Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
IRNÓSUR (i, e) mb. 1. Që është i murrëtyer a i nxirë nga të palarët. Jakë e irnosur.
2. Që është i murrëtyer a i mavijosur nga të ftohtët. Me fytyrë të irnosur.
3. fig. I nxirë nga inati.
4. Që ka ngjyrë të si të zezë; që vjen si i zi; i murrmë.
✱Sin.: i irnuar, i nxirë, i mavijosur, i murrëtyer, i murrëtuar, i verenikur, i murrmë, i vrenjtur.
LËBÝRTË (i, e) mb. Që është si i veshur me një cipë të hollë, i zbehtë, i marrtë (për një burim drite etj.).
2. Jo shumë i bardhë, i irnosur a si i irnosur (për një pëlhurë etj.). Diell i lëbyrtë. Dritë e lëbyrtë. Majat e lëbyrta të maleve. Pëlhurë e lëbyrtë.
✱Sin.: i veshur, i zbehtë, i lëbyrur, i marrtë, i irnosur.
NXÍR/Ë (i, e) mb. 1. Që është nxirë, që është bërë i zi; që është lyer me të zezë; që është ndotur me diçka të zezë a të errët. Mur i nxirë. Kokrrat e nxira. E kish mishin të nxirë.
2. Që ka marrë ngjyrë të zeshkët nga dielli (për lëkurën). E ka fytyrën të nxirë.
3. fig. I shkretë, i mjerë, fatkeq (për dikë që vdes a për dikë, të cilit i vdes një njeri shumë i afërt e i dashur).
✱Sin.: i sterrosur, i nxiruar, i zgjyrosur, natë, blozak, i njollosur, i poshtëruar, i nxirosur, llullaq, zeshkan, i zeshkët, bronz, i errët, i irnosur, i vrenjtur, i ngrysur, i ngritë, i murrëtyer, i irnuar, i vrugët, i vruguar, fatkeq, i mjerë, i shkretë, yllshuar.
ZÝMTË (i, e) mb. 1. Që ka ngjyrë të errët e pa shkëlqim; që ka pak dritë, i errët, i vrenjtur, i ngrysur. Ngjyrë e zymtë. Vend i zymtë. Ndërtesë e zymtë. Ditë e zymtë. Mot (qiell) i zymtë. Mëngjesi ishte i ftohtë dhe i zymtë.
2. edhe fig. Që ka pamje të rëndë, që shpreh mërzi e trishtim, që s’ka gëzim e gjallëri; i vrenjtur, i ngrysur; që s’i qesh buza; sikur i janë mbytur gjemitë; kund. i çelur, i gëzuar. Njeri i zymtë. Me sy të zymtë. Vështrim i zymtë. Kishte pamje të zymtë. Është bërë i zymtë. Qëndronte i heshtur, i egër, i zymtë. Nuk erdhi i gëzuar, por i zymtë dhe i mërzitur akoma më tepër se më parë. Nuk ishte as pak i zymtë, kishte humor të hollë e qeshte ëmbël. Në atë fytyrë të zymtë nuk gjeje asnjë gjurmë mëshire, shprese e njerëzie.
3. fig. Që s'ka gëzime, që është plot trishtim; që është i paqartë, i errët, i turbullt; kund. i lumtur. I zymtë si vdekja. Jetë e zymtë. E ardhme e zymtë. Qëllime (mendime) të zymta. Në rrethana të zymta. Gjendje e zymtë shpirtërore. Parashikime të zymta për ekonominë. Fjalim (rrëfim) i zymtë. Film i zymtë. Realitet (vend) i zymtë. Muzg i zymtë. - Po, moj bijë, ishin kohë të zymta ato.
✱Sin.: i vrenjtur, i ngrysur, i errët, i murrët, i murrëtyer, i zymtuar, i mërzitur, i trishtuar, ballëvrenjtur, ballëngrysur, ballënxirë, ballërrudhur, vetullngrysur, hijevrenjtur, heshtjerëndë, hijekeq, buzëpaqeshur, turivrarë, i irnosur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë