Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GJYSMINVALÍD,~E mb. Që nuk është plotësisht invalid. Trajtohej si gjysminvalid.
GJYSMINVALÍD,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që nuk është plotësisht invalid. Gjysminvalidi nuk trajtohej me ndihmë ekonomike.
INVALÍD,~I m. sh. ~Ë, ~ËT mjek. Ai që ka humbur pjesërisht ose tërësisht aftësinë për punë nga ndonjë sëmundje, nga ndonjë gjymtim etj. Invalid i luftës (i punës).). Librezë invalidi.
2. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa invalidë: Invalid i grupit të parë. Invalid i grupit të dytë. Invalid grupit të tretë. Invalid i grupit të katërt.
INVALIDITÉT,~I m. Paaftësi e plotë ose e pjesshme për punë e një njeriu të sëmurë, të gjymtuar etj., gjendja e invalidit, të qenët invalid. Invaliditet i përkohshëm. Pension (shpërblim) invaliditeti. Grupi i invaliditetit. Shkalla e invaliditetit. Librezë invaliditeti. Ka dalë në invaliditet.
PARAPLEGJÍK,~E mb. Që vuan nga paraplegjia. Invalid paraplegjik.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë