Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DHËMBINXHÍ mb. Që ka dhëmbë të vegjël, të rregullt e të ndritshëm; që i ka dhëmbët si inxhi; kund. dhëmbënxirë. Shtriga dhëmbinxhi. Djaloshi dhëmbinxhi.
✱Sin.: dhëmbërruazë, dhëmbëqelibar, dhëmbëqelq, dhëmbëdukat.
PÉRL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Margaritar, inxhi. Gjerdan (byzylyk, vathë) me perla. Kërkues i perlave. Kultivimi i perlave. Perla natyrore (artificiale). Perlë e pastër. Perlë grabitqare. Peshkatarët e perlave.
2. fig. Diçka e përkryer nga bukuria e vlera artistike. Poezia e recituar prej vetë autorit ishte një perlë e vërtetë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë