Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FAMILJARITÉT,~I m. 1. Afri e madhe në marrëdhëniet me dikë, marrëdhënie të ngushta, miqësi e ngrohtë. Ka familjaritet (me dikë).
2. Përkrahja a mbrojtja pa të drejtë e shokëve ose e të afërmve. Shfaqje familjariteti. Dënon familjaritetin.
✱Sin.: afri, miqësi, intimitet.
INTIMITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. kryes. sh. Ndjenjat, mendimet, dëshirat etj. më vetjake e më të thella të një njeriu; të fshehta që i takojnë vetëm një njeriu ose një rrethi të ngushtë njerëzish; çështje intime; të qenët intim. Hyn në intimitetet e tjetrit.
2. Lidhje e ngushtë miqësore, miqësi shumë e ngushtë, marrëdhënie shumë të afërta e të ngrohta, përzemërsi; të qenët intim me një tjetër. Intimitet i madh. Ka intimitet me dikë. Bisedoj (flas) me intimitet me dikë.
✱Sin.: fshehtësi, e fshehtë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë