Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
INVENTARIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur inventarizoj ose kur inventarizohet.
2. Rrjedhimi kur inventarizoj ose kur inventarizohet Inventarizimi i materialeve (i mallrave, i gjësë së gjallë). Procesverbali (libri) i inventarizimit. Përfundimet e inventarizimit. Bëj inventarizimin.
✱Sin.: inventar, regjistrim, listim.
INVENTARIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Bëj inventarin e një magazine a të një dyqani; regjistroj në inventar të gjitha orenditë, pajisjet e mjetet e ndryshme që i përkasin një ndërmarrjeje, një institucioni, një zyre etj. ose që i ka në ngarkim dikush. Inventarizoj materialin (mallrat, gjënë e gjallë).
✱Sin.: regjistroj, listoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë