Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
INTERNÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur internoj ose kur internohem. Internimi i të burgosurve.
2. Dënim sipas të cilit i dënuari është i detyruar të qëndrojë në një vend të caktuar (në një fshat, qytet, krahinë etj.) për një kohë pa pasur të drejtë të largohet që andej. I dënuar me internim. U kthye nga internimi.
✱Sin.: syrgjyn, syrgjynosje, mërgim.
►SYRGJYNÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv. Internohem, dërgohem me forcë në një vend të largët për një kohë të caktuar; internohem. U syrgjynosën në atë ishull të shkretë.
2. pës. e SYRGJYNÓS. U detyrova të syrgjynosesha. Ishte syrgjynosur nga qeveria.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë