Fjalori

Rezultate në përkufizime për “inteligjent”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANTIKONFORMIZËM

ANTIKONFORMÍZ/ËM,~MI m.qenët kundër konformizmit; mospranimi dhe luftimi i konformizmit; kund. konformizëm. Antikonformizëm inteligjent. Shenjues i antikonformizmit.

EKRAN
INTELIGJENT

INTELIGJÉNT,~E mb. 1. Që i kupton gjërat mirë dhe shpejt, që ka kapacitet të lartë mendor, që ka nivel të lartë të inteligjencës; i mprehtë nga mendja. Nxënës (student) inteligjent.

2. Që tregon gjykim dhe arsyetim të shëndoshë, që tregon inteligjencë; i zgjuar. Veprim inteligjent. Zgjidhje inteligjente.

3. Që ka aftësinë për të arsyetuar dhe për të kuptuar, që ka inteligjencë. Një numër shkencëtarësh besojnë se ka qenie inteligjente në planetë të tjerë.

4. inf. Që është i pajisur me mikroprocesor dhe ka aftësi të madhe përpunuese (për pajisje elektronike). Telefon inteligjent. Semaforë inteligjentë.

5. Pjesë e dytë në emërtime të pathjeshta. Shërbim inteligjent shërbim sekret qeveritar që mbledh analizon dhe shfrytëzon informacion në mbështetje të sigurisë kombëtare, të ligjit, të ushtrisë, të sigurisë publike dhe të objektivave të politikës së jashtme.

PËRVISHTË
SHIKIM

SHIKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Aftësia për të parë, shqisa e të parit. Shikim i dobët. Ka humbur shikimin. Ka nevojë për syze për të rregulluar shikimin.
2. Veprimi kur hedhim sytë për të parë dikë apo diçka. Pika e shikimit. Gypi i shikimit (i mikroskopit). Pengon shikimin.
3. Drejtimi i syve te dikush a te diçka, vështrim. Lëshoi një shikim. Hodhi (nguli, mbërtheu) shikimin. Humbi (treti) shikimin diku larg. U puqën shikimesh. Kryqëzuan shikimet. Këmbyen nga një shikimshpejtë. Kishte drejtuar shikimin nga shtëpia. Ndjeu shikimin e saj mbi të.
4. Mënyra si shikon dikush, gjendja shpirtërorepërcillet përmes këtij procesi. Shikim i qetë. Shikim i ashpër (i rreptë). Shikim i turbulluar (i kulluar, i pastër). Shikim lutës (hetues, pyetës). Shikim i ftohtë (i akullt). Shikime kanosëse. Shikim krenar. Shikim i gjatë (i shkurtër). Shikim inteligjent.
5. fig. Mënyra si e vështrojmë a e gjykojmë diçka, vështrim. Shikim sipërfaqësor (i thellë). Thellësia e shikimit. Shikim i përgjithshëm (rrënjësor). Biseda merr udhë nisur nga këndi i shikimit. Vija e shikimit.
6. Përmbledhje e shpejtë e të dhënave, e fakteve etj., me qëllim që të kapë elementet më të rëndësishmediçkaje. Shikim i shkurtër (i përgjithshëm). Rezultati i shikimit.
7. Shqyrtim me kujdes i diçkaje, kontroll; kujdes e ndihmë. Shikimi teknik i mjeteve rrugore. Shikim statistikor. Shikimi rreshtor. (usht.) inspektimi i trupave të rreshtuara.
Sin.: vështrim, soditje, të parë, këqyrje, kundrim, pamje, ndjekje, kontroll, vëzhgim, shqyrtim, kujdes.
shikim (në vështrim) parë libr. dukje, pa hyrëthelb e në hollësira, sipërfaqësisht.

SHIMPANZE

SHIMPANZÉ,~JA f. sh. ~, ~TË zool. 1. (lat. Pan troglodytes, Simia troglodytes) Majmun antropoidjetonpyjet e Afrikës tropikale, me gjatësi 60-90 cm i gjatë e me peshë deri 65 kg, që ka qimegjatatrup dhe është i shoqërueshëm e inteligjent. Shimpanzeja krijon vetë vegla me shkopinj. Në kopshtin zoologjik kishte një shimpanze.
2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për llojendryshme shimpanzesh ose kafshësh që në ndonjë farë mënyre kanë ngjashmëri me shimpanzetë. Shimpanzeja herre (lat. Pan paniscus) majmun i rrallë, i cili është më i hollë dhe ka gjymtyrë më të gjata se shimpanzeja e zakonshme dhebanon në Afrikën ekuatoriale, në jug të lumit Kongo; bonoboja.

TELEFON

TELEFÓN,~I m. sh. ~A, ~AT Lloj i ndërlidhjes me tel a me valëkryhet ndërmjet dy njerëzve, të cilët ndodhen larg njëri-tjetrit; aparat i posaçëm me numra dhe me mikrofonshërben për të bashkëbiseduar. Telefon automatik. Numri i telefonit. Receptori i telefonit. Mikrofoni i telefonit. Numëratori i telefonave regjistër me numrat e telefonave të institucioneve, të bizneseve, të familjeve etj.; lista e pajtimtarëve. Tela (shtylla) telefoni. Kufje telefoni celular. Zilja e telefonit. Ra telefoni. I ra telefonit. bised. telefonoi, mori dikëtelefon. Marr (flas) në telefon. E lajmëroi (e njoftoi) me telefon. Nuk më dolitelefon. Telefon celular (lëvizës) telefon i vogëlmbahet kudo me vete kur komunikon dhepunon me valë. Telefon fiks telefonpunon me linjë telefonike ose me fibër optike. Telefon i kuq linjë telefonike e veçantë enkas për shkëmbime informacionesh ushtarake, politike, midis krerëve të shteteve. Telefon inteligjent pajisje celulare që, përveç funksioneve të një telefonizakonshëm, kryen edhe funksionet e një kompjuterivogël, lejon lidhjen me internetin, fotografim, realizim videosh etj.; telefon shumëfunksionësh. Telefon i brendshëm aparat për komunikim telefonik brenda një ndërtese a një institucioni. Telefon i prishur lojë fëmijëshgrup, ku secili i thotë atijvjen më pas në rresht një fjalivesh dhe i fundit e thotë fjalinë me zë të lartë për të parë ndryshimet që ka pësuar fjalia.

TERMINAL

TERMINÁL,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Vendi i mbërritjes, më i skajshëm, i një linje hekurudhore, detare a ajrore, me ndërtesat përkatëse. Terminali i aeroportitNënë Tereza”. Terminali i trageteve në Durrës. Terminali i autobusëve. Terminal i nisjes. Terminal i mbërritjes. Terminali i trenave.
2. inf. Pajisje a aparat i lidhur me një kompjuter qendror, që mundëson hyrjen në një sistem informatik. Terminal kompjuterik. Terminal me prekje. Terminal me tastierë. Terminal inteligjent.

ÇIFTOHEM

ÇIFT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bashkohem ose lidhemçift me dikë a me diçka tjetër; bëhem dy e nga dy. Çiftohen qelizat. Çiftohemi për punë. Bricjapi nuk duhet të çiftohet këtë muaj me gaforren. Telefoni juaj inteligjent çiftohet me një navigatormakinë.
2. vetv., vet. v. III. Bashkohet femra me mashkullin për t’u mbarsur; ndërzehet. Çiftohet lopa me dem. Mos e lini qenin tuaj të çiftohet rrugëve.
3. pës. e ÇIFTÓJ.
Sin.: çiftëzohem, çiftosem, ndërzehet.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.