Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
EKZEKUTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të zbatohet, që mund të ekzekutohet. Akt i ekzekutueshëm. Vendimet e formës së prerë janë të ekzekutueshme menjëherë. Çmimet e ekzekutueshme. Vendimi nuk është ende i ekzekutueshëm.
✱Sin.: i zbatueshëm, i realizueshëm, i interpretueshëm.
INTERPRETUESHMËRÍ,~A f. Të qenët i interpretueshëm; vetia e diçkaje që është e interpretueshme. Studime (hulumtime) për interpretueshmërinë e sazeve të Kolonjës. Dukuri të interpretueshmërisë së artit bashkëkohor.
INTERPRETÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të interpretohet. Tekst i interpretueshëm në mënyra të ndryshme.
PAINTERPRETÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i interpretueshëm; që nuk mund të interpretohet; kund. i interpretueshëm. Nen (ligj) i painterpretueshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë