basi). Zë gryke (koke). Ka zë të bukur. Humbi zërin. Provon zërin. Dredh zërin. S'i del zëri. E la zëri. E ka zërin bilbil. - Merrja me zë! Këndohet me dy zëra.
3. Tërësia e tingujvenxjerrin nga gryka kafshët e shpendët, britma e tyre. Zëri i bilbilit (i kukuvajkës, i grifshës). Zëri i këndesit. Çdo zog ka zërin e vet.
4. Tërësia e tingujvepërftohen nga dridhjet e ajrit a të një mjedisi tjetër, zakonisht për shkaklëvizjesdiçkaje; tërësia e tingujvenxjerr një vegël muzikore kur i biem; gjithçkadëgjojmë me vesh (tingull, zhurmë etj.). Zëri i erës. Zëri i pushkëve (i topave). Zëri i ziles (i këmborës). Zëri i bririt (i fyellit, i violinës, i kitarës, i pianos, i daulles). Shpejtësia e zërit. Përhapja e zërit. Jehona e zërit.
5. Tërësia e tingujveregjistruar, që riprodhohen me një aparatposaçëm. Zëri i radios (i televizorit, i altoparlantit). Film me zë filmpërveç figurave, riprodhon edhe zërin. Ngriti (rregulloi) zërin e radios. Aparate për transmetimin ose marrjen e zërit.
6. fig. Thirrje që i bëhet dikujt për të kryer një veprim, për t'i kërkuar ndihmë a përkrahje etj., kushtrim; nxitje, ndjenjë a bindje e brendshme që na shtyn drejt diçkaje ose për të bërë diçka. Zë i brendshëm. Zëri i Atdheut. Zëri i detyrës (i ndërgjegjes, i zemrës). Zëri i gjakut (i kushtrimit). Zëri i protestës. I bëri (i dha, i lëshoi) zë dikujt i thirri dikujt, e lajmëroi.
7. fig. Gjykimi i dikujt për diçkacaktuar, që zakonisht shprehet botërisht, mendimishpreh dikush rreth një problemi a një çështjejecaktuar; mbartës i gjykimeve a i mendimevetilla; gjithçkaflitet rreth dikujt a rreth diçkaje; lajm. Zë i dobët mendimshprehet jo me forcën e duhur ose që s'e përfill njeri. Zëri i popullit. Zëri i gruas shqiptare. Zëri i të rinjve tanë. Zëra miratimi. Tribunë e zërit të protestuesve. Zëra nga burimesigurta. Dëgjon (sjell) zërin e studentëve. Qarkullojnë zërandryshëm. S'guxonnxjerrë zë. Kanë një shpirt e një zë. Me një zë. Në letërsi kanë ardhur mjaft zërarinj. Ku ka zë, s'është pa gjë. (fj. u.).
8. fig. Emri i mirë a i keq që ka fituar dikush a diçka, famë, nam; jehonë. Njeri në zë. Është në zë është i njohur. Ka (fitoi) zë. Iu përhap zëri. I doli zëri i mirë (i keq). Zëri i tij mori dheun. Në gjithë botën i vajti zëri. Do t'ia ndiesh zërin kësaj pune.
9. vjet. Votë. vendimtar. U dhanë zërat. Delegat me zë këshillimor. U zgjodh me zë të përgjithshëm (të plotë). Vendimet merren me shumicë zërash.
10. Nënndarje e veçantëtërësinë e proceseve të një pune, nënndarje e prodhimitdallohet nga një veçori e caktuar; një nga llojet e prodhimevebëhen gjatë një procesi pune; nënndarje, artikull i veçantë; pikë. Zërandryshëm. Zëra bibliografikë. Zë leksikografik (gjuh.). Zëri i të ardhurave. Zërat e shpenzimeve (e pagave). Ulja e zëritinvestimeve. Zërat e bilancit (fin.). Zërat kryesorëprodhimit. Shtimi i zëraveprodhimit. Në bazëzërit kadastral. Janë zëra me vete. Llogaritet sipas zërave. U plotësua sipas zërave.
Sin.: thirrje, kushtrim, britmë, vigmë, nxitje, ndjenjë, lajm, njoftim, emër, famë, artikull.
Bashkoj zërin (me dikë) shprehem i një mendimi me dikë, përkrah pikëpamjet a kërkesat e tij; them a mbroj po atë që thotë a që mbron ai. I bëj(dikujt). 1. E thërras. 2. I dërgoj lajm, e lajmëroj për diçka; i bëj (i çoj) fjalë. S’bën(dikush). 1. Nuk flet; nuk e thotë mendimin e vet; nuk tregon; s’e hap gojën; s’i dëgjohet (s’i ndihet) zëri1 (dikujt). 2. Nuk kundërshton fare; nuk ndihet, është i bindur; s’i dëgjohet (s’i ndihet) zëri2 (dikujt); s’e hap gojën; është pa zë. S’e bëj për zë (diçka) shih s’e bëj për fjalë (diçka). Çora zërin (për diçka) fola e bërtita sa më iku zëri duke kërkuar diçka; u përpoqa shumë; më ra gjuha përtokë. Iu dëgjua zëri (dikujt a diçkaje) u zbulua, u gjend, dolishesh, u mor vesh se ku gjendet; u ndje. S’i dëgjohet (s’i ndihet) zëri (dikujt). 1. Hesht gjithë kohën, nuk flet fare; s’ndihet fare; s’bën1 (dikush). 2. Nuk kundërshton; është i urtë e i bindur; s’bën2 (dikush); është pa zë (dikush). S’ia kam dëgjuar zërin (dikujt) mospërf. nuk e njoh fare, nuk e kam takuar asnjëherë, nuk e di kush është; nuk e di për kë bëhet fjalë. Mos ta dëgjofsha zërin! përçm. mos të pafsha kurrë!; mos të takofsha kurrë!, u zhduksh! (për dikë që s’e duam). dëgjofsha (të ndjefsha) zërin e mirë! ur. qofsh mirë!, rrofsh e qofsh me shëndet e me nder!; të vajttë gjithçka mbarë!, mos të të ndodhtë asnjë e keqe! Iu fik zëri (dikujt) u ngurros nga frika, u shtang; s’fliste dot nga tmerri, mbeti, ngriu; s’dinte ç’të thoshte; i humbi zëri; iu pre zëri. Me *gjysmë zëri. Sa i ha zëri shumë fort, sa ka fuqi, me zë shumëlartë; sa i ha fyti; sa i ha gurmazi; sa i hanë mushkëritë; me sa ka në kokë; në kupëqiellit. I humbi zëri (dikujt). 1. Nuk dihet se ku është, u zhduk; nuk ndihet gjëkundi. 2. Heshti nga frika a nga turpi, nuk flet më; u nguros, u shtang; iu fik zëri; iu pre zëri. Është pa zë (dikush) nuk kundërshton, i bindet asaj që i thonë; është i bindur; s’i dëgjohet (s’i ndihet) zëri2 (dikujt). E ka zërin *pushkë (dikush). Kruaj zërin. 1. Kollem lehtë para se të flas, që të më dalë zëri mirë, kruaj fytin duke u kollur. 2. Përtypem kur s’di çfarëthem. I mban zërin (dikujt) i bën qejfin, shkon pas tij; përsërit ato që ka thënë dikush; i mban avazin; i shkon (i vete) pas avazit; i mban ison (i bën iso). Iu mek (iu lëmek) zëri (dikujt) s’di ç’të thotë më, hesht; s’ka arsyekërkojë, të qortojë etj.; e ndien veten ngushtë; iu tha pështymagojë (në fyt). E ngre zërin (për dikë a për diçka) kërkoj e këmbëngul me forcë për të mbrojtur dikë, një çështje a një mendimin tim ose për të kundërshtuar me forcë diçka; protestoj me zë të lartë; e kërkoj me forcë e me këmbëngulje diçka; e hap (e çel) gojën; kund. e ul zërin. E ngre zërin në *qiell (dikush). Iu pre zëri (dikujt) shih iu pre goja (dikujt). E ul zërin (për dikë a për diçka) nuk kërkoj e nuk këmbëngul më me aq forcë për të mbrojtur dikë, një çështje a një mendim ose për të kundërshtuar diçka; nuk e kërkojdiçka me të madhe, e kërkojbutë e pa u hakërryer; sillem urtë; kund. e ngre zërin. Ia ul zërin (dikujt) e detyroj dikëbëjë lëshime, të mos e kërkojëdiçka me aq forcë e këmbëngulje dhe të mos hakërrohet; e urtësoj, e shtroj. Nuk i vjen zëri (dikujt) iron. bën sikur nuk dëgjon atë që thotë një tjetër ose bën sikur nuk kupton për çfarë është fjala, sepse nuk i pëlqen diçka a nuk dëshiron ta bëjë. (Të gjithë) me një zë njëzëri; (të gjithë) me një gojë. Me zë të lartë me forcë e me këmbë-ngulje, pa bërë lëshime e pa u tërhequr; pa frikë, pa u tutur; kund. me zë të shuar (të mekur). Zë në shkretëtirë libr. fjalë a mendim që nuk e dëgjon askush; përpjekje e kotë; thirrje që s’e dëgjon njeri. Me zë të shuar (të mekur) pa forcë e pa këmbëngulje, duke bërë lëshime e duke u tërheque; si me frikë; i tutur; kund. me zë të lartë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.