Fjalori

Rezultate në përkufizime për “intuitë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

INTUITIV

INTUITÍV,~E mb., libr. Që ka intuitë a nuhatjemprehtë. Mendje intuitive.
Sin.: parashikues, nuhatës.

INTUITIVISHT
INTUITË

INTUÍT/Ë,~A f. Aftësia e njeriut për ta njohur e për ta kuptuar realitetin drejtpërdrejt e pa ndërmjetësinë e arsyetimit, në bazë të përvojës e të dijeve të grumbulluara që më parë; aftësi për ta kapur diçka menjëherë e drejt, për ta nuhatur shpejt e me mprehtësibazë të përvojës së fituar. Intuitë e mprehtë (e hollë, e thellë). Intuitë politike. Intuita e nënës. Intuitë artisti (shkrimtari). Njeri me intuitë. Në bazë të intuitës. Gjej (kuptoj, kap, vlerësoj) me intuitë.
Sin.: parandjenjë, perceptim.

PARANDJENJË

PARANDJÉNJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ndjenjë e turbullt që ka njeriu që më parë se do të ndodhë a do të vijë diçka. Parandjenjë e mirë (e hidhur). Parandjenjë e papërcaktuar. Kishte një parandjenjëkeqe.
Sin.: intuitë, vëng nuhatje, parashikim.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.