Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BRAMBULL/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal., vet. v. III 1. Bën zhurmë të mbytur e të ndërprerë si zjarri kur digjet me vrull e me flakë të mëdha; bubulon, gëlon. Brambullonin flakët. Po brambullonin karthjet e thata në zjarr. Zjarri brambullonte e kërciste. Sytë iskra po i brambullojnë. Fjalët sikur i brambullonin në grykë.
2. Bën një zhurmë të pandërprerë e kërcet duke rënë me forcë mbi çati (për shiun). Brambullonte shiu.
ÍSK/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT Shkëndijë, prafullimë. Lëshoi iskra.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë