Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ironizoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ALUDOJ

ALUD/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., jokal. Bëj aluzion; e hedh fjalën për dikë a për diçka; shprehem jo drejtpërdrejt, por tërthorazi. I pëlqenaludojë. Nuk duaaludoj. Ai aludoi për ndryshimetsistemin e drejtësisë. Fliste duke aluduar për ato që kishte kuptuar.
Sin.: nënkuptoj, thumboj, ngacmoj, ironizoj.

IRONIZIM

IRONIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur ironizoj ose kur ironizohem.
2. Përdorim i ironisë, vënielojë me ironi. Ironizim i situatës.

IRONIZOJ

IRONIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Bëj ironi me dikë a diçka; e tall hollë a e vë në lojë. Ironizoj publikisht. Ironizojnë njëri-tjetrin.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.