Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►MURRËT/ÉHEM jovep., ~ÉVA (u), ~ÝER 1. vetv., vet. v. III Merr një ngjyrë të errët si të murrme, bëhet i murrët. U murrëtyen muret (ujërat).
2. vetv. Irnohem. Iu murrëtye mishi (lëkura). U murrëtye i tëri.
3. vetv., vet. v. III Vrenjtet (koha, qielli etj.). U murrëtye moti.
4. vetv., vet. v. III Ngryset, bëhet natë.
5. fig., vetv. Vrenjtem, bëhem i zymtë, ngrysem. U murrëtye nga inati. U murrëtye në fytyrë.
6. pës. e MURRËTÉJ.
►NXÍ/HEM jovep., ~VA (u), ~RË 1. vetv. Bëhem me të zezë; lyhem a ndotem me diçka të zezë ose të errët e të papastër; kund. zbardhem. Nxihem me bojë. Je nxirë në ballë. U nxi pas murit. U nxi nga qymyri.
2. vetv., vet. v. III Bëhet i zi; merr një ngjyrë të murrme, të errët, si të zezë. I nxihen pendët (qimet). Nxihet qielli (deti). Nxihet rrushi. Nxihen fiqtë. Më nxihet buza (mishi) më mavijoset buza (mishi). U nxi koha u vrenjt, e mbuluan qiellin re të zeza. Zogjtë e korbit nxihen nga dita në ditë.
3. vetv. Marr një ngjyrë si të bronzit nga dielli, zeshkem. Nxihem në diell (nga dielli). Iu nxi lëkura. Iu nxinë krahët (këmbët).
4. fig., keq., vetv. Mbushet një vend plot e përplot me diçka jo të dëshirueshme. U nxi mali me ushtarë. Nxihej fusha me jeniçerë. U nxinë rrugët me fashistë. U nxinë ledhet me kufoma. U nxi vendi me karkaleca.
5. fig., vetv. Bëhem i zymtë e i ngrysur në fytyrë, vrenjtem. Me të dëgjuar kritikat, u nxi i tëri. Nxihet nga inati.
6. vetv. Më erret vështrimi e më duket gjithçka e zezë. M’u nxinë sytë m’u veshën sytë, m’u err vështrimi, nuk pashë më tutje. Nënës iu nxi bota kur mori lajmin e zi.
7. vetv., vet. v. III. Errësohet, ngryset. U bë vonë, ka filluar të nxihet.
8. pës. e NXÍJ1-3.
✱Sin.: nxirohem, nxirosem, sterrohem, zgjyrosem, serohem, mavijoset, vrugohet, zeshkem, zeshkohem, zezohem, mbushet, ngrysem, vrenjtem, zymtohem, irnohem, irnosem, nxij, zemërohem, vrugohem, verenikem, murrëtehem, errësohet, ngryset, muget.
♦ S’i nxihet *balli (dikujt). U nxi me *bojë (dikush). M’u nxi *dera. M’u nxi *faqja. S’i nxihet *faqja (dikujt). S’i nxihet *fytyra (dikujt). Iu nxi *hunda (dikujt). M’u nxi *jeta. S’i nxihet *lara (dikujt) vulg. M’u nxinë *sytë. M’u nxinë *vetullat. M’u nxi (m’u nxiros) *zemra (shpirti).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë