Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
INVENTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT ek. 1. Tërësia e sendeve, e orendive dhe e materialeve të ndryshme, që i përkasin një ndërmarrjeje, një institucioni etj., që janë pronë e dikujt ose që i ka në ngarkim dikush; materiale të nevojshme ose të domosdoshme për diçka. Inventar i patundshëm (i përhershëm, i plotë). Inventar ekonomik (sportiv). Inventari i zyrës (i dhomës). Përgjegjësi i inventarit. E kam në inventar e kam një send, një material etj. në ngarkim, përgjigjem unë për të.
2. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje inventarësh: Inventar i imët pajisje a vegla të vogla dore si sqepari, kosa, drapri, lopata etj. Inventari i gjallë tërësia e kafshëve të punës ose e kafshëve që mbahen për qumësht, për lesh, për mish etj. Inventar i vdekur tërësia e pajisjeve, e mjeteve dhe e veglave të ndryshme të punës.
3. Regjistrim një për një i mallrave të një magazine a të një dyqani bashkë me çmimin e tyre, që bëhet për të kontrolluar gjendjen; regjistrim një për një i të gjitha orendive e pajisjeve të një zyre etj. që bëhet për t’ia dhënë dikujt në ngarkim e për të kontrolluar herë pas here gjendjen e tyre; lista a pasqyra që përmban këtë regjistrim; inventarizim. Inventari i materialeve (i mallrave). Inventari i tremujorit (i vitit). Bëj inventarin. Mbyllur për inventar.
✱Sin.: regjistrim, inventarizim, bordero.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë