Fjalori

Rezultate në përkufizime për “interesant”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ELIPSOGRAF

ELIPSOGRÁF,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Mjet për të vizatuar elipse. Ndërtimi i elipsit me elipsograf. Së fundi ndërtoi një instrument interesant, elipsografin. Në stemë dallohej një elipsograf.

MADH

MADH (i), ~E (e) mb. 1. Që ka ose përmasa mbi mesataren; që zë një sipërfaqe ose vëllim jo të vogël; i gjerë, i shtrirë; i bollshëm; kund. i vogël. Gur (shkëmb, mal) i madh. Anije e madhe. Arë e madhe. Qytet (port, vend, shtet) i madh. Shtëpi (dhomë) e madhe. Me duarmëdha. Me sy të mëdhenj. Xhaketë e madhe. Dallgë e madhe. Lumë (hendek) i madh. Livadh i madh. Bjeshkë e madhe. Largësi (thellësi) e madhe. E ka këmbënmadhe. Ecte me hapamëdhenj. Ndërtoj një kub të madh. Vizitoj piramidat e mëdha. Në mur u hap një e çarë e madhe. Hyj në një shpellëmadhe. Në daljefshatit është një pyll i madh.
2. Që ka shtatgjatë, që ka trup mbi mesataren, i gjatë; i lartë; kund. i vogël. Djalë (burrë) i madh. Vajzë e madhe. Lis i madh. Pemë e madhe.
3. Që ka ose mban një sasi mbi mesataren, që nxë shumë. Dollap i madh. Çantë e madhe. Qesemëdha. Përdor tenxheren e madhe. Nxjerr nga dollapi dy tepsimëdha. Mbush legenin e madh me ujë.
4.përbëhet nga shumë njësi, pjesë, frymorë, sende etj.; i shumtë; kund. i vogël. Bariu kulloste një tufë (kope) të madhe dhensh. Në shesh u mblodh një grup i madh njerëzish. Ngre peshamëdhapalestër. Vendi ka popullsimadhe. Janë familje e madhe. Bëri një numërmadh pyetjesh.
5. bëhet me pjesëmarrjen e shumë njerëzve e mjeteve dhe zhvillon veprimtarigjerë prodhuese, kërkimore, mësimore etj.; i gjerë, i gjithanshëm. Festë (koncert, dasmë) e madhe. Pritje (drekë, darkë) e madhe. Organizim i madh. Mbledhje (demonstratë) e madhe. Miting i madh. Luftë (betejë) e madhe. Universitet i madh. Institut i madh kërkimor. Firmë (ndërmarrje, kompani) e madhe. Industri e madhe.
6.krijon mundësi për të arritur diçkanevojshme ose të dëshirueshme, shumë i mirë; i shumtë. Ajo është e famshme edhesajëmundësivemëdha që ka pasur për t’u bërë e njohur. Kishte rrogëmadhe. Vendi ka bërë arritjemëdha. E shpjegoj ngjarjen me hollësimëdha. Ndaj tij u bënë akuzamëdha.
7. Që ia kalon nga mosha dikujt tjetër; kund. i vogël. Jemi tre fëmijë, unë jam djali i madh. Ajo është motra ime e madhe. I doli përpara kunati i madh.
8. Që ka arritur moshën e pjekurisë, që është zhvilluar plotësishtmoshë dhetrup, i rritur; kund. i vogël; i ri.moshëmadhe. Është i madh tani. U i madh u rrit, arriti një moshë madhore.
9. ështëmoshëvjetër, i plakur, i kaluar, i shkuar, i thyer (për moshën); kund. i ri.
10. bëhet për një kohëgjatë; që vijon a zgjatshumë se zakonisht; kund. i vogël; i shkurtër. Pati një ndërprerje (vonesë) të madhe. U heshtje e madhe. Pushimi i madhshkollë zgjat 25 minuta.
11. Që ka shumë forcë ose fuqi; që është në një intensitet ose i një shkalle më të lartë se zakonisht. Fryn erë (ngricë) e madhe. Na kapi bora e madhe. Bëri vapë e madhe. Nuk e duroj dot të ftohtin e madh. Në shpellë është errësirë e madhe. Ra tërmet i madh. Dëgjova një zhurmë (britmë, ulërimë) të madhe. Ndiej uri (etje) të madhe. Kam gëzimmadh. Tregoj dashurimadhe. E përfshiu një zemërim i madh. Provova një dhimbjemadhe. Kaloj hidhërim (shqetësim) të madh. Hyjlumë me frikëmadhe. Dëgjoj me vëmendjemadhe. Punoj me kujdesmadh. Godas shkëmbin me forcëmadhe. Ngas makinën me shpejtësi e madhe. Eci me nxitimmadh. Në kryeqytete popullsia ka dendësimadhe. Artistja e vogël, por me zë të madh i bëri për vete spektatorët.
12. bëhet me shumë energji ose zell. Është punëtor i madh. Është pastërtore e madhe. I dha një puthjemadhe. I dhuroi një përqafimmadh.
13. Që e bën diçkashumë nga ç’duhet, që e teprondiçka, që e kalon masën a kufirin. Bëri shpenzime (harxhime) të mëdha për festën e ditëlindjes. Llafazan (grindavec, gënjeshtar, dembel) i madh. Pijanec i madh. Hamës (grykës) i madh. Gjumash i madh. Lakmitar i madh.
14. Që ka shumë pasuri, që është i fuqishëm nga ana ekonomike, i pasur; kund. i vogël. Është pasanik i madh. Pronar i madh. Zejtarët e mëdhenj. Derë e madhe (bised., vjet.) familje e pasur. Bënte ndonjë punëdyert e mëdha.
15. Që ka ose që ushtron autoritet, kontroll apo ndikimfortë; i përmendur, i shquar, i njohur, i famshëm, i suksesshëm. Shef i madh. Udhëheqës (komandant, strateg, politikan, luftëtar) i madh. Njeri (mendimtar, dijetar) i madh. Figurat e mëdhakombit. Shkrimtar (poet, artist, muzikant, aktor) i madh. U i madh u i përmendur; zuri një pozitë shtetërore a shoqërorelartë.
16. Bujar, zemërgjerë. Ka zemërmadhe.
17. Që ka vlerë a rëndësijashtëzakonshme, madhështor, i shënuar; që i shërben një qëllimilartë e fisnik, i rëndësishëm, serioz. Festa e Pavarësisë është një ditë e madhe për kombin. Përpiqem për një çështje (vepër) e madhe. Shkencëtarët bënë zbulimemëdha. Kjo ngjarje shënoi një kthesëmadhe për vendin. Qëllime (synime, interesa) të mëdha patriotike. Revolucion i madh.
18. sjell pasojashumta e të rënda për dikë a për diçka; që sjell shumë dëm; i rëndë, serioz. Problem i madh. Humbje e madhe. Gabim (faj) i madh. Sakrificamëdha. Mangësimëdha. Ka pengesamëdha për të arritur fitoren. Ka një ndarjemadhe midis dy grupeve.
19. përmban shumë mburrje, lavdërime a premtime; i fryrë. Flet me fjalëmëdha. Bëj deklaratamëdha.
20. bised. Interesant në një mënyrë që të tjerët e admirojnë, tërheqës, fantastik, i paparë; përdoret për të treguar miratim. Vërtet kështu bëre? Je i madh!
Sin.: i gjerë, i shtrirë, i gjatë, i lartë, i thellë, i vëllimshëm, i bollshëm, trupmadh, shtatmadh, madhosh, i rritur, i shumtë, i ndjeshëm, i rëndë, i tmerrshëm, masiv, i fortë, i theksuar, i gjithanshëm, i pjekur, i maturuar, i vjetër, i moshuar, i plakur, i shkuar, i thyer, i njohur, i përmendur, i shquar, i shënuar, i famshëm, i suksesshëm, i pasur, i lartë, fisnik, madhështor, kryesor, i rëndësishëm, i rëndë, serioz, mburrës, lavdërues, premtues, i fryrë, bombastik.
*Arusha (Qerrja) e Madhe astr. *Batall i madh (fort)! iron. Është bërë për në *lumëmadh (dikush). bën *punë (të madhe) (dikush a diçka). I ra me *gishtmadh (një pune). I bie me *lugëmadhe (diçkaje). *Bina e madhe keq. *Ditë e madhe. *Gajle e madhe (fort)! iron. Nga *ferra e vogël del lepur i madh. Fjetsh *gjumin e madh! mallk. Fle *gjumin e madh (dikush). Ha me *lugëmadhe (dikush) keq. *Hata e madhe fort! iron. E hodhi (e nxori) në *rrugë (të madhe) (në mes të rrugës, në mes të katër rrugëve) (dikë). E hodhi (e nxori) në *udhë (të madhe) (në mes të udhës, në mes të katër udhëve) (dikë). (Është) *punë e madhe (dikush a diçka). E ka dorënmadhe (dikush) të rreh për hiçgjë, është mësuargodasëtjerët; e ka dorën (krahun) të gjatë (i ka duartgjata). Ka *emërmadh (dikush). E ka për (gjë) të madhe (diçka). 1. E quan shumërëndësishme, e sheh si diçkavlen shumë; e çmon shumë. 2. E ka tepërvështirë për ta bërë diçka, nuk ia hyn a nuk e merr përsipër. E ka hundënmadhe (dikush) shih e ka hundëngjatë (dikush). E ka lafshënmadhe (dikush) është mendjemadh; shet mend; e ka ngritur lafshën përpjetë; i është rritur lafsha (dikujt); mbahet më të madh. Ka *llapëmadhe (dikush) bised. E ka syrinmadh (dikush) lakmon shumë, kërkon gjëra që nuk i përkasin ose që janë jashtë mundësive të tij, është lakmitar. Ka *zemërmadhe (dikush). E ka zemrënmadhe dikush) është zemërmadh; e ka shpirtinmadh; kund. e ka zemrënvogël (dikush). Ka *zilemadhe (dikush). Në *kishën e vogël fle një prift i madh. *Kokë e madhe. I madh e i vogëlgjithë pa përjashtim; gjithë njerëzit pa dallim. Mbeti në *rrugë (të madhe) (në mes të rrugës, në mes të katër rrugëve) (dikush). Mbeti në *udhë (të madhe) (në mes të udhës, në mes të katër udhëve) (dikush). *Mendja e madhe. *Nevoja e madhe (e trashë) euf. *Punë e madhe fort! iron. Me *sëpatëmadhe. Të pafsha në *rrugë (në udhë) të madhe! mallk. *Ujët e madh (e trashë) euf. Vret veten me *gishtin e madh (dikush). *Zemër e madhe. Me *zemërmadhe (me shpirtmadh). Ka *emërmadh (dikush). *Nevoja e madhe euf. *Ujët e madh (e trashë) euf.

SEMASIOLOG

SEMASIOLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT gjuh. Ai që merret me semasiologji; semantikan. Semasiologu i mirënjohur bëri një prezantim interesant. Punimet e semasiologëve u botuan në një përmbledhjeveçantë.

SEMIOLOG

SEMIOLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT gjuh. Ai që merret me semiologji; semiotikan. Semiolog i mirënjohur. U botua një përmbledhje me punimedisa semiologëve. Këndvështrimikishte semiologu për tekstin ishte shumë interesant.

SKENAR

SKENÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Teksti letrarpërmban përshkrimin e ngjarjeve e të veprimeve, dialogët e personazheve etj. dheshërben si bazë për një film. konkurs u paraqitën dy skenarë filmash dokumentarë (artistikë). Autori i skenarit ishte i pranishëm gjatë diskutimit. Kishte shkruar skenarë shumë interesantë.
2. Tërësia e dekoreve për një pjesë teatrale ose për një film. U paraqitën me një skenar interesant.

SOCIOLOGE
STËRVITËS
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.